Sulme seksuale të emigranteve gjatë një koncerti në Suedi, policia fsheh ngjarjen

338
Autoritetet suedeze po hetojnë në lidhje me një skandal të mundshëm, ku protagoniste është bërë policia, e cila dyshohet se ka fshehur disa sulme seksuale të bëra gjatë një koncerti. Ky event u mbajt në Stokolm gjatë gushtit të vitit të kaluar, ku merrnin pjesë adoleshentë të moshave nga 12 deri në 17 vjeç.
Mediat vendase shkruajnë se më shumë se 50 persona, kryesisht të rinj emigrantë, kanë sulmuar seksualisht vajzat që ndodheshin në koncert. Megjithatë, për arsye që ende nuk dihen, kjo ngjarje është mbajtur e fshehtë nga Policia.
Lajmi vjen disa ditë pas skandalit që shpërtheu në Këln të Gjermanisë gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve, qindra vajza u sulmuan seksualisht nga të rinj që ishin kryesisht azil-kërkues. Ndërkaq, qytetarët suedezë janë irrituar nga ky lajm, ndërsa shumë prej tyre kanë kërkuar me forcë që të ashpërsohen masat për strehimin e emigrantëve. Vetëm për vitin 2015, në Suedi kanë shkuar më shumë se 160.000 azil-kërkues.
Sigal