Dokumenti i Komisionit të Venecias/ Ligje antikushtetuese për të forcuar pushtetin autocrat të Ramës, në dëm të lirive të qytetarëve. KE, heq dorë nga mbikqyrja e EURALIUS-it, misioni tani vepron si ent privat

350
Sigal

Dokumenti i Komisionit të Venecias nxjerr zbuluar autokracinë e Edi Ramës

Ligje antikushtetuese për të forcuar pushtetin, në dëm të lirive të qytetarëve

Në periudhën e pandemisë, në Shqipëri shumë ligje, shumë VKM kryeministri Rama  i publikoi nga facebooku i vet, pa u publikuar në faqen Zyrtare, madje, as mori mundimin, që të bënte, qoftë edhe formalisht, një vidio-konferencë me anëtarët e qeverisë së vet. Më e keqja është se shumica e këtyre ligjeve dhe VKM-ve që kryeministri Rama publikoi nga rrjetet sociale, janë në kundërshtim të plotë me frymën e Kushtetutës së Shqipërisë, shkelin dhe cenojnë të drejtat e lirisë së qytetarëve, por kryeministri Rama shfaqësohet dhe justifikohet, duke përdorur termin “Kohë lufte” dhe haptaz dhe qëllimisht, spekulon edhe me termin “Kohë lufte”, për të përligjur masat që ndërmerr, të cilat synojnë forcimin e pushtetit të vet, sesa të mbrojnë jetën e qytetarëve nga pandemia. Pandemia e Covid-19 ka sjellë njëkohësisht me masat e shumta ekstreme të bllokimeve nga shumica e shteteve që janë prekur, edhe alarmin e madh se e gjithë kjo situatë mund të shfrytëzohet për instalimin e qeverive autokratike. Pas një dokumenti-udhëzues të Këshillit të Europës ku Shqipëria është anëtare që në vitin 1995, edhe Komisioni i Venecia ka shpërndarë një material me opinione për rreziqet dhe mënyrën se si duhet të funksionojnë demokracitë funksionale, në kohë të emergjencave dhe gjendjeve të jashtëzakonshme. Shumica e shqetësimeve dhe vijave të kuqe që vendosen nga Komisioni i Venecia, në Shqipërinë e epokës së koronavirusit janë duke u ndodhur. Që në hyrje të këtij materiali të rëndësishëm, i cili është detyrues për vendet anëtare të KiE, ngrihet alarmi se, `kompetencat e gjendjes së emergjencës janë abuzuar nga qeveritë autoritare për të qëndruar në pushtet, për të heshtur opozitën dhe për të kufizuar të drejtat e njeriut në përgjithësi`. Dhe faktikisht për mënyrën se si kryeministri Rama po funksionon në këto kohë të koronavirusit (me Aktet Normative e ndërhyrjen në Kodin Penal në një parlament pa opozitë), opozita dhe një pjesë e medias kanë ngritur shqetësimin, se partia në pushtet po e shfrytëzon emergjencën e jashtëzakonshme për të forcuar dhe zgjatur pushtetin e vetë. Gjithashtu në këtë dokument theksohet rëndësia decizive e Gjykatës Kushtetuese në këtë periudhë, ndërkohë që ajo në Shqipëri nuk ekziston fare. Komisioni i Venecia e bën të qartë që në hyrje të opinionit detyrues se, “sigurimi i shtetit dhe siguria publike mund të sigurohet në mënyrë efektive vetëm në një demokraci e cila respekton plotësisht Sundimin e Ligjit. Kjo kërkon kontroll parlamentar dhe mbikqyrje gjyqësore të ekzistencës dhe kohëzgjatjes së një situate të deklaruar emergjente për të shmangur abuzimin”. Të tre këta elementë; Sundimi i Ligjit (sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare); Kontrolli parlamentarë (Pa opozitë) dhe mbikëqyrja gjyqësore, në Shqipëri aktualisht mungojnë.

Përmbledhje opinionesh dhe raportesh të Komisionit të Venecias mbi gjendjen e jashtëzakonshme

Ky dokument është një përmbledhje e ekstrakteve të marra nga raportet /studimet e miratuara nga Komisioni i Venecias për fuqitë e situatave emergjente dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe opinionet specifike për shtetet mbi dispozitat përkatëse kushtetuese dhe/ose (projekt) ligjeve të gjendjes së jashtëzakonshme.

