A do të ketë marrëveshje midis Ramës dhe Bashës, përgjigjet kryeministri

462
Sigal

Kryeministri Edi Rama deklaroi në emisionin “Real Story” se është i gatshëm të bëjë marrëveshje me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në çdo datë dhe çdo kohë.

I pyetur nga gazetarët në studio, nëse do të pranonte marrëveshje me Bashën, ai tha se do ta bënte një gjë të tillë, përveç datës 17 nëntor, kur është çlirimi i Tiranës, pasi sipas kreut të qeverisë, Basha ka qenë kryebashkiaku më i dështuar.

“Në çdo sekondë jam gati të bëj marrëveshje, në 17 mars, 17, qershor, 17 tetor… përveç 17 nëntorit, që e kemi çlirimin e Tiranës dhe nuk merrem me kryetarin e dështuar. Zgjedhje të parakohshme? Unë kam vetëm një gjë të parakohshme në kokë, rindërtimin” – tha Rama.