Sokol Olldashi: “Si po mbledh Rama klientët e vjetër të pushtetit të ri”

561
Sigal

Ministri i Transporteve, në replikë me Kryeministrin e ri, i  argumenton se propozimet e ekspertëve ndërkombëtarë janë të tejkaluara

 Sokol Olldashi, ministri i Transportit,  duke sjellë në vëmendje pjesëmarrësit e konferencës, deklaroi se, takimit dyditor të socialistëve i ishin bashkangjitur pseudo-ekspertë, të cilët i cilësoi si klientët e vjetër të Bashkisë së Tiranës. “Analizova pak se çfarë është kjo konferencë, ç’përfaqëson dhe kush merrte pjesë. Le ta nisim me pjesëmarrësit. Kemi të bëjmë me një rreth të mbyllur pseudo-ekspertësh, është një rreth influence që shfaqet herë si konkurrent, herë si këshillues, herë si anëtar jurie, është rrethi i klientëve të Ramës si kryetar bashkie”, -tha Olldashi. Ndërkaq, referuar propozimeve të dala nga Konferenca, Olldashi u ndal në disa prej tyre, për të cilat dha dhe komentet e tij. “Plani kombëtar, që vendi është ndarë në 12 qarqe e dimë të gjithë. Ligji për planifikimin territorial detyron hartimin e një plani kombëtar, propozimi bie, se e ka zgjidhur ligji prej dy vitesh. Propozimi i dytë ishte që Kryeministri të jetë një lloj trajneri në njohjen e rajoneve, çfarë Rama e ka dëshmuar se nuk njeh mirë rajonet. Moratoriumi për bregdetin lidhur me ndërtimet pa leje, praktikisht ne jemi në moratorium. Kontrolli i territorit nuk mund të bëhet me fushata ndëshkimore” tha ai. Në përfundim Ministri i Transporteve nuk la pa ironizuar propozimet e ekspertëve për piramidën dhe vilën e Enver Hoxhës. “Që nga Piramida mund të rrëshqitet, këtë, fëmijët e Tiranës e dinë, por që rrëshqitja mund të bëhet nga poshtë lart këtë asnjëri s’e dinte. Pastaj propozohet që filozofët të hyjnë në dhomën e gjumit të Enver Hoxhës, të mendohen dhe të thonë si do jetë Shqipëria. Imagjinoni Ramën që mbyllet 3 muaj në dhomën e Hoxhës, i vetmi që do pranonte është Koçoja, por edhe atë mbetet ta pyesim”, përfundoi Olldashi.

Ekspertët ndërkombëtarë, klientët e vjetër të Bashkisë

Pak ditë më parë  është zhvilluar një konferencë e të ashtuquajturve ekspertë, të cilët bënë propozimet e tyre për mënyrën se si duhet të kontrollohet dhe administrohet territori në vend. Duke qenë se gjatë këtyre ditëve ne funksionojmë edhe si qeveritarë edhe si opozitarë, mora dhe analizova ç’është kjo konferencë që bëri zoti Rama, ç’përfaqëson dhe cilët ishin ekspertët që u ftuan nga z. Rama në Shqipëri për t’u treguar shqiptarëve si duhet apo si do të qeverisen në të ardhmen e afërt.

Andreas Ruby :

  • Anëtar jurie në Konkursin Ndërkombëtar për Zhvillimin Urban të Tiranës
  • Anëtar jurie në konkursin për sheshin “Skënderbej”

Martin Sobota:

  • · Fitues i konkursit “Dy Kulla” në zonën verilindore të Stacionit të Trenit

Peter L. Ëillson:

  • · Fitues i konkursit për Masterplanin e Qendrës së qytetit të Korçës, në kohën që kryetar bashkie ishte zëvendëskryeministri i ardhshëm, z. Niko Peleshi;
  • · Projektues i disa objekteve në Tiranë
  • · Anëtar jurie  në  projektin “ Sytë e Tiranës”

Xaveer De Getyer :

  • Anëtar jurie  në Konkursin Ndërkombëtar për Zhvillimin Urban të Zonës Jugore të Tiranës ;
  • Fitues në konkursin për sheshin “Skëndërbej”.

Rossana Atena

  • Anëtare jurie në projektin Arkitektonik të Kompleksit Urban në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit me Bulevardin (Unazën).

Ëiny Maas

  • Fitues  në konkursin  e projektit  Arkitektonik të Kompleksit Urban në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit me Bulevardin (Unazën),
  • Fitues  në  konkursin“ Tirana një kryeqytet Europian “ për objekt polifunksional 7 kate me 1 kat shërbime dhe 3 kate parkim nëntokë, në rrugën “ Murat Toptani”,
  • Fitues në konkursin: “Lake Side Hall” për objekt polifunksional 3 dhe 9 kate, me 2 kate parkim nëntokë, në rrugën “Sami Frashëri”
  • Fitues në  konkursin “Projektimin e Xhamisë  dhe Muzeut të Tiranës të Bashkëjetesës Fetare”
  • Fitues i çmimit të dytë të konkursit për sheshin “Skënderbej”

Bjarke Ingels

  • Fitues i konkursit  “Projektimi i Xhamisë dhe Muzeut të Tiranës për Bashkëjetesën Fetare”.

