25-vjetori i PD, Ristani nga Lezha: Vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme

501
Në 25 vjetorin e themelimit te PD së degës së Lezhës, Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani përsëriti thirrjen për zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë kryebashkiaku i Lezhës Frrokaj kërkoi që fitorja e demokratëve në këtë njësi vendore të jete model për betejat e ardhshme.
Në 25 vjetorin e themelimit të PD në Lezhë, Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu Arben Ristani bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme, pasi sipas tij situata në vend po përkeqësohet nga keqqeverisja.
Ristani hedh poshtë zërat për probleme të brendshme në PD mes drejtuesve të vjetër dhe të rinj.
Arben Ristani: Partia Demokratike ka shansin e madh të kombinojë përvojën e të vjetërve që kanë vite që kontribuojnë për PD me të renë.Të çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme, ti shkurtojmë ditët kësaj qeverie dhe të sjellim PD në pushtet për të ecur përpara.
Për Kryebashkiakun demokrat të Lezhës fitorja e arritur në këtë njësi në zgjedhjet vendore duhet të jetë shembull për betejat e ardhshme.
Frrokaj: Ishte fitore që ngjalli shporesat jo vëtem të lezhjanëve por gjithë shqitarëve dhe arritëm të kuptojmë se nëse mblidhemi ë gjithë bashkë, lëmë të gjhitha mëritë e akumuluara ndër vite, ne mund t’ia arrijmë të fitojmë.
25 vjetori i themelimit të Partisë Demokratike në Lezhë mblodhi themelues, deputetë, ish-deputetë dhe simpatizant të shumtë, duke simbolizuar bashkimin.
Sigal