‘47% e fëmijëve, të kequshqyer’, Këlliçi: Raportet e UNICEF, alarm! Programi i PD zgjidh varfërinë

32
Sigal

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi shprehet se raportet e thonë se 47% e fëmijëve vuajnë nga kequshqyerja, dhe pavarësisht këtij raporti Edi Rama kërkon të fshehë të vërtetën.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Këlliçi tha se shqetësimi i vetëm i Ramës janë shishet e shtrenjta të verës dhe udhëtimet me charter.

Për këlliçin, zgjidhja për këtë situatë vjen vetëm nga programi i PD, që në fokus ka reduktimin e varfërisë, ngritjen e arsimit dhe kujdesin shëndetësor për fëmijët.

Belind Këlliçi:
Të nderuar qytetarë,
Edi Rama pret që problemin e varfërisë, arsimit dhe shëndetësisë të fëmijëve shqiptarë t’ia zgjidhë Bashkimi Evropian.
Këtë kishte në fokus fjala e tij në Konventën rajonale të Kujdesit ndaj Fëmijëve.
Rama la të kuptohej qartë se në lidhje me këtë çështje nuk ka asnjë zgjidhje, por pret financimet e Bashkimit Europian, në një kohë që sipas Raporteve të UNICEF, të realizuara edhe nga Linda Rama, raporti i bërë publik vitin e kaluar, thuhet se 47% e fëmijëve shqiptarë vuajnë nga kequshqyerja. Por kjo nuk e shqetëson shumë Edi Ramën.
Në rast se Rama do shqetësohej për shëndetësinë, varfërinë apo arsimin aq sa shqetësohet për Kopshtin e Edenit në Kryeministri, për shishen e verës 33 mijë euro, për udhëtimet me charter privat, për ekspozitat e tij private në metropolet e botës, vogëlushin Kristi Maze që ndërroi jetë në pritje të një transplanti, 17 vjeçarin Ardit Gjoklaj që varfëria e çoi të punonte në Landfillin e Sharrës, apo 14 vjeçarin Martin Canin që u vra në derë të shkollës, do ishin mes të gjallëve dhe me të afërmit e tyre.
Zgjidhja për reduktimin e varfërisë, arsimit dhe shëndetësisë tek fëmijët mund të gjendet vetëm tek programi qeverisës i Partisë Demokratike.
Për fëmijën e parë deri në moshën 18 vjeç do ketë një pagë prej 60 eurosh në muaj, për fëmijën e dytë 70 euro në muaj dhe fëmija i tretë do të merret përsipër nga shteti deri në moshën 23 vjeçare.

Futja e ushqimit në shkolla, rritja e cilësisë arsimore duke e mbështetur tek merita dhe jo militantizmi, apo dyfishimi i buxhetit  është ajo çka ofron Partia Demokratike në qeverisjen e saj.

Ky në fakt duhet të jetë detyrim i çdo qeverie të përgjegjshme.

Shqipëria Madhështore fillon nga fëmijët!

Si janë fëmijët sot do të jetë Shqipëria nesër!