Flet eksperti i IT për zgjedhjet vendore

119
Sigal

Pozita dhe opozita kryqëzojnë KQZ duke e konsideruar si shkaktare të cënimit të besimit në preocesin zgjedhor të 14 majit. Pajisja e identifikimit elektronik aprovonte kartën edhe kur shenja e gishtit ishte e një personi tjetër, duke “hedhur në erë” 40 miliardë lekë për blerjen e tyre dhe miliona të tjera për trajnimin e punonjësve

 

Skandal me KQZ, 35 milionë euro “hidhen në erë” nga Ilirjan Celibashi, dështon identifikimi elektronik

Pajisjet e votimit elektronik rezultuan një dështim dhe as   nuk justifikuan dot paratë e dhëna për to. Të shitura në publik si mjete për parandalimin e manipulimit, teknologjia e KQZ-së u bë pengesë dhe bllokoi disa herë procesin e votimit në qindra qendra votimi.Mjafton të përmendet fakti se këto janë zgjedhjet më të shtrenjta në historinë e pluralizmit shqiptar me gati 35 milionë euro kosto për taksapaguesit qytetarët.

Në pikëpyetje vihen edhe milionat e shpenzuara për “trajnim të punonjësve” që do të merreshin me ato pajisje.E si hidheshin pwr tu ngarkuar sit w ishin thasë mielli.  Çfarë u bë me milionat e tjerë për trajnimin e punonjësve? Kjo wshtw pyetje qw duhet t’i jap pwrgjigje drejtwsia.

Shenja e gishtit nuk lexohet në kohë reale, por i atashohet kartës. Duke qenë se shenja e gishtit bashkohet me kartën, pas përfundimit të votimit dhe dërgohen të dhënat në KQZ, bëhet një crosscheck dhe nëse shenja ime e gishtit ndodhet në më shumë se një kartë, unë kamshkelur ligjin dhe do të jap përgjegjësi.

Për tre orë, në të paktën 10 për qind të qendrave të votimit askush nuk votoi. Shifra u konfirmua nga vetë komisioneri Ilirjan Celibashi, ditwn e djeshme nw njw konferencw pwr mediat.Gjatw konferencws pwrdori dhe disa shprehjen” jo se dua tw justifikohem por”.,. Por nw fakt a mund tw justifikohesh kur shpenzon 35 milionë euro, kur në 23 për qind të qendrave të identifikimit nisi vonë dhe nga këto në 10 për qind nuk nisi fare?

A mund të quhet sukses kur vetëm një votë elektronike ka kushtuar 100 euro dhe identifikimi elektronik gati 20 euro për votë, e gjithë shuma e shpenzuar për këto zgjedhje pjesëtohet me numrin e votuesve prej 1,65 milionë, ose siç deklaroi KQZ dje, 1 395360 zgjedhës dhe 38.22% pjeswmarrje.

A do duhet të kwrkohet rivotim nw Vorw , Kamwz dhe Elbasan , të hetohet dhe a duhet të japë dorëheqjen Kreu i KQZ pasi pranoi problemet me fletë me shënime, ka pasur kuti të dëmtuara, si dhe prani të personave të paautorizuar në qendrat e votimit. Ndërkohë sistemi i identifikimit elektronik ka rezultuar dështim total. Në 500 qendra u puna me identifikim manual, pasi ai nuk arriti të vihej në punë.

Lidhur me problematikat  e votimit online eksperti i IT,  Besmir Semanaj ka ngritur disa pikëpyetje për pajisjet e identifikimit elektronik:

Të marrim vetëm pjesën e identifikimit elektronik. Identifikimi elektronik është një dështim total, pra kemi një tender disa miliona euro, kemi një vlerë të shtuar mbi këtë tender, miliona euro, që është shfrytëzuar për punësimin e personave të caktuar për trajnimin e tyre. Zoti Celibashi nuk e pranoi dështimin, duke thënë që vetëm 10% nuk punuan. Mos funksionimi i 10% është dështim, pse është dështim? Kuptohet që një paisje, dy paisje, dhjetë paisje, ndoshta dhe 100 paisje mos të funksionojnë, por masat kanë qënë të marra që këto paisje të zëvëndësohen me paisje të tjera. Problemi ishte që në këto qëndra votimi edhe pse u ndryshua 1,2,3,4,5 paisje të ndryshme, kishin një mos funksionim të sistemit. Nëse një system nuk funksionon në 10% të rasteve, ky system është i dështuar. Dhe për këtë system, i cili dështoi janë paguar para nga taksat e shqiptarëve, para të cilat janë hedhur në kosh. Përveç kësaj shton edhe dyshime të tjera, gjithashtu ajo që më bën përshtypje është që kemi thjesht një shifër nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve që thotë kemi 500 e ca paisje, të cilat nuk kanë funksionuar, në dijeninë time janë më shumë se kaq, mund të jenë rreth 700. Por nuk kemi dhe një raportim nga opozita, pra: opozita ka pasur në çdo qëndër votimi komisioner, vëzhgues, pra duhet të jetë edhe opozita që të na thotë një numër, sa ka qënë numri në qëndrat e votimit të cilat këto paisje nuk kanë funksionuar. Diçka tjetër që më bën përshtypje te votimi elektronik. Unë e di që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka një staf IT.

