Yahoo Travel: Një nga 5 vendet evropiane që duhet vizituar në 2016-ën është dhe Shqipëria

487
Meagen Collins, shkrimtare e udhëtimeve dhe fotografe e Travel Freedom Network, në një reportazh të botuar së fundmi në Yahoo Travel përzgjodhi pesë destinacione evropiane, të cilat ajo i cilëson si të nënvlerësuara që duhet të vizitohen tani.
“Jemi në 2016-ën dhe shumë prej jush mund të kenë dy objektiva kryesorë: të humbisni në peshë dhe të udhëtoni më shumë. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar me këtë të dytën. Ju inkurajojmë që të befasoni miqtë tuaj këtë vit dhe të zbuloni disa prej vendeve ‘të nënvlerësuara’ europiane. Dhe e dini çfarë? Që të gjitha këto vende janë jashtëzakonisht të bukura dhe me kosto të përballueshme”, shkruan Collins. Rezultati!
Këto destinacione të papritura evropiane do të ju japin një rast serioz të shfrenuar për të shëtitur dhe zbuluar të panjohurat e mëdha këtë vit.
Shqipëria
Në qoftë se ju doni bukurinë e ishujve grekë me një çmim më të përballueshme – atëherë blini një biletë avioni për në Shqipëri sot. Ne vizituam Tiranën dhe Shkodrën, por qytetet bregdetare të Rivierës Shqiptare janë një vend popullor për të vizituar gjatë muajve të ngrohtë. Ky vend është i mbushur plot me bukuri aq shumë natyrore sa që do të ishte një turp për të lënë atë jashtë çdo udhëtimi evropian. Njerëzit janë të gjithë të mirëpritur, saqë bëjnë gjithçka për të ndihmuar ndonjë të huaj që ka nevojë për ndihmë.
Çfarë duhet të hani: mish viçi është specialiteti i Shqipërisë. Ne rekomandojmë pilafin shqiptar për të provuar, që është oriz i gatuar në lëng mishi. Zakonisht kushton rreth 1 dollar.
Një fakt: Shqipëria, Armenia, Maqedoni, dhe Vatikani janë të vetmet vende evropiane pa degën e një McDonald.
Kosova
Kosova, e në veçanti qyteti i Prizrenit, është vendi ynë i ri i preferuar. Kur ishim atje në nëntor, dimri po afrohej dhe ditët po bëheshin më të ftohta. Por, njerëzit përsëri i shijonin orët e limituara me diell. Banorët pinin kafe në kafenetë e qytetit. Restorantet ishin plot çdo natë dhe baret ofronin pije të lira dhe atmosferë relaksuese.
Çfarë mund të hani? Provoni ‘pleskavicat’, mish i pjekur dhe i mbushur me djathë. Këtë ushqim e provuam tek restoranti “Te Syla’, aq i mirë sa që shkuam atje çdo ditë. Çmimi ishte më pak se pesë dollarë, dhe shumë prej restoranteve e shërbejnë atë me sallatë dhe patate të skuqura. Kosova është vendi më i ri i shekullit të 21-të dhe zyrtarisht i pavarur që nga data 17 shkurt 2008.
Maqedonia
Shkupi edhe pse është një qytet në ndërtim e sipër është ende i bukur për të vizituar. Besoj se do te jetë i mrekullueshëm pasi të jetë përfunduar. Ju mund të endeni rrugëve dhe admironi arkitekturën dhe artin e ndërtimit të urave, ose zonën e Pazarit të Vjetër.
Fakt: Nga të gjitha territoret e ish-jugosllavisë, Maqedonia është i vetmi që fitoi pavarësinë në mënyrë paqësore.
Mali i Zi
Mali i Zi ofron bregdet të bukur, male mahnitëse, dhe qytete historike të vjetra. Është nga destinacionet me rritjen më të shpejtë turistike në Ballkan.
Ushqimi: Ushqim deti, sidomos kallamari është popullor në Mal të Zi.
Rumani
Ne jetuam për katër muaj në Bukuresht gjatë 2015-ës dhe ramë në dashuri me këtë vend. Njerëzit janë miqësorë dhe kostoja e jetesës është e përballueshme. Gjatë qëndrimit natyrisht vizituam kështjellën e Drakulës, që ua rekomandojmë.
Çfarë të hamë: kur nisesh jashtë për një vakt në Rumani dueht të dish këtë: Ju kurrë nuk do të largoheni nga restoranti i uritur.
Marrë nga: ATA
Sigal