101 arsyet, përse Komisioni i Venecias është i kapur nga Sorosi dhe injoron pluralizmin politik

521
Sigal

Dokumenti i Venecias, a ishte i papërgatitur nga emisarët e ‘rilindjes’, deklaratat e ministres së Radarëve dhe anëtarëve të dosjes “184” dhe “339”. Pse u anashkalua qëllimisht Opozita e Bashkuar, Sandër kimiku dhe rrethimi me tela me gjemba i Parlamentit. Financimi i “Venecias” nga KE i Mogherinit dhe emisarëve të saj në Tiranë, publikimi i parakohshëm i dokumentit për të zbehur 9 kushtet e Bundestagut, zgjedhjet moniste dhe Parlamenti me 123 deputetë

Engjëll Musai

Drejtor i “Telegraf”

101 arsye, përse Komisioni i Venecias injoron pluralizmin politik dhe  është i kapur…!

Dokumenti i Venecias, a ishte i parapërgatitur nga emisarët e ‘rilindjes’, deklaratat e ministres së Radarëve dhe anëtarëve të dosjes “184” dhe “339”. Pse u anashkalua qëllimisht Opozita e Bashkuar, Sandër kimiku dhe rrethimi me tela me gjemba i Parlamentit. Financimi i “Venecias’ nga KE i Mogherinit dhe emisarëve të saj në Tiranë, publikimi i parakohshëm i dokumentit për të zbehur 9 kushtet e Bundestagut, zgjedhjet moniste dhe Parlamenti me 123 deputetë

Dy ditë më parë Komisioni i Venecias dërgoi në Tiranë dokumentin e saj, i cili u shpërnda në mënyrë të rrufeshme nga mediat pranë qeverisë së Ramës. Edhe pse ky dokument mbante datën 29 shtator 2019 dhe në faqen e parë të saj rekomandonte mos bërjen publike përpara kësaj date, zelli qeveritar për të shkelur rregullat protokollare nuk u ndal dhe kjo u pa në deklaratën e zëdhënëses së qeverisë në detyrë, njëkohësisht ministre koordinatore midis qeverisë së ‘rilindjes” dhe Kuvendit njëpartiak po të “rilindjes”. Nuk e di pse, por më duket groteske që sa herë shikojmë titullin që mban ish-kryedoganierja Spiropali si “ministre koordinatore midis qeverisë së ‘rilindjes” dhe Kuvendit njëpartiak po të “rilindjes” më kujtohet një proverb popullor: “O qeros more qeros, vetë firmos dhe vet vulos”. Nëse rasti i deklaratës Spiropali do të ishte i veçuar nuk do të përbënte ndonjë çudi, pasi shqiptarët, pa dallim bindjesh, madje edhe shumica dërrmuese e socialistëve të flakur në rrugë dhe të zëvendësuar nga “rilindësja” Spiropali e dinë mirë se cila është dhe, mbi të gjitha, nuk i përfaqëson socialistët as në ide, as në mendime dhe as në traditë. Dhe nëse Spiropali doli dy ditë para bërjes publike të dokumentit të Komisionit të Venecias, çudia ka të bëjë me ish-ministren Mimi Kodheli, e denoncuar nga KLSH dhe kompania më e madhe amerikane e sigurisë në botë, për skandalin e mos funksionimit të radarëve, që mbyti me hashash Evropën. Ajo që ka rëndësi të thuhet në këtë analizë modeste ka të bëjë me faktin që Dokumenti i Komisionit të Venecias duhej të merrte në konsideratë situatën e krijuar në Shqipëri dhe se ka të bëjë me shqiptarët. Ata nuk duhet të harrojnë se çfarë mund të ndodhë në këtë vend, kur akoma janë gjallë dhe në aktivitet të plotë, brigadat e kuqe të PPSH, sot PSSH-së të drejtuar nga nacional-socializmi i “rilindjes“ së Edi Ramës.

Por le t’i kthehemi analizës së Dokumentit të Komisionit të Venecias, i cili në vështrim të parë të jepte përshtypjen sikur ishte i përgatitur e dërguar nga zyrat e qeverisë së Fugës dhe grupit parlamentar i dosjeve të “rilindjes“ me numër “184” dhe “339”.

