Vladimir Lulaj: Populli do shtetin unik kombëtar, të papushtuar nga mercenarët…

122
Sigal

Vladimir Lulaj, kryetar i partisë Mirqënia e Popullit.

Si mundet të mos votojnë pensionistët me pensione qesharake dhe të papunët, të varfërit ekonomikisht, me vota kundra ediramēve dhe berishianë destruktivë?;    por të durojnë 34 vite, pa e përmbysur me vota elektorale, llumin politik antishqiptar, që kanë në krye?!.

Tashmë, prej 34 vitesh kalendariké, Shqipëria nuk ka Shtet Unik Ligjor, që të mbrojë interesin e pérgjithshém kombëtar; sepse në krye të shtetit destruktiv antipopullor kanë dalë politikanët mercenarē, që pushtetin e deleguar elektoral nuk e përdorin né shërbim të qytetarëve, por për interesa të veçanta personale dhe klanore.

Kryeministri Edi Rama dhe ndjekësit e tij jané plotësisht të ngjajshëm me berishianët dhe pjesë e neodiktaturës antipopullore.

Pyes veten dhe më gjerë: përse 150 mijë familjet e ish antarëve të partisë së punës, që ka një histori të lavdishme, ku minimumi 80 për qind e veprimtarisë së saj, sipas mendimit tim personal, ka qenë racionale dhe në shërbim të popullit; por tashmë janë shndērruar në servilé të partisë antipopullore të parisé antisocialiste të Edi Ramës; i cili haptazi mashtron shoqërinë civile shqiptare, duke ofruar neodiktaturë superligjore, sjellje antishtetërore, mbështetje për ish kuislingët e mosrespektim té Luftës Nacional-Çlirimtare?!

Si ka mundësi që Populli Shqiptar të harrojë faktin se gubernat e heroit kombëtar Enver Hoxha i dhanë shoqërisë civile shqiptare për 45 vite rresht katër të drejta sociale themelore, siç janë: arsimi falas, shëndetësia falas, strehimi falas plus, më kryesorja, e drejta themelore e punësimit të plotë jo inflacionist…

Si ka mundësi që ky Popull, dikur 85 për qind analfabet, pranon të qeveriset nga triada destruktive PS- PD-PL dhe aleatët e tyre; hesht kur është i papunē, (zyrtarisht, sipas të dhënave të deklaruar nga Instat në 28 qershor 2024, ka një popullsi vetëm 2.4 milionë banorë, me moshë mesatare 42.5 vjec;) madje vijon të votojë për klasën politike antipopullore të bejlerëve dhe agallarëve të rinj e nuk kërkon të mbrojë katër fitoret e mëdha sociale të shkallës strategjike, të larpērmendura; tē cilat i ka pasur në kohën e ‘diktaturës së proletariatit’ dhe ka drojë t’i ketë në kohën e gjoja “demokracisē kapitaliste…”, qē faktikisht konstatohet të jetē një sistem haptazi feodalesk, ku kryeministri Edi Rama, pastë faqen e zezë, është haptazi ‘mbret pa kurorë’, superligjor, de facto pronar i partisë qeverisëse të PS, sundimtar superligjor e jo llogaridhënës; por, çuditērisht vijon të votojë të keqen më të madhe, siç është triada destruktive dhe antipopullore PS-PD-PL; madje nuk posedon ende kurajon e domosdoshme pēr të votuar kategorikisht kundër mbarë klasës politike ekzistuese haptazi sundimtare dhe antipopullore…?!.

Si ka mundësi qē shoqēria civile shqiptare, pasi votoj me referendumin popullor të 21 tetor 1998 Kushtetutën e saj, (që sanksiononte se Populli kishte të drejtë e tagēr të zgjidhte drejt përsëdrejti, në zona elektorale njé emërore, 100 Deputetë Përfaqësues të Sovranit Popull,) lejoj që pseudo politikanët Sali Berisha dhe Edi Rama, së bashku me 106 deputetë partiakë, të miratojnë Ligjin haptazi antikushtetues Nr.9904, datë 21.4.2008 “Për disa ndryshime në ligjin Nr.8417, datë 21.20.1998 ‘Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë’…”; duke ndryshuar brenda gjysmë ore 11 nene themeltare të Kushtetutēs së miratuar me Referum  Populllor, konkretisht nenet 64, 65, 67, 68, 87, 88, 104, 105, 149, si dhe pjesën e Dymbëdhjetë të Kushtetutës “Komisioni Qendror i Zgjedhjes”; (duke e shndërruar atë nga mbipartiak, siç ishte, në shërbëtor të dyadēs destruktive PD-PS; të cilat fetishizuan rolin e shtetit partiak, miratuan ligjin antikushtetues të pranimit të sistemit elektoral proporcional rajonal me zona zgjedhore shumë emërore, té finalizuar me metodën mashtruese D’Hond.