  1. Siguria e Shtetit dhe e institucioneve të tij demokratike, dhe siguria e zyrtarëve dhe popullatës së saj, janë interesa jetike publike dhe private që meritojnë mbrojtje dhe mund të çojnë në një shmangie të përkohshme nga të drejtat e caktuara të njeriut dhe mund të shkaktojnë një ndarje të jashtëzakonshme e pushteteve. Sidoqoftë, kompetencat e gjendjes së emergjencës janë abuzuar nga qeveritë autoritare për të qëndruar në pushtet, për të heshtur opozitën dhe për të kufizuar të drejtat e njeriut në përgjithësi. Për këtë arsye kufizimi i rreptë i kohëzgjatjes, rrethanave dhe fushëveprimit të këtyre kompetencave janë thelbësore. Sigurimi i shtetit dhe siguria publike mund të sigurohet në mënyrë efektive vetëm në një demokraci e cila respekton plotësisht Sundimin e Ligjit. Kjo kërkon kontroll parlamentar dhe mbikqyrje gjyqësore të ekzistencës dhe kohëzgjatjes së një situate të deklaruar emergjente për të shmangur abuzimin.

Pikat e mëposhtme shërbejnë për të sugjeruar disa standarde ligjore për emergjencat publike:

  1. Situatat emergjente të afta të krijojnë shpalljen e gjendjes së emergjencës duhet të përcaktohen qartë dhe të kufizohen me kushtetutë. Me fjalë të tjera, ekzistenca e një rreziku të vërtetë dhe të afërt duhet të specifikohet qartë.
  2. Duhet të shmanget shpallja de facto e gjendjes së jashtëzakonshme, dhe sundimi i gjendjes së emergjencës duhet të jetë i deklaruar zyrtarisht.
  3. Kushtetuta duhet të specifikojë qartë se cilat të drejta mund të pezullohen dhe cilat të drejta nuk lejojnë shmangie dhe duhet të respektohet në të gjitha rrethanat.
  4. Masat e urgjencës dhe shmangiet nga të drejtat dhe liritë themelore duhet të jetë në përpjesëtim me rrezikun. Me fjalë të tjera, shmangiet, kufizimet dhe pezullimet janë të pranueshme vetëm në rast lufte ose emergjence publike që kërcënojnë jetën e kombit; për më tepër, masat e tilla duhet të jenë proporcionale me emergjencën. Parimi i proporcionalitetit përfshin gjithashtu atë që ACHR e ka quajtur “parimi i përkohshmërisë “që do të thotë se masat emergjente nuk mund të zgjasin më shumë sesa vetë urgjenca, dhe kufizimet që ato sjellin duhet të zbatohen vetëm në ato zona gjeografike të prekura nga urgjenca. Nga ana tjetër, shumë prej masave të marra nën rregullin e urgjencës nuk nënkupton ndonjë shmangie nga standardet e te drejtave të njeriut.
  5. Edhe në gjendje të jashtëzakonshme publike duhet të jetë parimi themelor i mbizotërimit të shtetit të së drejtës. Me fjalë të tjera, askush nuk duhet të dalë në gjyq para një gjykate përveçse asaj të përcaktuar më parë me ligj.

Komisioni Evropian ka hequr dorë nga mbikqyrja e EURALIUS-it, misioni tani vepron si ent privat