  • Në Dokumentin e Komisionit të Venecias thuhet se vendimmarrja për shtyrjen e zgjedhjeve ka injoruar pluralizmin politik?
  • Po si ka mundësi të gjykojnë në këtë mënyrë ata të cilët shqiptarët i shikojnë si ikona të pastërtisë dhe drejtësisë.
  • Po ata qindra mijëra shqiptarë që vërshuan nëpër rrugë, pikërisht në mbrojtje të pluralizmit të injoruar nga një grup banditësh, të rënë në përgjimet e prokurorisë shqiptare ?
  • Po këta deputetë që kanë zaptuar komisionet dhe që urdhërojnë bandat më furgonë, policinë e shtetit, arsimtarët, drejtuesit dhe gjithë administratën të mobilizohen duke paguar dhe grabitur vota, çfarë përbëjnë?

 

– Të duket më shumë se qesharake kur lexon atë që thuhet nga “ekspertët” të Komisionit të Venecias se: Nuk ka një nenë për t’ju referuar anulimit të datës së zgjedhjeve, kur nuk ka asnjë nen apo ligj që e pengon apo parashikon këtë. Ata nuk janë ekspertë sigurie, që të thonë se rreziku ishte i kësaj shkalle, sa nuk i lejonte shtyrjen e zgjedhjeve. Në këtë mënyrë ata vënë përballë Presidentin si Kryetar Shteti me ministrin e Brendshëm që mbarë shqiptarët e konsiderojnë jo pa qëllim Sandër kimiku, duke na kujtuar ministrin famëkeq të Sadam Hyseinit. Në këtë mënyrë Komisioni herë flet si institucion i ligjit dhe herë merr atributet e ekspertit?! Në këtë mënyrë ata kanë bërë politikë larg koncepteve dhe parimeve kushtetuese dhe jashtë realitetit të krizës së rëndë politike. Kjo tregon se ata janë totalisht të kapur dhe jo profesionalë.

-A është marrë parasysh situata e vërtetë në vend.

-Përse u alarmua Evropa mbarë?

-A i kanë lexuar përgjimet e prestigjiozes gjermane “Bild”?

-Po raportin e DASH për Shqipërinë a e kanë lexuar ekspertët e Venecias?

Dy rrugë janë: Ose janë të paditur dhe ne i konsiderojmë vlera, ose bëjnë të paditurin. Mendoj se është kjo e dyta, pasi mediat evropiane, amerikane kanë dhënë Live nga Tirana protestën e mijëra shqiptarëve, ndërtesat me zjarr, makina të djegura, të plagosur me armë para Kuvendit, gazin helmues që mbyti Tiranën dhe një Parlament të rrethuar me tela me gjemba njëlloj si në Gjendjet e Jashtëzakonshme, edhe pse nuk u shpall “de Jure” e tillë.

-Po raporti i shërbimeve të specializuara të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare SHISH, që deklaron se ka të dhëna për ngjarje të rënda dhe kriminale dhe trazira që mund të shkaktojnë viktima?

A s’është edhe kjo një provë e situatës së jashtëzakonshme?

Ku ndodh në botë të rrethohet me tela me gjemba një parlament përveçse në ngjarje të jashtëzakonshme?

Edhe Ramiz Alia në kohën e rrëzimit të diktaturës komuniste nuk e rrethoi Parlamentin me tela me gjemba, por shtyu zgjedhjet dhe evitoi gjakderdhjen në Shqipëri.

-Thuhet se Presidenti i Republikës ka tejkaluar kompetencat, por nuk ka bërë shkelje Kushtetuese që e largon nga funksioni i Kreut të Shtetit. Por fatkeqësisht apo qëllimisht Komisioni i Venecias nuk thotë dot se çfarë neni ka shkelur, apo tejkaluar, ndërkohë që e pranojnë, se thjesht ka tejkaluar afatin e Kodit Zgjedhor që nuk është afat Kushtetues. Ndërkohë që caktimi i datës është vetëm kompetencë Kushtetuese e Presidentit të Republikës dhe askujt tjetër.

