“Gllabëron 20 mln euro në 4 km rrugë”/ Denoncimi i ish deputetit të LSI: Korça dhe Kolonja po përballen me mungesën e vendeve të punës

304
Sigal

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari është shprehur se Korça dhe Kolonja po përballen me mungesën e vendeve të punës për shkak të mungesës së investimeve.

Në një postim në facebook, Braimllari thotë se rruga Korçë-Ersekë po vonon si projekt “duke u devijuar nga ai fillestari për të rritur koston, që qeveria Rama të gllabërojë në kurriz të qytetarëve”.

Sipas ish-deputetit “qeveria Rama nuk hap vende pune por i mbyll ato duke gllabëruar 20 milion euro ne 4 km rrugë”.

Ja postimi i plotë:

Rruga Korçe- Erseke, modeli me i shemtuar se si nje qeveri nuk mendon per qytetaret por per xhepat e saj.

Korça dhe Kolonja po perballen me mungesen e vendeve te punes, me largimin masiv te te rinjve dhe mungesen e investimeve.

Ne vend qe ky investim te shkoje per te hapur vende te reja pune per te favorizuar turizmin dhe resurset e jashtezakonshme te kesaj zone po vonon si projekt duke u devijuar nga ai fillestari per te rritur koston, qe qeveria Rama te gllaberoje ne kurriz te qytetareve.

Qeveria Rama nuk hap vende pune por i mbyll ato duke gllaberuar 20 milion euro ne 4 km rruge.

Investim ky qe nuk shkon per banoret e Korçes dhe Kolonjes por per klientet e qeverise Rama.