“21 qershori”, Kukan: Test i rëndësishëm për integrimin në BE

425
Deputeti i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan në një deklaratë për mediet u ka bërë thirrje partive politike në Tiranë për zhvillimin e zgjedhjeve me standard.
“Këto zgjedhje janë një test i rëndësishëm për konsolidimin e procesit demokratike në Shqipëri dhe për integrimin e mëtejshëm të vendit në Bashkimin Evropian. Shpresoj që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në përputhje me standardet demokratike. Vetëm zgjedhje të tilla mund të kontribuojnë në forcimin e demokracisë lokale dhe në konfidencialitetin e votuesve kundrejt përfaqësuesve të tyre.
I bëj thirrje të gjithë politikanëve të respektojnë ligjin dhe procesin zgjedhor dhe të kontribuojnë në përmirësimin e kulturës politike në vend. Gjithashtu u kujtoj partive marrëveshjen e dhjetorit 2014 e cila bën thirrje për ndalimin e individëve m të kaluar kriminale në poste publike.
Parlamenti Europian ndjek me vëmendje procesin zgjedhor.Un shpersoj se politikanët shqiptarë dhe votuesit do të riafirmojnë angazhimin e tyre drejt standardeve demokratike dhe vlerave europiane” thuhet në mesazhin e publikuar në faqen e Parlamentit Europian.
Sigal