– Komisioni i Venecias flet vetëm për PD dhe LSI dhe anashkalon Opozitën e Bashkuar apo Frontin Opozitar dhe injoron qëllimisht faktin që këto parti përfaqësojnë mbi 50% të votuesve shqiptarë, gjithmonë sipas të dhënave zyrtare të zgjedhjeve të fundit. Kjo shifër do të ishte edhe më e madhe, nëse do të nisnin hetimet për vjedhjen e votave në zgjedhjet lokale të 2015-s dhe ato të përgjithshme të 2017-s. Madje, këtë fakt ambasadorët e shteteve të rëndësishme në Shqipëri e dinë shumë mirë, pasi i kanë diskutuar individualisht me pjesëtar të opozitës dhe kandidatë në zgjedhjet për kryebashkiak, në hotelet luksoze të Tiranës dhe zyrat e përfaqësive të tyre gjatë darkave të shtruara posaçërisht.

-Pra, ky Dokument i servirur gjoja në emër të ekspertëve të Venecias, është një raport denigrues kundër opozitës dhe duan t’i japin Ramës mundësinë për t’u justifikuar me 30 Qershorin si i pranueshëm ligjërisht, pasi e atë e shkatërroi Gloveri, e cila vëzhgoi një palo votim ku morën pjesë vetëm 9% e shqiptarëve.

– Në thelb është denigrues për opozitën njëlloj si raportet e Komisionit Evropian të Mogherinit, pasi Komisioni Evropian është financuesi kryesor i Komisionit të Venecias. Me këtë dokument Venecia i vuri një njollë të zezë imazhit të saj dhe gati sa nuk thotë “Rroftë Monizmi”

-Anashkalojnë të drejtën e zgjedhjes sipas Konventës së të drejtave të njeriut dhe Gjykatës së Strasburgut dhe injorojnë faktin që ishin zgjedhje pa kuptim për votuesit.

 

-Ata flasin për Kuvendin si të jetë normal dhe jo një tmerr i padëgjuar, me përjashtim të Kuvendit të Koresë së Veriut.

-Po Kuvendin e Shqipërisë me 123 deputetë, a e quan të ligjshëm Komisioni i Venecias? Që këtu mjafton të thuhet se çdo akt Ligjor i nxjerrë dhe miratuar nga ky Kuvend është i paligjshëm. Po shkelja e ligjit nga Kuvendi për dorëheqjet e deputetëve a i ka parë Komisioni i Venecias?

– Po mungesat dhe kaosin që ka mbuluar vendin me mungesën e gjykatave Kushtetuese dhe të Lartë, kush duhet ta shohë më shumë se Komisioni i Venecias?

– Po zgjedhjen e Prokurores së përgjithshme me 69 vota, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e ka parë Komisioni i Venecias, pasi ai ka rolin dhe dorën e tij në certifikimin e kësaj Kushtetute?

Shpresojmë që elementë të veçantë të këtij komisioni të kenë si postulat LIGJIN dhe jo të infiltruarit nga anti-humanë të qeverisë së “rilindjes’ së Ramës apo ndikimit të qarqeve Sorosiane. Po institucionet që janë kapur dhe janë kthyer në leva të partisë në pushtet si dikur në kohën e komunizmit, a i shikon Komisioni Venecias?!

-Sipas Dokumentit të Venecias: “E drejta e votës përfshin të drejtën e zgjedhjes midis kandidatëve. Mungesa e dy partive kryesore të opozitës, PD dhe LSI, me të vërtetë mund të ndikojnë në të drejtën e votës. Sidoqoftë, nuk ishte Shteti shqiptar që i pengoi këto parti të garonin në zgjedhje, por vetë partitë vendosën të bojkotojnë zgjedhjet. Nëse kjo mund të kishte justifikuar shtyrjen e zgjedhjeve sipas nenit 170 i Kushtetutës, duket e diskutueshme, pasi kërkesat kushtetuese për marrjen e masave emergjente janë përcaktuar qartë dhe ngushtë. Në çdo rast, procedura e kërkuar nuk është ndjekur.” Kur lexon këtë pjesë të ekspertëve të Venecias duket sikur e ka përgatitur dhe shkruar çifti Fuga-Agaçi, që qëndron pas Edi Ramës.

