I pasur si vend, të varfër si popull

208
Sigal

Korrupsuioni i zyrtarëve është kryefjala e të gjithë qytetarëve që e ndeshim tek zyrtarët e administratës, në shëndetsi, tek pronat publike, PPP-të, universitetet, tregjet, ushqimet, karburantet, dritat, uji, buka etj. Varfëria është ulur këmbëkryq dhe nga korrupsioni nuk po ngremë dot krye. Ndërkombëtarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë e pranojnë por me sa duket kanë filluar të bashkjetojnë me të dhe ata që i kryejnë…

 

Në dhjetë vjet, atje ku ishim me korrupsionin. Një ngritje e papërfillshme, nga 33 në 35 pikë. Organizata Transparency International nxorri raportin e përvitshëm për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit. Kur flasim për Shqipërinë këtë vit, rezultati është 35 pikë, ndërsa për shembull, dhjetë vjet më parë, rezultati i Shqipërisë ishte 33 pikë, kështu që mund të themi vetëm se ka pasur shumë pak përparim në këtë periudhë 10- vjeçare.

Borxhi publik në Shqipëri gjatë vitit që lamë  pas rezultoi se është  80.1%, shifra më e lartë. 

1-Të pasur s’i vend, të  varfër s’i popull…..!? Pse po varfërohemi? Sipas B.E.R.ZH, ekonomia Shqiptare  është  më e ulta se mezatarja e Ballkanit. Ky është një fakt që s’mund të mohohet. Ta shpjegojmë se si e kuptojmë varfërinë ekonomike dhe korrupsionin. Njeruu  lidhet  me botën e jashtme nëpërmjet pesë organeve  të  shqisave: Të parët, të dëgjuarit, të prekurit, të nuhaturit e të shijuarit. Ç’na ka ngelur në mend gjatë gjithë kësaj periudhe? Korrupsioni tek ne, shihet, dëgjohet, nuhatet, preket, mbase mjetet e informacionit janë të gjithanshme. Shikohet se të gjithë kanë sy. Shohim të pasur e të varfër. Të parët duket që në jetësën e tyre, prona, vila, veturat, udhëtimet e pushimet ku e s’i kalojnë, pasuria e tundëshme dhe e patundëshme, e  deklaruar dhe  e fshehur

 

2“Ankesa e të shijuarit!” T’i ke dëshirë të shijosh shumë dukuri që të tjerët i konkretizojnë në jetë, por s’mundesh! Vetëm  mundesh të shijosh varfërinë që është “shija e hidhur” e korrupsionit.

Dhe kjo varfëri konkretizohet:” Artikujt bazë të shportës janë rritur, e po rriten. 1 litër vaj, 1 bukë 800 gramë, 1 kg oriz, 1 kg sheqer, 100 gramë kafe, 1 shishe ujë 1,5 litra, 10 kokrra vezë, 1 kg patate, 1 kg domate, 1 kg kastravecë kushtonin gjithsej 940 lekë në tregjet e pakicës në Tiranë. Të njëjtët artikuj  tani kushtojnë 1170 lekë, ose 24% më shumë. Çmimet të artikujve  bazë të shportës u rritën me 30% në tregjet e pakicës, kurse pensionet aq të ulta  sa ishin .

Në dhjetor 2021  çmimet ishin shumë më të  larta sesa e njëjta periudhë e një viti më parë. Buka dhe drithërat kushtojnë 6.3% më shtrenjtë, mishi kushton 3.3% më shtrenjtë, frutat i blejmë 11.3% më shumë, zarzavatet dhe patatet janë 11.7% më të shtrenjta. 3.8% më të shtrenjta janë edhe qumështi, djathi dhe veza, e tjetë. Vërtetë s’mund të shijojmë diçka që do të donim, por ama gjumin e bëjmë të qetë e jo me ëndra të këqia e të përgojuar. Jemi një nga vendet e varfëra  në rajon! 1/3 e popullsisë jeton me 5.5 dollarë në ditë kjo dihet. Shumica planifikojnë të ardhura sipas ditëve të muajit. Varfëria  venit dëshirat. Njeriu ka shumë kërkesa, por jo të gjitha realizohen. Këto  janë në përputhje me aftësitë e tij, por dhe nga gjendja  social- ekonomike e situatat ku jetojmë. Ato i kemi prezent çdo ditë kudo e për gjithçka. Shkas  për këtë shkrim u bë  dhe një shifër e dhënë ku deklarohej se mbi 771. 000 veta  tek ne jetojnë në varfëri. Rreth 41% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime një përqindje që është më e larta në rajon dhe në Europë, sipas të dhënave të Eurostat.

