17-vjetori i Pavarësisë/ Presidenti Begaj pjesë e festimeve në Kosovë, do takohet edhe me kreun e KFOR-it dhe trupat shqiptare në misionin e NATO-s

36
Sigal

Festimet për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës kanë pasur sot në agjendë një sërë evenimentesh dhe të ftuarish. Mes tyre ka qenë edhe presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe kryeministri Edi Rama.

Kreu i shtetit u nis sot për në Kosovë për të marrë pjesë në pritjen shtetërore në nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku do të mbajë edhe një fjalë”, njoftoi Presidenca.

Gjatë kësaj vizite mësohet se Presidenti i Republikës do të takohet në Kosovë edhe me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Enriko Barduani, dhe trupat shqiptarë që shërbejnë në misionin e NATO-s në KFOR.