Ndryshimet me pērmbajtje tē politizuar antikushtetuese tē 21 prill 2008 u dhanë tagēra ligjore “kushtetuese”, me thelb haptazi antikushtetues, kryetarëve të partive politike për t’i emëruar ata me lista të mbyllura deputetët partiakë.

Ndryshimet antikushtetuese të 21 prill 2008 janë bērë pa referendum popullor, ndaj janë absolutisht tē pavlefshme; sepse kësisoj kanë rrëzuar tē drejtēn strategjike themeltare tē Popullit Shqiptar për të zgjedhur drejtpërdrejt nē 100 zona elektorale një emërore 100 Deputetēt e Popullit; tē cilēt, nga pikëpamja e Doktrinës Themeluese të Shtetit Unik Ligjor Kombëtar,  janë Antarë të kētij  Shteti Unik Ligjor Kombëtar…; që sipas procedurēs kushtetuese, nuk mund të “pushtohet dot…” nga pushteti i përkohshëm politik, ose administrata politike e Pushtetit tē Pavarur Shtetēror ekzekutiv; i cili de jure organizohet e funksionon me dy administrata të pavarura nga njera- tjetra; ku përfshihet, (përveç nomenklaturés së kufizuar politike, të deleguar sipas verdiktit elektoral të shoqërisë civile adulte të Shqipërisë,) edhe Administrata e Pérhershme Civile, ose publike; qē përmban në vetvete edhe Institucionet e Policisë së Shtetit e Shërbimin Informativ Shtetëror; të cilat nuk kanë vartēsi nga nomenklatura e kufizuar e Administratës Politike të Përkohshme, ndaj nuk  ndryshojnë kur verdikti elektoral i Popullit Shqiptar e zevendēson administratën politike qeverisēse ekzistuese me një administratë të re politike tē kufizuar.

Nē rast se intelektualēt mendjehapur shqiptarë, që dinē të konceptojné e zbatojnë parimin e Parimit Kategorik tē mbretit të filozofëve Emanuel Kanti; i cili ka zbuluar se Interesi i Shtetit Unik Ligjor Kombëtar, e shumēzon zyrtarisht me zero frikën e shkaktuar nga Imperativi Hipotekik, ose parodoksal; (qé zhvillohet kur, për pērfitime personale e klanore, të deleguarit elektoralisht në pushtetin politik, ose nē poste drejtuese ekzekutive, i kundērvihen Interesit të Pērgjithshëm;) ndaj është e domosdoshme të përkrahet parimi kategorik “bēje se duhet bërë…”, pa pasur frikē nga pasojat evolutive të përkohshme të ushtruara nga energjia negative…; sepse vetëm ushtrimi i energjisē universale pozitive, në shērbim të Interesit të Përgjithshëm të Shtetit Unik Ligjor Kombētar, e bën té pavdekshëm shpirtin me mision kategorik intelektual.

Si mundet tē lejojmë që, një grusht individësh pa parime dhe interesa kombëtare, sic janë Edi Rama, Sali Berisha dhe pasuesit e tyre mercenarë politikë, të shtypin e robërojnë me qëndrime haptazi antipopullore Interesin e Përgjithshēm Kombëtar…?!.

Si mundet 150 mijē ish antarët e partisë moniste shtet të punës; (e cila nuk diti, ose nuk desh, të bëhej parti e mbarë popullit; që nuk diti, ose nuk desh, të hiqte dorë nga lufta jakobiniste e klasave, pēr të mundēsuar arritjen e pajtimit të brendshëm kombētar të shoqërisë së vet civile; tashmë u mungon jo vetëm dinjiteti minimal moral për tē mbetur si dikur, ish gjoja liderë e shërbëtorē enveristë nē shērbim të Popullit Shqiptar;  por janē bërë, për turp e faqe të zezē, lakej, servilē, mercenarë e individë pa parime humaniste, bythēlëpirësa injorantë té bejlerēve dhe agallarëve të rinj anti popull…?!.

Si mundet té mos votojnë pensionistët me pensione qesharake dhe të papunët, të varfërit ekonomikisht, me vota kundra ediramēve dhe berishianë destruktivë?;    por të durojnë 34 vite, pa e përmbysur me vota elektorale, llumin politik antishqiptar, që kanë në krye?!.

