Thoma Goga: U ” mbars” mali “të pjellë” parti!

41
Sigal

 U “MBARS” MALI QË TË PJELLË PARTI…

U “mbars”mali që të pjellë “Parti”

Po ku dëgjojnë fshatarët, qytetarët, kur flakën vendit ia venë të parët gjyqtarët, qeveritarët…?!

Nga defteri Çeços –

Defteri i Çeços me kujtime “ngul” ca romuze si gozhdët e Nastradinit. Epo, çoban hesapi! Shkruan shpejt e me nxitim. Kujton se kështu kursen kalemin…Shikoni çfarë shkruan Çeçua në një faqe me njolla djathi e shëllire:

“… Më në fund shpëtuam edhe ne; e ngritëm edhe shoqatën e bagëtive të imta. Pse më të mençme janë bagëtitë e trasha? Apo pse në radhët e tyre ka dhe gomarë, që bëhen kryetar?!…Jo more vëlla, të mos kesh sot një shoqatë, të marrin për budalla…

Meqë nuk mbeti gjë e gjallë pa u organizuar nëpër partira e nëpër shoqata, morëm vesh haberin më të ri; do të dalë një parti e re. Llafi mori dhen’ dhe pemët vendosën të bëjnë shoqatën më të re. Kjo sëmundje e ka “ëmbrin”: “Shoqatomani”. Në fund të fundit “të ndrejtat” dhe liritë e tyre kush do t’i mbronte? Vetëm kështu mbronen “Mushkritë jeshile”. Programi në këtë shoqatë ishte i qartë; të ruhen nga ajo e mallkuar sopatë, nga zjarri dhe të shtonin qelizat e “mushkrive”. Shkurt të shtonin radhët e tyre me gjak të ri…

“… Më në fund shpëtuam edhe ne; e ngritëm edhe shoqatën e bagëtive të imta. Pse më të mençme janë bagëtitë e trasha? Apo pse në radhët e tyre ka dhe gomarë, që bëhen kryetar?!…Jo more vëlla, të mos kesh sot një shoqatë, të marrin për budalla…!

Pasi shoqata u miratua në instancat përkatëse, u vendos të bëhej mbledhja e parë. Të zgjidhnin kryesinë dhe një kryetar. Hardhia dhe Kacavjersi, si më të shpejtët, bënë njoftimet. Porta është e hapur për të gjitha racat, fiset pa dallim feje, krahine dhe ideje…

Ishte një ditë e bukur pranvere. Pemët e fisit të të ëmblave si Molla, Qershia, Dardha ishin veshur me të bardha. Nga ana e të thartave si Limoni, Kumbulla, Shega dëgjoje vetëm të qeshura. Më hijerendë ishte Dafina, Plepi, Qiparisi, Vidhi dhe Lisi. Në një anë rrinin shkurret me kryetare të vetëzgjedhur Ferra. Po fundja asaj i takon. Kot nuk thonë : ”E ka marrë ferra uratën…” Po kush ta merrte, domatja që e do një hu në tajare se nuk e mban veten fare?… Ama, në shoqatë e ndjenin veten të barabartë. Prisnin momentin emocionant. Në presidiumin e vogël të improvizuar u ngjit më i moçmi ndër pemët, i lavdishmi Rrap. Për moshën që kishte gjynah t’i thoshe “zdap”. Po ja, lexonte mirë edhe pa gjyslyke edhe pse kishte vetëm një sy…

 

 Pemët e fisit të të ëmblave si Molla, Qershia, Dardha ishin veshur me të bardha. Nga ana e të thartave si Limoni, Kumbulla, Shega dëgjoje vetëm të qeshura. Më hijerëndë ishte Dafina, Plepi, Qiparisi, Vidhi dhe Lisi. Në një anë rrinin shkurret me kryetare të vetëzgjedhur Ferra. Po fundja asaj i takon. Kot nuk thonë : ”E ka marrë ferra uratën…”.

