Reagon sërish Tedi Blushi: Zagarë të “Rilindjes”, dëgjojeni Terin, para se të jetë shumë vonë për ju

276
Sigal

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i është përgjigjur sërish ish-ministrit dhe kandidatit të PS-së për deputet në Durrës, Lefter Koka, për akuzuat që ky i fundit bëri ndaj kreut të shtetit në një reagim në Facebook.

Blushi teksa publikon një video të Lefter Kokës, i fton rilindësit e Ramës ta dëgjojnë mirë atë çfarë deklaron Lefter Koka.

“Për të gjithë ju zagarë të “Rilindjes”, dëgjojeni Terin, para se të jetë shumë vonë për ju!”, shprehet Tedi Blushi.