Sigurisht, duke mbajtur parasysh mësimin e filozofit ilir, famëmadhit Aristotel, i cili ka thënë se Populli mund të ndihet e të jetë vërtet Sovran, vetëm atëhere.., kur  në Republikën e përbashkët të ketë mirqënie të shkaktuar nga mirëqeverisja; ose vetëm kur “Ligji është Sovran…” dhe jo kur duartrokiten ‘pordhēt antiligjore…’ tē mercenarit politik superligjor e neodiktator Edi Rama; i cili është thjesht një profan politik, ose i paditur, në pikëpamjen se: thjesht nuk  e disponon aspak haberin e artit politik tē Shtetit ende tē munguar Unik Ligjor Kombëtar, por marrézisht pretendon mandatin e katërt politik…; sepse tē gjithē heshtin, ose pranojnē që ai të “blejë” me 100 milion euro votat e 730 mijë pensionistëve…?; para tē cilat i ka grabitur haptazi nga reminitancat e emigrantëve shqiptarë, nëpërmjet zhvlerésimit galopant të monedhave të huaja.

Për 2 miliardë euro reminitanca të prura nga emigrantët shqiptarë në 4 vite, z. piktor, klika e kryeministit ekzistues prej 12 vitesh, politikisht krejt i pa aftë, me emrin Edi Rama, ka ‘gllabëruar…’ 950 milioné euro; madje ka kurajon negative tē mburret duke deklaruar zyrtarisht e mediatikisht, se qeveria e tij ka alokuar 100 milionë euro për të dhënë shpërblime për pensionistët, me rastin e fundvitit 2024, si dhe nē pragun e zgjedhjeve elektorale të 11 maj 2025; kur dihet se ato para dhe 850 milionë euro tē tjera i ka zhvatur nga djersa e djemve, vajzave, nipērve dhe mbesave të pensionistëve, për rastin konkret aspak ‘trutharë…’, por krejt meskinë; sepse, në vend të ankimohen e deklarojnë votat kundër neodiktatorit superligjor Edi Rama, pranojnë të marrin, gjoja si shpërblim, një të nëntën e reminitancave të dërguara nga emigracioni…; pra harrojnë se po hanë e pinë ‘gjakun e djersën’ e të paslindurve të tyre dhe mbase ka nga ata qē ndihen mirënjohës ndaj gënjeshtarit politik dhe madje mbase janë thuajse sërisht  ‘gati’ pēr të rivotuar  kryeministrin mashtrues Edi Rama…?!.

Analiza e intelektuales mendjehapur, zj. Shpresa Bajraktari, sigurisht që ēshtë racionale, e mirëpritur ndaj duhet falēnderuar e mbështetur për thirrjen e saj; por personalisht e shoh të domosdoshme, (pavarësisht se ediramët duan të m’ë vrasin pēr artikulimet e mia,) tē ngre zërin në kupë tē qiellit…; ndaj u them pensionistëve: mos jini pa memorie politike, nuk u lypset demenca e  theksuar pēr shkak të retorikës e demagogjisë gënjeshtare tē parisë socialistese…

Juve, miqtë e mi pensionistë, jeni një fuqi elektorale e madhe, që zgjidhni aktualisht minimumi 70 deputetë, ndaj Edi Rama u ka frikē se mos nuk i jepni më votën, siç e meriton, ndaj bën demagogji, gjoja, siç lartpërmenda, ka alokuar 100 milion euro; tē cilat nuk janë të qeverisë së tij, por të familjarëve tē emigrantēve.

Mësoni faktin, miq pensionistë, se piktori surealist Edi Rama, brenda 4 viteve kalendarikë, ka marrë gjithsej 900 milion nga reminitancat e emigtantēve, por ka shpërndarë vetëm 100 milionë euro; ndaj mundohuni t’ja kuptoni djallëzitë dhe tregoni realisht se doni më shumë familjarët tuaj në emigracion e veten tuaj; sepse qeveria antipopullore Rama-3 ka fshehur 800 milionë euro, reminitanca të dërguara nga tē afērmit e familjeve tuaja dhe me dredhi u kërkon t’a votoni sërisht…; që juve, meqë s’dini t’i kuptoni hiletë e tij, të mbani sërisht në pushtet tyre një klasë politike mercenare, haptazi antipopullore, siç ēshtē triada PS-PD-PL dhe aleatēt e tyre mercenarë politikē antidemokratë.

Mendoj se ēshtë detyrë imediate e domosdoshme, pēr gjithë pensionistët e tē papunët, që tē votojmë të keqen mē të vogël, partitë e reja politike; të cilat ende nuk dinë akoma sesi bëhet Shteti Unik Ligjor Kombētar i munguar i Shqipërisë, por nuk janë të rrezikëshme, antishqiptare dhe antidemokratike si klikat antipopullore tē dyadēs keq’qeverisēse Edi Rama – Sali Berisha; të cilēt jo nuk dinë, se injoranca politike mund të falet,; por nuk duan tē ketë Shqipëria një Shtet Kapitalist Ligjor e Patriotik, me njē Ligj Themelor, siç e ka afirmuar Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (shkruar në vitin 1787 dhe ratifikuar e në përdorim që nga viti 1788 deri  mē sot;) ku, siç dihet botērisht, tre fjalët e para janë “Ëe the People…”, pas të cilave vijon – affirm that the government of the United States exsist to serve its citizens.”.