– Gjyshi im, ndjesë pastë, – tha me emocion ai,- më ka lënë si amanet një fjalë të urtë: “I ka hyrë pyllit data, që kur gjeti bishtin spata…” Prandaj, që të ndihet zëri ynë, të ngrihet më lart shoqata. Pleqësia dhe Kodi Zgjedhor, – vazhdoi Rrapi,- na detyroi të zgjedhim kryesinë e shoqatës.

U dëgjuan ca duartrokitje frenetike.

– Komisioni dhe pleqësia, – vazhdoi Rrapi, që veshët e kishin lënë para mendjes, – duke njohur meritat tuaja, inteligjencën dhe ngarkesën, vendosi që për kryetar të jenë tri kandidatë: Lisi, Plepi dhe Qiparisi.

Kandidaturat ishin të goditura. Kë të shaje?! Të gjithë me CV të shkëlqyer, nga 2 e 3 universitete. Për gjuhë të huaj kishin mësuar të gjitha gjuhët e kafshëve. Përparësi kishin ata që dinin edhe “gjuhën” e gjarpërit… Filluan të bëheshin llogaritë; sa vota mund të merrte Qiparisi, Plepi, Lisi?!

– I hapni sytë mirë kur votoni. I ngrini të dyja duart përpjet se do t’i numëroj vetë…,– përfundoi Rrapi.- Unë tërhiqem nga kryetarllëku se po më soset vaji kandilit…

Këtu filloi kthesa. Edhe Lisi për arsye shëndetësore, u tërhoq. Pas tij edhe Qiparisi. Bëri një deklaratë se po merret me punë studimore. Do të mbronte doktoraturën mbi arkitekturën e varreve. Kështu kryetar mbeti Plepi. Deshi – s’deshi, me votë pa votë u bë kryetar.

– Po ç’emër t’i vëmë shoqatës, mo?- pyeti një andej nga fundi.

– Shoqata e hurit…

Duartrokitje, urime, përqafime. “Të na rrojë “Shoqata e hurit!”.

Kur mbaroi edhe kjo ditë, filluan andrallat. Kush tha që ka mbaruar punë sopata? Ajo edhe tani, që ju po lexoni, vazhdon me ritmin “varda”. Zjarret janë ulur këmbëkryq brenda në “mushkri”… Pylli është bërë tullac. Kryetar Plepi thërret e bërtet se pemëve po u humbet rraca. Mbledh fakte dhe i çon në gjykatë. Po ku dëgjojnë fshatarët, qytetarët, kur flakën vendit ia venë të parët gjyqtarët, qeveritarët…?!

 

Kur mbaroi edhe kjo ditë, filluan andrallat. Kush tha që ka mbaruar punë sopata? Ajo edhe tani, që ju po lexoni, vazhdon me ritmin “varda”. Zjarret janë ulur këmbëkryq brenda në “mushkri”. Pylli është bërë tullac. Kryetar Plepi thërret e bërtet se pemëve po u humbet rraca. Mbledh fakte dhe i çon në gjykatë. Po ku dëgjojnë fshatarët, qytetarët, kur flakën vendit ia venë të parët gjyqtarët, qeveritarët…?!

Në çdo zyrë që hyn Plepi, i përgjigjen sikur të jenë në një mendje.

– Ik more hu, ti je pemë pa koqe!…”.

E Plepi ikën me bishtin ndër shalë. O i shkreti plep! Sa shumë u përpoqe e mbete kokë L…”

Ky defteri Çeços të lë pa fjalë se gjithmonë është aktual…Sidomos tani që mali “u mbars” e do pjellë ca parti të tjera. Mos u fiqirosni! Të vjetra, të reja njëlloj janë nga vlera…

Meqë nuk mbeti gjë e gjallë pa u organizuar nëpër partira e nëpër shoqata, morëm vesh haberin më të ri; do të dalë një parti e re.