7 korriku vendimtar/ Pozita dhe opozita në pritje , Rama me sytë drejt BE për negociatat, opozita me protestat masive kundër krimit

119
Sigal

Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë mund të mbahet ditën e enjtë, më 7 korrik, ditë edhe kur kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar daljen në protestë masive për rrëzimin e qeverisë. Me një postim në Tëitter ka reaguar edhe kryeministri Rama i cili i bën thirrje qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ligjvënësve në veçanti që të pranojnë marrëveshjen e re që do i hapte rrugën çeljes së negociatave me Bashkimin Europian të dy vendeve.“Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari,i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas&shqiptarë në RMV u them: Pranojeni!” Kryeministri Rama aktualisht po merr pjesë në samitin e NATO. Data 7 është caktuar për këtë konferencë të rëndësishme për vendin tonë, që e afron me Bashkimin Evropian. Ajo që dihet me siguri është se java e ardhshme do të jetë vendimtare. Kjo pasi propozimi i Emmanuel Macron po çon drejt zgjidhjes ngërçin mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut. Në vitin 2020, Bullgaria vendosi VETO-n duke bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut mbi mosmarrëveshjet historike midis dy vendeve. Kushtet e Bullgarisë për heqjen e saj ishin respektimi i qëndrimit kornizë, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së, në mënyrë që të mbrohen të drejtat e tyre dhe së treti, të zbatohej marrëveshja e fqinjësisë. Ndërkohë një javë më parë parlamenti bullgar vendosi të heqë veton duke i hapur rrugën edhe Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së.