-Fakti që Dekumenti i Komisionit të Venecias erdhi para dy ditësh dhe u bë publik menjëherë nga “rilindësit” dh qarqet rreth sajë janë njëra anë e skandalit, pasi ajo që e bënë më të pabesueshëm Venecian ka të bëjë me faktin që ish-ministrja e Mbrojtjes dhe e ‘Radarëve” Mimi Kodheli e deklarojë në televizion, gjatë një interviste në 10 Shtator ,pikërisht atë që solli para dy ditësh Komisioni i Venecias. Kjo deklaratë që sipas Kodheli ishte “nga burime konfidenciale” dhe u bë pasi zyrtarë të PS-së ishte takuar me anëtarët e Venecias. Pra ata e kanë pasur të parapërgatitur qëndrimin edhe pse ende nuk ishin takuar me Kreun e Shtetit, për të mësuar qëndrimet e tij në lidhje me situatën dhe shkaqet madhore që çuan në këtë vendimmarrje institucionale. Kjo tregon se Evropa e civilizuar duhet të ndërgjegjësohet dhe institucionet e saj duhet të distancohen nga ky “palaçollëk” dhe kjo maskaradë që po bëhet në kurriz të shqiptarëve. Ky veprim besoj se do të tronditë themelet e atyre individëve që e ideuan dhe që shumë shpejt do të bëhen qesharakë në sytë e diplomacisë evropiane dhe asaj amerikane.

 

-Edhe drafti që mbërriti në Tiranë në datë 27 Shtator, por që në faqen e sajë të parë mbante datën 29 shtator është një tragji-komedi më vete, pasi Dokumenti erdhi qëllimisht para kohe dhe me nxitim që të shmangej vëmendja nga kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman.

– Ndoshta Komisioni i Venecias ka marrë përsipër të bëjë një lojë pavarësisht nga të vërtetat biznes të top-modelëve “Soreka- Roamana-Boshart” etj. Diplomatët perëndimorë mund të mbushin zhaget me shërbimet që bëjnë ndaj “Rilindjes”,por shumë shpejt do të japin llogari para ligjit, kudo që të jenë.

 

 

Epilog për Komisionin e Venecias!

 

-Po liritë dhe të drejtat e Njeriut që janë parimet bazë kudo në botë, a i ka parë dhe a duhen respektuar si më të shtrenjtat e kësaj bote?

Edhe në kohën e Diktaturës Komuniste, bëheshin zgjedhje, madje me muzikë, daulle për ata që nuk kishin veshë dhe klarinetë të gjatë për ata që mendonin ndryshe? E pra, zgjedhje më të qeta, më të hareshme, me pjesëmarrje 99.99 % se në kohën e Enverit nuk kishte. Por ja që ato nuk ishin demokratike. Se po të ishin të tilla, shqiptarët do ishin mirë dhe nuk do dëshironin ndryshimet demokratike të viteve 1990. Ndaj u ngritën në protesta dhe revolta mbarë kombëtare. Shqiptarët Lirinë e Fjalës dhe votës së lirë e lanë me gjak, sakrifica dhe burgosje politike dhe internime me tela me gjemba, njëlloj si ato telat me gjemba që rrethuan Parlamentin shqiptar nga ish-oficeri i Ushtrisë Popullore të Enver Hoxhës, sot ministër i Brendshëm i Shqipërisë monopartiake dhe mono-përfaqësuese.

Pikërisht për të mos u rikthyer ku ishim duhet Kushtetuta, që është shkelur, dhunuar dhe sakatosur nga “rilindja” e Ramës dhe që Komisioni i Venecias duhej dhe duhet t’i analizojë me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri. Në të kundërt mbanim Kushtetutën e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, e cila mirë apo keq, respektonte ato që kishte shkruar e bardha në të zezë në nenet e saj famëkeqe. A është ky Shteti i së Drejtës që vetë Ju si Komision i Venecias na i premtuat ne shqiptarëve vite më parë, sapo u rrëzua sistemi komunist?!

Jemi në pritje të së vërtetës së vonuar prej Jush.