Terrori në Sarandë/ Ky është noteri që u grabit dhe iu dhunuan familjarët, shuma që morën

322
Sigal

Ky është noteri Thoma Kaçi që është grabitur në Sarandë dhe që grabitësit ia dhunuan familjarët.

Persona te armatosur me kallashnikov kanë hyrë në një apartament në pronësi të noterit të njohur Thoma Kaçi 63-vjeç në Sarandë.

Maskat kanë lidhur familjarët dhe kanë arritur të marrin 20 mln lek të vjetra. Policia ka ngritur pika te shumta kontrolli ne qytet. Forca te shumta ne vendin e ngjarjes

Policia e Sarandës njoftoi se rreth orës 08:10, në sallën operative ka telefonuar Kaçi, banues në lagjen nr.4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh. Mësohet se grabitësit po ashtu lidhën dhe dhunuan familjarët e tij.

Noteri nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Policia ka shkuar në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 20.10.2021, rreth orës 08:10, në sallën operative Sarandë, ka telefonuar shtetasi T. K., banues në lagjen nr.4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh.

Shtetasi T. K. nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.