Deklarata/ Sali Berisha nuk tërhiqet kurrë para krimit të Rilindjes

Të gjithë ata që shohin vendin e tyre të shkretohet me shpejtësi, të gjithë ata që të dëshpëruar nga kjo maskaradë zgjedhore, po bëjnë valixhet të ikin nga Shqipëria. Janë të ftuar të qëndrojnë fuqishëm për të rivendosur me çdo kusht të drejtën e votes.

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi gjatë konferencës për shtyp edhe rezultatin zgjedhor në Shkodër.-“Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë. Të gjitha pollet e kundërshtarëve tanë, por dhe tonat, e nxirrnin Bardh Spahinë 14 gjer në 16 pikë përpara. Nëse mendon ti apo ndokush tjetër se tërhiqet Sali Berisha para krimit, ai sheh veshin pa pasqyrë. Unë kurrë nuk tërhiqem para bandave të krimit shtetëror dhe joshtetëror. Shkodra është shembulli më i shëmtuar, në të cilën u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës. Në Shkodër u përdorën sasi kolosale, dhjetëra milionë euro dhe jam i bindur se qytetarët e Shkodrës, zgjedhën e krimit, pushtetin e krimit, nuk do ta pranojnë. Kjo është përgjigjia ime për ju,” -tha Berisha.

Kryetari demokrat, Sali Berisha tha se opozita shqiptare do i përgjigjet në mënyrë të fuqishme krimit elektoral të 14 Majit.“Të gjitha këto janë dy konkluzione kryesore. E para, Edi Rama është një armik i egër, i përbetuar i votës së shqiptarëve. E dyta, janë një apel, një kushtrim për mbarë popullin opozitar, për çdo shqiptar, që beson se shteti ligjor, se barazia para ligjit, se të gjitha liritë dhe të drejtat e tjera të qytetarit, funksionojnë vetëm në rast se shoqëria voton e lirë. Të gjithë ata që shohin vendin e tyre të shkretohet me shpejtësi, të gjithë ata që të dëshpëruar nga kjo maskaradë zgjedhore, po bëjnë valixhet të ikin nga Shqipëria, janë të ftuar të qëndrojnë fuqishëm për të rivendosur me çdo kusht të drejtën e votës, të drejtën e lirë të votës shqiptare. PD ka në disponim me qindra fakte, dokumente, me të cilat Edi Rama ka ndërhyrë dhe ka ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve. Ka me dhjetëra padi në organet, të cilat janë kryekëput vegla të partisë shtet. PD do paraqesë një raport shumë serioz pranë të gjitha autoriteteve, që vëzhguan zgjedhjet në Shqipëri dhe kancelarive të vendeve mike për të faktuar në mënyrë të pakundërshtuar dhunimin masiv të të drejtës dhe rezultatit të këtyre zgjedhjeve.Ajo çka ne qëndrojmë plotësisht, se në një seri bashkish, kandidatët që fituan janë kandidatë të botës së krimit, drogës dhe votëblerjes. Numërimet janë një pazar i turpshëm që vazhdon të bëhet çdo minutë. Pra, kësaj shëmtie elektorale, opozita me besimin më të madh do i përgjigjet në mënyrën më të fuqishme. Ne nuk heqim dorë nga zotimi solemn që shqiptarët të votojnë të lirë,”- tha Berisha.

Sigal