Këshilli i të burgosurve bashkiak/ Pas Kavajës, Vaut të Dejës, Patosit, Kuçovës, Roskovecit edhe kreu i Libohovës drejt burgut për shpërdorim detyre

27
Sigal

Një grup banorësh nga fshati Suk 1 në Bashkinë Roskovec, depozituan një tjetër kallëzim në SPAK për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre për kryetaren e bashkisë, Majlinda Bufi për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”.Banorët kanë dorëzuar të premten në SPAK një kallëzim penal për të ndaluar ndërtimin e termocentralit me gaz. Ata pretendojnë se kryebashkiakia dhe disa zyrtarë të tjerë të bashkisë synojnë të lejojnë ndërtimin e një termocentrali me gaz duke rrezikuar shëndetin e të rriturve dhe fëmijëve. Bashkë me banorët e fshatit Suk1 ka qenë edhe anëtarja e këshillit bashkiak të Roskovecit, Dhurata Malka. Ajo tha se kanë shpresë që kjo prokurori do të marrë vendimet e duhura dhe se do të jetë në mbështetjen e tyre për të ndaluar zbatimin e këtij projekti. Ajo shtoi se ky projekt po bëhet në zemrën e hambarit të Myzeqesë, hambarit të të gjithë Evropës. Malka tha se beson se kjo prokurori do t’i marrë në konsideratë shqetësimin e tyre madhor, do ta këshillojnë kryeministrin ta bëjë Toskanën e premtuar në Roskovec dhe termocentralin për ta shpopulluar. Antarja e Këshillit Bashkiak akuzoi kryetaren se bashkisë se nuk po mbron interesat e qytetarëve të  saj, por është bërë palë me kryeministrin dhe dy firmat shfrytëzuese dhe kanë dëshirë t’ua mohojnë lirinë dhe të drejtat afro 33 mijë banorëve të bashkisë së Roskovecit, të këtyre njerëzve punëtorë dhe duarartë. Ndërkohë mësohet se janë kallëzuar edhe një grup zyrtarësh të Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Fier, Gjirokastër dhe Vlorë si dhe të shoqërisë “Fier Thermoelektrik”. Pak ditë më parë kryebashkiakja Bufi u pyet në SPAK për një kallëzim të opozitës për krime zgjedhore gjatë fushatës së vitit 2023. Ndaj saj pati një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme pas një videoje të shfaqur në një emision investigativ në vitin 2023, ku kryebashkiaja shihej teksa i bënte presion me shkarkim nga puna një sanitareje për arsyen se kishte marrë pjesë në një miting të opozitës, në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit.Në kallëzim Bufi akuzohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.