79 vota pro, Lindita Nikolla zgjidhet kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

199
Sigal

Nuk pati surpriza. Mazhoranca e Partisë Socialiste votoi pro zgjedhjes së Lindita Nikollës, si Kryetare e re e Kuvendit të Shqipërisë. Nikolla mori 79 vota pro.

Ajo do të pasojë në detyrë, Gramoz Ruçin, tashmë në pension, i larguar nga politika.

Nuk morën pjesë dhe nuk votuan deputetët Sali Berisha, Dashamir Shehi dhe Agron Duka.

Nga 83 fletë votimi të vlefshme, komisioni i ngritur numëroi 79 vota pro dhe 4 kundër.

Kujtojmë që shumica e demokratëve zgjodhën që të grisin fletët e votimit ndërsa pjesa tjetër u largua pa votuar.

Të ndarë nga demokratët kanë qenë aleatët opozitarë të LSI, të cilët nuk i janë bashkuar grisjes së fletëve të votimit, duke sinjalizuar se nuk do të ketë bashkëpunim në këtë sesion të parlamentar.