‘1 vit nga agresioni rus’/ Meta: Populli ukrainas, frymëzim për botën! Uniteti i perëndimit, efektiv

81
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kujtuar një vjetorin e agresionit rus në Ukrainë, duke shprehur solidaritetin dhe mbështjen e palëkundur për popullin Ukrainas deri në rivendosjen e paqes dhe garantimin e sovranitetit shtetëror.

Në postimin e tij në Facebook, Meta ka theksuar se populli ukrainas është kthyer në frymëzim për mbarë botën, me rezistencën e tij heroike për liri, në mbrojtje të atdheut, lirisë dhe demokracisë brenda kufijve të sovranitetit shtetëror.

Gjithashtu Meta ka vlerësuar unitetin e demokracive perëndimore, duke rezultuar efektiv për mbrojtjen e Ukrainës nga ky pushtim ilegjitim.

Postimi i plotë:

🇦🇱🤝🇺🇦 Si sot 1 vit më parë, Ukraina u zgjua nën tmerrin e agresionit të egër rus, e që prej asaj dite, populli ukrainas është kthyer në frymëzim për mbarë botën, me rezistencën e tij heroike për liri, në mbrojtje të atdheut, lirisë dhe demokracisë brenda kufijve të sovranitetit shtetëror. Angazhimi i hershëm ndërkombëtar nga OKB, NATO, BE, si dhe dedikimi i SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar, në këto 12 muaj ka dëshmuar qartazi se uniteti i demokracive perëndimore është efektiv për mbrojtjen e Ukrainës nga ky pushtim ilegjitim dhe Ukraina do të qëndrojë e lirë dhe sovrane. Partia e Lirisë qëndron në solidaritet dhe mbështje të palëkundur për popullin Ukrainas deri në rivendosjen e paqes dhe garantimin e sovranitetit shtetëror.