Mosqenia online bëhet për arsye që të mos identifikohet votuesi në kohë reale. Se në momentin që të vjen vota në qendër mund të kesh një person që të tregon se kush ishte ai që votoi dhe do deshifrohej vota. Edhe pse kjo është abuzuese

Por pranë këtij stafi IT kemi vëzhgues politikë, kemi pasur ose kemi përfaqësues të opozitës pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve përsa i përket votimit elektronik, dhe nëse po, ky ekspert që është aty pranë pse nuk del dhe na shpjegon edhe ne si ekspertë ta dimë se si ka funksionuar. Nga informacioni që unë kam këto shërbime kanë funksionuar në mënyrë offline, nuk kanë qenë të lidhura me internetin. Lidhja është bërë në momentin që ka përfunduar votimi. Mosqenia online bëhet për arsye që të mos identifikohet votuesi në kohë reale. Se në momentin që të vjen vota në qendër mund të kesh një person që të tregon se kush ishte ai që votoi dhe do deshifrohej vota. Edhe pse kjo është abuzuese, sepse ka mënyrë inkriptimi, algoritma të ndryshëm që mund t’i dërgojë në kohë të ndryshme dhe e bën të pamundur leximin se e kujt është vota. Sa i përket identifikimit kemi edhe probleme të tjera, probleme që i pashë personalisht. Ju do vendosni një kartë identiteti dhe mund të vendosni një shenjë tjetër gishtash dhe karta do aprovohet. Duhet një shpjegim nga ekspertët. Shenja e gishtit nuk lexohet në kohë reale, por i atashohet kartës. Duke qenë se shenja e gishtit bashkohet me kartën, pas përfundimit të votimit dhe dërgohen të dhënat në KQZ, bëhet një crosscheck dhe nëse shenja ime e gishtit ndodhet në më shumë se një kartë, unë kam shkelur ligjin dhe do të jap përgjegjësi. Nuk kemi ende një raport nga KQZ nëse kemi raste të tilla. Përfaqësuesit e opozitës pranë KQZ duhet të kërkojnë llogari dhe të shpjegojnë mënyrën e funksionimit të këtyre paisjeve, sepse është totalisht një terr informativ. Ne nuk e dimë se si ka mundësi të mos funksionojë minimalisht 10%. Të gjitha paisjet duhet të ishin testuar përpara se të fillonte procesi. Duhet të ishin testuar minimalisht një javë, dy javë përpara. Pjesa tjetër, kush është kompania që i testoi këto paisje. Kemi një raport për testimin e këtyre paisjeve, pra ka një raport që këto paisje janë të testuara. Këto paisje dërgonin të dhëna reale në KQZ në mënyrë që të dihej se sa është pjesmarrja në zgjedhje, dhe kjo është bërë mbi kompani telefonike. Kush është kompania telefonike, megjithëse ne mund ta dime, por duhet ta thonë ata, kush janë masat e sigurisë që kanë qënë te kjo kompani telefonike, çfarë mënyre teknologjike është përdorur, çfarë mënyre inkriptimi është përdorur.

Një dorë e keqe manipuluese, mund të bëjë që të deformohet procesi zgjedhor edhe pse përdoret teknologjia?

Teknologjia ka nevojë për kontroll, teknologjia ka nevojë për monitorim, dhe monitorim nga të gjitha palët. Çdo gjë që është teknologjike është një 1 dhe një 0. Pra çdo gjë në teknologji funksionon mbi një 1 dhe një 0. Dhe 1 mund të bëhet 0 dhe 0 mund të bëhet 1, nëse personat të cilët administrojnë këtë teknologji, personat të cilët janë përgjegjës për administrimin e këtyre proceseve, janë përgjegjës për administrimin e këtyre programeve. Nëse do jenë dashakeqës dhe nuk kanë monitorim patjetër që mund të ndodhë. Ne u hakeruam si shtet, na ra i gjithë shteti me të gjitha sistemet, jo më mos të na bjerë një system i caktuar. Ajo që më bën përshtypje është, dhe ngre një pyetje për opozitën, deri tani nuk kemi një Teknik, një ekspert, i cili ka një plazë nga zyra e PD ose e PL, ose nga zyra e Foltores. Pra këto parti duhet të kenë persona të atashuar aty, sepse unë flas nga ajo çfarë kam parë dhe dëgjuar. Nuk e di në të vërtetë si funksionon sistemi sepse nuk jam i brendshëm.

Çfarë po thoje për qendrën tënde të votimit?

Aty ku votova unë, u ndryshuan disa paisje. Personi që po i ndryshonte, ngaqë ishte i profesionit kishte shumë pakënaqësi, sepse paratë që mori nga KQZ për këtë shërbim i shkoi naftë për makinë se ngeli nga njëra qendër në qendrën tjetër, duke ristartuar dhe duke ndryshuar paisjet. Pra kemi të bëjmë me një system të paqëndrueshëm që në fund të ditës e ka pranuar dhe KQZ, e ka pranuar dhe kryeminstri.