Me shumë shpresē dhe goxha trishtim e zhgënjim, jam duke pritur qē jo rinia tejet e përgjumur e shumica në emigrim, por pensionistēt të kuptojnë faktin e thjeshtë se duhet tē rrēzojnē pa tjetēr e doemos, nē votimet e 11 maj 2025, klasën politike antipopullore ekzistuese; e cila padrejtēsisht nuk mbron interesin e pērgjithshëm kombētar; sepse me pucin antikushtetues tē marrēveshjes politike Berisha- Rama, kryer brenda gjysmë ore më 21 prill 2008, ka tradhëtuar totalisht demokracinë kapitaliste në Shqipēri, ka përmbysur Republikën, ka pushtuar me kompllot antikushtetues Pushtetin kryesor té Pavarur Legjislativ; i ka mohuar Popullit të drejtēn për të qēnur Sovran…; sepse i tillē, njē Popull Sovran, mund tē jetë vetēm kur zgjedh në Zona Elektorale Një emērore Përfaqsuesit e vet, siç janë Deputetēt e Popullit, jo anëtarë partish parlamentare, por Antarë të Shtetit Unik Kombëtar Ligjor; të cilët nuk lejojnë asnjëherë, siç fatkeqësisht e tragjikisht ka ndodhur, qé, administrata me nomenklaturë të kufizuar politike e Pushtetit të Pavarur Shtetëror Ekzekutiv, fillimisht të pushtojē Administratēn e Përherëshme Civile të Republikēs; pastaj, me pucin antikushtetues të kryer brenda gjysëm ore më datën 21 prill 2008, t’i pushtojë nē mir’besim e me keqdashje Sovranit Popull Pushtetin e Pavarur Shtetēror Legjislativ, pér tē robēruar edhe Pushtetin e Pavarur Shtetēror Gjyqēsor, kryeherit kēshtjellēn kryesore tē saj, sic ēshtē Gjykata Kushtetuese e Republikēs.

Mendoj se ka arritur momenti historik qē Populli Shqiptar të zgjohet nga gjumi e ndëshkojë me zgjedhje elektorale tradhëtaret e shērbētoret e veta politike të pabesa dhe intrigante kundër Popullit Shqiptar të sinqertë e të pērulur; siç janē pushtetet e pērkohshme politike, ose krejt klasa politike antipopullore, pushtet mbajtëse me dredhira mercenare politike antishqiptare; për t’u vetëpajisur “Ne, Populli Sovran i Shqipërisë…”, me Pushtetin e  munguar të Pavarur Shtetëror Legjislativ, ose Parlamentin e Republikës së Shqipërisë; qē ēshtë,  pushtuar tradhëtisht me pucin antikushtetues të 21 prill 2008 nga oligarkët politikë Edi Rama – Sali Berisha.

Populli i Shqipërisë duhet doemos të kryejë Revolucionin e vet Mental Elektoral, duhet t’i rikthejë vetvetes tagrin e të zgjedhurit të 100 Deputetëve Kombëtarë, anëtarë të Shtetit Unik Kombëtar; të cilët duhet të organizohen e funksionojnë në grupe parlamentarë bazë qarku, për të kontrolluar sipas procedurës kushtetuese të Shtetit Unik Kombëtar, me prudencë e vendosmëri kategorike, edhe aneksin politik të parlamentit me gjithsej 40 deputetë partiakë; nga të cilët minimumi 21 syresh përfaqsojnë pozitën e administratës së përkohshme qeverisëse politike, kurse maksimumi 19 opozitën.

Kēshtu ndahet Shteti Unik Ligjor Kombētar nga segmentet kriminale tē lidershipit të pushteteve të përkohëshme politike; që kanë guxuar të kryejnë destruktivitete antikushtetuese dhe veprimtari antikombëtare nga 21 prill 2008 deri sot, kur është data 10 janar 2025.

Kështu funksionon Pushteti i Pavarur Unik Shtetēror Legjislativ; që, në emër e shërbim plot besnikëri ndaj Sovranit Popull, afirmon e imponon detyrimin se: “Çdo Qeveri në Republikën Parlamentare të Shqipērisë ekziston për t’i shërbyer qytetarëve të vet.”.