Flet Eduart Halimi, ish-ministër i Drejtësisë
Kontrolli kushtetues/ Si këshilltar ligjor i mbi 60 kompanive të energjisë, mund të them se kjo situatë është për shkak të keqmenaxhimit, prishjes së skemës nga KESH dhe konflikti mes ERE, shtetit dhe prodhuesve të vegjël. Blerja e energjisë nga jashtë është edhe “Kutia e Pandorës” shqiptare. Prodhuesve vendas të HEC-ve u blihet me 60 euro/MWh, kurse të huajve me 290 euro. Si ka mundësi që FTL ( pjesë e OSHEE) e ble kaq shtrenjtë kur në tregun hungarez të energjisë, mund ta bleshë me gjysmën e `çmimit ?
Si këshilltar ligjor i tregut privat të energjisë, unë dhe ekipi im jemi vazhdimisht të informuar mbi atë ndodh me energjinë! Ne këshillojmë dhe përfaqësojmë më shumë se 60 kompani prodhuese të energjisë.Sipas ekspertëve tanë që mbulojnë prodhimin e energjisë nga HEC, prodhimi vendas në gjysmën e parë të vitit 2021 nuk ka qenë i ulët. Kjo do të thotë që me një menaxhim të mirë vjetor apo disa vjecar të kaskadës së Drinit nuk do të kishte këto mungesa të menjëhershme të energjisë në prodhimin vendas. Menaxhimi i prodhimit të kaskadës së Drinit duhet parë në lidhje të ngushtë me gjithë prodhimin vendas. Kjo ishte skema fillestare kur u ofrua nga qeveria investimet në hec- et dhe fotovoltaiket e vegjël. Kjo skemë u prish dhe KESH nuk përfiton nga 532MË hece dhe fotovoltaike për ta optimizuar ujin e rezervuareve të kaskadës.
Ndaj dhe këto 4 muajt e verës FTL ( Furnizuesi i tregut të lirë FTL , pjesë e OSHEE ) i duhet të blejë në treg të huaj energjinë ( importoje) sot për nesër dhe kështu cmimi natyrisht do jetë shumë më i lartë. Kjo ështe mungesë e thellë profesionalizmi dhe menaxhimi pa ëvision.Importimi, blerja e energjisë nga jashtë është “Kutia e Pandorës” shqiptare.Ja pesë pyetje që ndoshta na nxjerin në disa konkluzione?
A është e vërtetë se cmimi që i është blerë prodhuesve vendas gjatë 2021 është rreth 60 Euro/ MWh?
A është blerë energjia nga (importi) disa dite me pare nga FTL me 290 Euro / Mwh nderkohe qe tregu dje ne HUPEX ( tregu hungarez qe eshte tregu me i lire ne EU dhe prej nga ku zakonisht importohet energjia ne shqiperi, ishte gjysma e çmimit? (shih tabelen e HUPEX)
Por gjate shtatorit a eshte blere pothuaj me cmim mbi 100-180 Euro/MWh?
A janë në konflikt ERE /administrata qendrore/ lokale me prodhuesit e vegjël të energjise duke i vene keta te fundit ne veshtiresi financiare ne vend qe ti ndihmonin per te rritur investimet?
A ka lidhje ky represion ndaj prodhuesve vendas, me importin e energjisë nga 60 Eur/MWh brenda ne 290 eur/ MWh importi?
Përgjigjet? Ndoshta kontrolli i duhur kushtetutes Parlament/Ekzekutiv/Drejtësi do verifikonte nëse kanë lidhje, por të gjithë janë të zënë me gjëra më të mëdha se kjo! Ndoshta do i vijë rradha