Petrit Vasili: 25 prilli kryekrimi i Rilindjes, asnjë regji nuk e devijon vëmendjen nga masakra zgjedhore

182
Sigal

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se 25 prilli është kryekrimi i Rilindjes.

Vasili thekson se asnjë regji nuk e devijon dot vëmendjen nga masakra elektorale, që e konfirmoi edhe raporti i OSBE-ODIHR-it.


Postimi i plotë i Petrit Vasilit: 

25 prilli kryekrimi i Rilindjes, asnjë inskenim me regji për të devijuar vëmëndjen nuk e shpëton dot atë! 25 prilli është krimi me i rëndë i konsumuar nga Rilindja në këto 30 vjet. 25 prilli është kryeçështja, që kërkon përgjigje me hir ose me pahir.

Inskenimet, pseudoproblemet dhe ngjarjet fiktive gjithfaresh, që me regji rilindja dhe jo vetëm hedhin në treg kanë vetëm një qëllim, shmangien e vëmëndjes dhe përballjes ballë për ballë me këtë kryekrim. Raporti i OSBE-ODIHR vulosi krimin e 25 prillit në të gjitha elementet e tij dhe përgjegjësia e rilindjes është shumë e rëndë dhe pa asnjë rrugedalje.

Kushdo që anashkalon apo përpiqet ti trajtojë si rutinë normale këto konkluzione të raportit, bën thjesht alibinë e krimit zgjedhor. Askush nuk ka të drejtë të heshtë dhe përballja është e pavitueshme.

Askush nuk mund të struket pas deklaratave ikanake dhe spërdredhjeve frazeologjike boshe. Me krimin zgjedhor ka vetëm dy pozicione: ose përballje ballore për të shpëtuar vendin nga gremina, ose rreshtim në krah të krimit zgjedhor së bashku me krimin e organizuar dhe mafien si mbështetësit dhe përfituesit e vetëm të krimit zgjedhor të 25 prillit

Përbuzje për çdo inskenim propagandistik rilindas dhe jo vetëm, që përpiqen me dëshpërim të largojnë vëmëndjen nga 25 prilli. 25 prilli është vija e ndarjes mes demokracisë e shtetit ligjor dhe autokracisë e shtetit të krimit.