Kur Komisioni Europian vendosi, më 25 mars, të hapë negociatat me Shqipërinë ai formuloi një listë të gjatë me kushte që duhet të përmbushen përpara konferencës ndërqeveritare—e cila është fillimi zyrtarisht negociatat. Një pjesë e kushteve shprehin shqetësime për sistemin e drejtësisë dhe ngarkonin Komisionin Europian të mbikqyrte zbatimin e reformës në drejtësi, legjislacionin e për të drejtat e minoriteteve, regjistrimin e popullsisë  dhe të drejtën e pronës. Një nga mekanizmat kryesorë në dispozicion të Komisionit Evropian për të vëzhguar përparimin e qeverisë shqiptare në zbatimin e këtyre kërkesave është misioni për ndihmën juridike Euralius V, qëllimi kryesor, i të cilit është të këshillojë qeverinë shqiptare për hartimin e legjislacionit në të gjitha fushat e rëndësishme të reformës në drejtësi. Nisur nga ky fakt është e arsyeshme që Komisioni Evropian të jetë i informuar nga afër për veprimtarinë e misionit EURALIUS V dhe natyrën konkrete e përmbajtjen e këshillave që misioni i ka përcjellë qeverisë shqiptare. Në të vërtetë, vetëm përmes kërkesave të përsëritura bazuar mbi të drejtën e informimit për t’u njohur me përmbajtjen e raporteve të shpeshta drejtuar Komisionit Evropian, media të pavarura si Exit Neës kanë mundur të hetojnë natyrën e saktë të veprimtarisë së misioneve EURALIUS dhe vendosjen e tij në shërbim të qëllimeve të qeverisë Rama. Mjaft të kujtojmë konfliktin e interesit në të cilin janë përfshirë disa këshilltarë ligjorë EURALIUS apo masat antikushtetuese që ata kanë këshilluar dhe realizuar. Me mbylljen e misioni EURALIUS IV dhe fillimit të atij EURALIUS V, qasja në informacion për veprimtarinë e brendshme të EURALIUS-it është kufizuar gjithnjë e më shumë. Faqja zyrtare e misionit është shumë më pak transparente dhe raportet botohen me shumë redaktime—të gjitha këto kufizime në emër të “mbrojtjes së interesit publik në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare”. Burime tregojnë se brenda EURALIUS ekziston një atmosferë në të cilën aksesi në menaxhimin,  kopjimin dhe qarkullimin e dokumenteve mbikqyren rreptësisht për të parandaluar çdo rrjedhje të mundshme. Fshehtësia e veprimtarisë së EURALIUS V, i cili drejtohet nga një konsorcium privat, është shtrënguar kaq shumë, sa edhe vetë Komisioni Evropian nuk informohet më për aktivitetet konkrete të misionit. Komisioni Evropian i ka pranuar Exit Neës e nuk merr më kopje të opinioneve juridike të hartuara nga EURALIUS V. Në përgjigje të një kërkese tonën, bazuar në të drejtën e informimit—kërkesa të cilat janë plotësuar në të kaluarën—Drejktoria e Përgjithshme e Zgjerimit e Komisionit Europian, DG NEAR, u përgjigj më 3 prill:Në lidhje me kërkesën tuaj të fundit për informacion, ju lutem mbani shënim se dispozitat që ishin në fuqi për Euralius IV për përcjelljen e dokumenteve në Delegacionin e BE-së në Shqipëri […] nuk janë të zbatueshme për Euralius V. Për më tepër, asnjë nga dispozitat e mëparshme nuk zbatohet për misionin Euralius V. Në lidhje me kërkesën tuaj të 13/12/2019, ju lutemi na lejoni të bëjmë sqarimet e mëposhtme: … [Ju] i referoheni “një liste për opinonet juridike/informacionin ligjor dërguar autoriteteve shqiptare nga EURALIUS gjatë dy viteve të fundit”.

Ju lutemi vini re se Komisioni kurrë nuk ka hartuar ose marrë ndonjë dokument të tillë, d.m.th. një listë e cila do të përmbajë këtë informacion. Rrjedhimisht, DG NEAR sqaron se nuk i ka këto informacione dhe ju kërkon të kontaktoni direkt stafin e EURALIUS V, i cili është një projekt i krijuar nga një konsorcium i përbërë nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ ) si partner kryesor. Sigurisht, kur kontaktuam drejtpërdrejt me stafin e EURALIUS V, përgjigjja ishte se EURALIUS “nuk ka asnjë funksion publik”. Mesazhi email nga Komisioni Evropian tregon gjithashtu se kërkesat e raportimit të EURALIUS V janë të ndryshme nga ato të EURALIUS IV. Për disa arsye, Komisioni Evropian (përfshirë Delegacionin e BE-së në Tiranë) nuk merr më zyrtarisht asnjë kopje të dokumenteve të përgatitura nga EURALIUS V për qeverinë shqiptare dhe, për rrjedhojë, është më pak i informuar për zbatimin e reformës në drejtësi sesa ishte para vitit 2018 — pikërisht tani që mbikqyrje më e rreptë e zbatimit të reformës është kërkesë kryesore e Këshillit Evropian. Ne vetëm mund të hamendësojmë arsyet se pse Komisioni Evropian ka vendosur me vullnetin e tij të mbyllë sytë në lidhje zhvillimet e brendëshme të reformës në drejtësi, por e sigurt është se kjo zgjedhje është formë e keqadministrit, sepse EURALIUS është projekt që financohet nga taksapaguesit e BE-së në një vend kandidat për BE. Të mos jesh i informuar në lidhje me këshillat ligjore që EURALIUS i jep qeverisë shqiptare — veçanërisht duke marrë parasysh precedentët e mëparshëm problematike — është shenjë e një papërgjegjëshmërie të madhe që Komisioni i ri Evropian do të bënte mirë ta korrigjonte. Si qytetarët shqiptarë, ashtu edhe taksapaguesit e BE meritojnë dhe kanë të drejtë të dinë se çfarë këshillash i jep qeverisë shqiptare një entitet privat i finacuar me paratë publike të BE-së. Nga Vincent Ë.J. van Gerven Oei