Kryemadhi: Gratë po kthehen në shtëpiake, ne e kemi pjesë të programit punësimin e tyre

53
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka vijuar me takimet në Tiranë duke u ndalur në Njësinë Nr.4

Kryemadhi ka ngritur shqetësimin kryesisht për gratë, duke theksuar se ngaqë e kanë të pamundur për t’u punësuar po kthehen detyrimisht në shtëpiake.

Ajo thekson se në programin e LSI, jo vetëm është angazhimi për t’i punësuar këto vajza e gra, por edhe me paga të mirëpaguara.

”Ne dje patëm diskutime me qytetarë të Njësisë 4, unë sot isha në Peqin, kudo është i njëjti fenomen. Në fakt kur po vija rrugës, se erdha direkt nga Peqini, po dëgjoja sesi lali Eri kishte hallin e banorëve të Rrogozhinës dhe të Kavajës. Të zgjidhi njëherë hallin e qytetarëve të Tiranës që kanë taksat më të larta, por edhe 10 fishim të taksave. Dhe jo vetëm kjo, por mungesa e infrastrukturës, për kopshte, për çerdhe, për shkolla, gjë që kjo zonë vjen çdo ditë duke u zgjeruar. Ne po shikojmë që gratë jo vetëm që janë kthyer në shtëpiake, por mundësia e punësimit të tyre është zero, gjë që e kanë të pamundur. Por edhe sikur të rrinë në shtëpi dhe t’iu shërbejnë familjeve të tyre, ato jo vetëm që nuk iu shërbejnë dot familjeve, por e kanë jetën shumë të vështirë.

Kështu që ne angazhimin dhe punësimin e gruas e kemi pjesë të programit. Profesor Mondi që do të jetë përfaqësues i LSI-së në Njësinë Numër 4, por është edhe Kryetari i grupit të programit. Punësimi i grave dhe vajzave nuk është thjesht në kuadrin e punësimit, por edhe me një pagë të mirëpaguar, gjë që ne kemi diskutuar dhe është një nga gjërat tona kryesore.

Tek kjo njësia gratë ne i kemi zjarr. Dhe në fakt është gjë shumë e mirë dhe në këtë njësi gruaja është e kudogjendur, në çdo aspekt. Ndoshta edhe për shkak të specifikave të veçanta që ka zona, por ndërkohë edhe papunësia e gruas në këtë njësi është shumë e lartë. Sepse vetvetiu është specifikë e zonave si kjo, që është edhe qytet, edhe zonë informale. Ju e patë vetë që erdhëm deri diku, edhe pse jemi shumë afër qytetit, por edhe shumë larg tij, për shkak të mungesës së infrastrukturës por edhe problematikave të tjera. Por një nga gjërat që do theksoja është që ne kemi shansin dhe mundësinë për t’i përfshirë gratë dhe vajzat, pro jo vetëm për të qenë pjesë votuese, por edhe pjesë e hartimit dhe realizimit të politikave.”- tha Kryemadhi.