3-Nga  korrupsioni s’po  ngrejmë krye!  Raporti ALTAX/ Kostot reale të korrupsionit ndikojnë jo vetëm tek financat shqiptare, por ai është edhe shkaku kryesor i rritjes së taksave për bizneset dhe çmimeve të tregut duke vënë në vështirësi pensionistët dhe konsumatorët. Po na dëmton shumë inflacioni. Mezatarisht për indeksimin e çmimeve pensionet rriten më 600-1000 lekë. Në muaj, ndërsa ne paguajmë deri në 5000 lek. Kjo sjell varfëri. Vendimet e Arbitrazhit, largimet nga puna, tenderat e oligarkëve, kreditë, PPP, borxhi i fshehur etj, e kanë çuar borxhin publik mbi 11.4 miliard Euro. Guvernatori i  Bankës  së Shqipërisë thekson: “ Norma e inflacionit pritet të mbetet mbi objektivin tonë prej 3% gjatë vitit aktual, si pasojë e çmimeve të larta në tregjet ndërkombëtare. Këto goditje kanë rezultuar më të forta dhe të qëndrueshme se vlerësimet tona fillestare.” Korrupsioni mbizotëron në shumë fusha në Shqipëri dhe në të dy krahët e politikës. Ky vazhdon që të përbëjë një problem serioz. Ky është përfundimi i raportit të KE-së në lidhje me luftën ndaj korrupsionin. S’mbaron punë po s’dhe diçka.  Kjo në përputhje “me nderi që të bëhet “ Është folur e  flitet shumë. Në teori kemi 30-vjet që e dëgjojmë, në praktikë asgjë! Ja një shëmbull i ditëve të fundit se  s’i harxhohen lekët e taksapaguesve. Për zgjedhjet lokale janë planifikuar 3.5 milaiard lekë për 11 parti pjesëmarrëse në zgjedhje. Shumë kur mendojmë se këto janë të pjesshme, dhe për tetë parti as  emrin e Partisë dhe të Kryetarit nuk  dimë! Katër vjet më parë, qeveria shqiptare nisi një prej reformave më të thella e gjithëpërfshirëse  në reformën në sistemin e drejtësisë.  Sistemi e  drejtësisë është pastruar nga mbi 70% e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Bukur, por puna matet me rezultate. Sa të kurruptuar janë dënuar? Pak, edhe pse tani ka shënja pozitive në këtë drejtim. Shpesh u përsërit që të intensifikojnë veprimet  kundër korrupsionit dhe të nxjerrin para drejtësisë gjithë ata që janë të përfshirë në akte korrupsioni. Se kush janë ata dihet, shihet, mësohet nga mediat e opinioni shoqëror, që është një forcë e madhe, që dënon të keqen në vendin tonë. Ata zotërojnë shumë më tepër sa dëgjojmë ne e kanë deklaruar. Mundohen t’i justifikojnë në mënyrat nga më të ndryshme. Është krijuar një opinion për secilin  pushtetar. U njohëm me skandalin e pagave. Shifra të pabesueshme, por të vërteta. Pagat arrinin në 20 milion lekë. Këta  për katër muaj mund të blejnë një shtëpi. Ne na u deshën  40-vjet punë për të blerë një apartament një e një guzhinë. Ky është ndryshimi .“Ku  ka  zë, s’është pa gjë! Zë ka, por s’ka vesh që t’i dëgjojë, ose më drejtë, s’duan t’i dëgjojnë. Ku na ka çuar korrupsioni? Shqipëria kishte të ardhurat vetëm 30% të mesatares së Bashkimit Europian. Korrupsioni i zyrtarëve është kryefjalë e të gjithë ndërkombëtarëve, që janë në Shqipëri me misione të ndryshme. Por pavarësisht zhurmës, rastet e zyrtarëve që kanë përfunduar të pandehur numërohen me gishta dhe niveli i tyre është i kategorisë së dytë. Lufta kundër korrupsionit është e lidhur ngushtësisht me luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit, gjë që kërkon një bashkëpunim të thelluar mes agjencive të zbatimit të ligjit dhe atyre të inteligjencës. Për të arritur këtë objektiv strategjik, kërkohet parandalimi dhe reduktimi progresiv i korrupsionit, forcimi i integritetit të policisë dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit, rritja e indikatorëve në luftën kundër korrupsionit nëpërmjet fuqizimit të kapaciteteve të hetimit të korrupsionit dhe evidentimit e dokumentimit sa më efektiv të hetimeve për korrupsion. Duhet pranuar se është masiv dhe i kudondodhur. Nëse do të dënoheshin të gjithë të korruptuarit burgjet duhet “të shtynin muret”, mbase kapaciteti i tyre është mjaft i vogël !