Hapet dogana e Qafë-Botës për punëtorët sezonalë në Greqi. Falas për ta edhe testi i Covid 19

352
Sigal

Hapet dogana e Qafë-Botës për gjithë punëtorët sezonalë. Dogana pritet të hapet për afatin 25 tetor – 10 nëntor.

Punëtorët sezonalë pritet të kalojnë për të punuar në vjeljen e agrumeve në Greqi. Lajmi sapo është bërë i ditur nga Jolio Dine, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, pas komunikimit të tij me deputetin e Nea Dhimokratia për Igumenicën, Vasili Jojaka.

Ndërkohë mësohet se edhe testi për COVID do të realizohet falas për punëtorët në doganë.

Prej 21 korrikut, dogana e Qafë-Botës është mbyllur përfundimisht pasi më parë ka qenë e hapur të paktën për kamionët.

Ndërkohë të shtunën banorë të Sarandës, Konispolit e Finiqit, protestuan para doganës për hapjen e saj.

Megjithatë qeveria greke duket se ka marrë vendim për ta hapur vetëm për punëtorët sezonalë, pasi kërkesa në rajonin e Thesprotisë është për të paktën 2000 të tillë që pritet të punojnë në vjeljen e agrumeve.