Johan Anrys

  • Anëtar jurie në  projektin Arkitektonik të kompleksit Urban në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit me Bulevardin (Unazën) ,
  • Anëtar jurie në Konkursin  Ndërkombëtar për Zhvillimin Urban  të Zonës Jugore të Tiranës
  • Anëtar jurie në konkursin “Projektimi i xhamisë dhe muzeut të Tiranës për Bashkëjetesën Fetare”
  • Fitues i konkursit për Sheshin “Skëndërbej”

Valerio Olgiati

  • Pjesëmarrës në  projektin Arkitektonik të Kompleksit Urban në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit me Bulevardin (Unazën)
  • Anëtar jurie në konkursin  “Projektimi i Xhamisë dhe Muzeut të Tiranës dhe Muzeu për Bashkëjetesën” Fetare.

Freek Persyn:

Anëtar jurie në konkursin e  projektit “ Sytë e Tiranës”

Pra kemi të bëjmë me një rreth të mbyllur, një rreth influence që, sikurse  ju tregova, shfaqet herë si konkurrent, herë si anëtar jurie dhe herë si fitues. Thënë ndryshe, ky është thjesht rrethi i klientëve të vjetër të z.Rama si Kryetar Bashkie apo po thërret në forcë për pushtetin e ri.

Por, kush ishin propozimet e ekspertëve të Ramës:

Propozimi i parë: Të krijohet një plan kombëtar për zhvillimin e vendit në 12 rajonet e tij.

– Vendi ka masterplanet e zhvillimit sektorial, për secilin drejtim, ndërkohë që, ligji për Planifikimin Territorial, në nenin 89 detyron hartimin e një plani kombëtar të zhvillimit. Pra, ky propozim bie, sepse ligji e ka zgjidhur këtë prej të paktën dy vjetësh.

– Në prill 2013, në bashkëpunim me USAID, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, ka përfunduar draftin e termave të referencës për hartimin e planit, dokument që qeveria e ardhshme do ta gjejë mbi tryezën e punës.

Propozimi i dytë ishte që: Kryeministri i zgjedhur të jetë trajneri që njeh specifikat e çdo rajoni

– Deri më sot z.Rama ka dëshmuar që ka një mosnjohje të thellë, por për këtë nuk e ndihmojmë dot.

Propozimi i tretë: Të vendoset një moratorium për Bregdetin. Të mos lejohet asnjë ndërtim për 6 muajt e studimit të territorit, në mënyrë që të krijohet një planifikim për Bregdetin dhe kuadër i posaçëm ligjor.

– Praktikisht, ne jemi nën moratorium dhe z.Rama duhet ta dijë këtë, ose të paktën ekspertët duhet t’ia kishin thënë. Ligji në fuqi, nuk lejon asnjë ndërtim, përsa kohë nuk janë miratuar planet e zhvillimit. Praktikisht edhe ky propozim është i paqenë.

Propozimi katërt: Duhet të këtë një fazë të shkatërrimit të ndërtesave të jashtëligjshme në Bregdet.

Kontrolli i territorit, (z.Rama duhet ta dinte këtë se ka qenë Kryetar Bashkie dhe n.q.s nuk e dinte duhet t’ia kishin treguar ekspertët e tij), është një kompetencë që, me kërkesë edhe të z.Rama, atë kohë Kryetar i Bashkisë Tiranë, iu kalua, në vitin 2007, njësive vendore. Kontrolli i territorit nuk mund të ushtrohet si ekspeditë ndëshkimore,  por duhet të jetë një mision i vazhdueshëm i pushtetit lokal.

Propozimi i pestë: Nga legalizimi i ndërtesave informale të vendoset një taksë, e cila duhet të investohet po në atë zonë për të garantuar zhvillimin.

– Edhe në këtë rast z. Rama duhet ta dinte, ose ekspertët e tij duhet t’ia kishin thënë, që tarifa e parë që paguan çdo aplikant për legalizim, është pikërisht ajo për ndikimin në infrastrukturë. Secili aplikant, paguan 0.5 për qind të vlerës së ndërtimit, shumë kjo që i kalon pikërisht pushtetit vendor, ku ndodhet ndërtimi informal për të përmirësuar infrastrukturën e kësaj zone. Propozimi praktikisht nuk ekziston, sepse është i zgjidhur prej vitesh.

Propozimi  i gjashtë: Piramida të rinovohet, pjesa e jashtme të përdoret për rrëshqitje lart poshtë

– Rrëshqitjet janë gjithnjë nga lart-poshtë. Nuk ka rrëshqitje nga poshtë-lart. Për me tepër, aty rrëshqitet prej vitesh dhe nuk  kishim nevojë për dhjetë  ekspertë që të na tregonin atë që kalamajtë e Tiranës e dinë prej dekadash.

Propozimi i shtatë dhe i fundit: Tek vila e ish –diktatorit Enver Hoxha, inovatorët të bëjnë seminare dhe studime. Filozofët të bëjnë seminar duke jetuar tre muaj brenda dhe të bëjnë propozime për të  ndryshuar ligjet dhe për t’i përmirësuar ato.

– Se pari, duhet të imagjinojmë se ç’mund të prodhojë mendja e Edi Ramës, nëse e mbyllim për tre muaj, sikurse propozohet, në ish-dhomën e gjumit të Enver Hoxhës. Se dyti, e kemi shumë të vështirë të identifikojmë një të dytë që do të ishte i gatshëm të izolohej tre muaj me të. Na mbetet të pyesim një herë Koçon, meqenëse është edhe si punë filozofi. Përfundimisht, e gjithë konferenca, sikurse e shihni, është një takim klientësh, është një rithirrje në punë e klientëve  të vjetër të Bashkisë së z.Rama.  Se çfarë i bënë këta klientë Tiranës, e keni parë, sesi  e kanë ndarë këta klientë Tiranën, sapo ua tregova. Sesi po përgatiten ta ndajnë këta klientë Shqipërinë nesër, merreni me mend vetë.