Rreth shkëputjes nga ‘Berishizmi’

93
Nga Mehmet Elezi
Kërkojnë me u shkëputë nga “berishizmi”. Berishizmi është pak a shumë periudha me protagonist Berishën.
Sigal

Mos duan të thonë:

-me u shkëputë nga NATO? Anëtarësimi në NATO u bë me Berishën kryeministër;

-me u shkëputë nga e vizita e presidentit amerikan në Shqipëri? Presidenti Bush erdhi në Tiranë kur Berisha ishte kryeministër;

-me u shkëputë nga pavarësia e Kosovës? Deklaratën ‘Kosova do të bëhet e pavarur’, Presidenti Bush e bëri në krah të Berishës kryeministër;

-me u shkëputë nga lëvizja e lirë? Ëndrra e shqiptarëve me dalë lirisht nëpër Europë u përmbush me Berishën kryeministër;

-me u shkëputë nga rrugët dhe infrastruktura bashkëkohore e vendit? Tuneli i Thirrës, tuneli i Qafës së Kërrabës, Rruga e Kombit, mija kilometra rrjet rrugor i asfaltuar, u jetësuan me Berishën kryeministër;

-me u shkëputë nga dyfishimi i rrogave e i pensioneve? Me 2006 një mësues paguhej me 23.000-25.000 lekë në muaj, më 2013 paguhej me 53.000-55.000 lekë në muaj.

Ka “berishizëm” jashtë këtyre?

Sa për ata që shpallin se PD-së i duhet një kryetar kaq vjeç, dhe përcaktojnë saktësisht sa vjeç duhet të jetë, kjo të kujton letrat nëpër xhamet e kafeneve: “Kërkojmë kameriere me eksperiencë, të moshës 25-35 vjeç”.