Zgjedhjet e 6 marsit shtojnë 850 zyrtarë në kryeministri e 11 ministri, për entet vartëse në katër bashki

Fakti që këto vende pune, paçka se nuk janë të planifikuar në buxhetin e administratës për vitin 2022, po hapen në zonat ku do votohet për kryetar bashkie, tregon se kryeministri i patronazhistëve po vepron me joshje si para zgjedhjeve të 25 prillit, kur shtoi 21 mijë nëpunës nëpër ministri, bashki, inspektoriate, kompani shtetërore e drejtori rajonale

Ndërkohë që buxheti i shtetit po shkon në humnerë prej borxheve, evazionit fiskal të lejuar nga kupola qeveritare, por dhe prej fryrjes së administratës publike, me 32% më tepër se struktura ligjore e saj, kryeministri Edi Rama vazhdon të shtojë numrin e nëpunësve.
Me Vendim nr. 65, datë 2.2.2022 të qeverisë, janë shtuar dhe 850 zyrtarë të tjerë për vitin 2022, të cilët do paguhen nga taksat e shqiptarëve, të cilat shtohen e rriten dhunshëm në çdo 6 muaj, sidomos nga shërbimi konsullor nëpër ambasada, bashki, sektorët e energjisë, rrugët, mjedisi etj.

NOA

Këta do jenë pjesë e strukturës së kryeministrisë dhe të 11 ministrive, kontretisht, të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme, Mbrojtjes, Financa-Ekonomisë, Drejtësisë, Infrastrukturë- Energjisë, Bujqësisë, Turizmit e Mjedisit. Shëndetësisë, Arsimit dhe Ministrisë së Kulturës.
Sipas vendimit të qeverisë, këta do caktohen në zyrat e institucioneve dhe shërbimeve publike, që kryeministria dhe 12 ministritë kanë në qarqet dhe bashkitë Tiranë, Durrës, Shkodër, Lushnjë e Dibër, të cilërt do punësohen me udhëra ministrash, por maskuar me procedurë  konkursesh.
Mbase është rastësi, që këto 850 vende pune në administratën qëndrore, janë krijuar një muaj para votimeve të pjesshme lokale të 6 marsit, pikërisht për zyrat e pushtetit në qarqet, rrethet dhe bashkitë ku do ketë votime për kyetarë të bashkive.

Nga ky numër, 53 vende pune ka Edi Rama në kryeministri, 82 vende i ka Olta Xhaçka, 95 vende i ka Bledar Çuçi, 67 vende i ka Niko Peleshi, 50 vende i ka Delina Ibrahimaj e Financave, 53 vende i ka Ulsi Manja i Drejtësisë, 110 vende i ka Belinda Balluku, 73 vende i ka Frida Krifca e bujqësisë, 62 vende i ka Mirela Kumbaro, 82 vende i ka Ogerta Manastirliu, 88 vende i ka Evis Kushi, ndërsa 35 vende i ka Elva Margariti e Kulturës sipas pamfletit.
Fakti që këto vende pune, paçka se nuk janë të planifikuar në buxhetin e adminitratës për vitin 2022, po hapen në zonat ku do votohet më 6 mars, tregon se kryeministri po vepron me joshje si para zgjedhjeve të 25 prillit, kur shtoi 21 mijë nëpunës nëpër ministri, bashki, inspektoriate, kompani shtetërore e drejtori rajonale.