Dhëndri i Topallit jep dorëheqjen si konsull në Paris, ndërsa vëllai i saj, Gjon Çoba dorëhiqet si konsulli i Milanos
Mësohet se, Konsull shqiptar, në Francë ka dhënë dorëheqjen. Ai quhet Luis Ejlli. Po kështu edhe dy familjarë të afërt të saj janë dorëhequr nga postet që mbajnë në konsullatën shqiptare të Milanos. Njëri prej tyre është vëllai i saj, Gjon Çoba, që ishte konsull i Milanos. Ndërkaq, djali i Neritan Cekës është dorëhequr para pak kohësh, nga përfaqësia e Ambasadës së Vjenës, ndërsa vetë Neritani, nuk e ka dhënë ende dorëheqjen.
Epidemia e emërimeve
Ndofta asnjëherë më parë, diplomacia shqiptare nuk kishte katandisur në këtë gradë, si këto vitet e fundit, kur konsullatat tona përfaqësoheshin, nga njerëz inkopetencë dhe të pashkolluar, në degët diplomatike. Por nga ana tjetër, ata ishin certifikuar me kartën e identitetit, si pjesëtarë të familjeve të pushtetarëve. Nga njëra anë kjo ishte fitore e madhe e politikanëve të maxhorancës dhe nga ana tjetër, kjo përbënte një turp për shqiptarët. U desh një sherr në Vjenë, emrat e familjarëve të politikanëve tanë të binin në sy. Por këtë radhë, për sherrin e krijuar. Megjithatë, djali i Cekës, apo dhëndri i Topallit ishin vetëm një pjesë e vogël e ajsbergut të tarafeve familjare, ku nepotizmi kishte shkelur mbi parametrat e profesionalizmit. Sepse në Bari konsull i Përgjithshëm ishte daja i dhëndrit të Berishës, Ndërsa dhjetëra të tjerë, kishin mbushur zyrat e Ministrisë së Jashtme, duke kaluar kohën me misra të pjekur, ndërkohë, që ne kërkonim prej tyre të na ndihmonin për integrimin në Evropë. Duket se urdhri i Ramës për ta spastruar Ministrinë e jashtme nga nepotizmi, i ka detyruar disa prej tyre të japin dorëheqjen dhe për t’u marrë me bizneset private, apo me pasionet e tyre. Kështu, p.sh, njëri prej tyre mund të vazhdojë rrugën e muzikës, një tjetër, punën e arkitektit, dikush do të merret me ekonomi, ndonjë tjetër me sport, por ajo që dihet është se asnjë prej tyre nuk kishte investuar në kulturën diplomatike për ta merituar emrin e konsullit. Në këtë mënyrë, turpi që mbuloi hapësirën diplomatike të tetë viteve të fundit, nuk mund të korrigjohet me asgjë. Sepse ndërkohë, diplomatët e karrierës, qëndrua në shtëpitë e tyre duke parë në televizor se si konsujt shqiptarë, joprofesionistë, pasi kishin hequr pantallonat e shkurtra, veshën kostumet diplomatike. Dhe brenda një dite u vetëshpallën më profesionistë se profesionistët. Dukej sikur në Shqipëri ishte mbytur një vapor me diplomatë të karrierës dhe kishin mbetur vetëm dhëndurët apo dajallarët e krerëve demokratë, që do të përfaqësonin Shqipërinë nëpër botë.
Dorëheqja
Dorëheqja e filluar nga dhëndri dhe vëllai i topallit, treguan se së shpejti, një epokë e re, mund të fillojë në Ministrinë e Jashtme, ku për herë të parë të vlerësohen profesionistët. Kjo gjë, nuk mund të thuhet me siguri, pa u verifikuar procedura me të cilën do të konkludojnë zyrtarët e Partisë Socialiste. Por nëse edhe at do të veprojnë në të njëjtën mënyrë duke shpërblyer dhëndurët e vet, atëherë do ishte më mirë që Shqipëria të mos kishte fare ambasada apo konsullata. Ku injoranca ka bashkudhëtuar me turpin. Kjo histori duhet të marrë fund, me mbylljen e këtij mandati të demokratëve i cili padyshim do të kujtohet si epoka e diplomacisë së dhëndurëve. Më poshtë po japin një tabelë të pjesshme me emrat e familjarëve të disa prej zyrtarëve demokratë. Kjo listë është shkëputur nga botimet periodike të bëra në mediat shqiptare deh përfshin vetëm një pjesë ët vogël të sëmundjes së nepotizmit. Përveç të tjerave këtu po rikujtojmë deklaratën e ish-ambasadorit Roland Bimo, diplomat karriere, i cili tha se: Të gjithë pjesëtarët e maxhorancës së sotme qeverisëse kanë të emëruar nëpër ambasada në botë një nip, një vëlla, një motër, një kushëri”.
Diplomatët shqiptarë, familjarët e qeverisë
Vëllai i Jozefina Topallit (Konsull Milano) – Gjon Çoba
Dhëndëri i Jozefina Topallit (Paris) – Luis Ejlli
Daja i dhëndrit të Sali Berishës (Konsull i Përgjithshëm Bari) –Bashkim Bekteshi
Gruaja e Arjan Starovës (Londër) – Teuta Starova
Gruaja e Sherefedin Shehut (Drejtore e Auditit në MPJ) – Dashuri Shehu
Vëllai i Gerti Bogdanit (MPJ) – Albjon Bogdani
Djali i Neritan Cekës (Austri) – Egin Ceka
Gruaja e Rahman Selmanllarit (MPJ) – Suela Selmanllari
Vajza e Ali Spahisë (Konsulle e Përgjithshme Milano, shkelje ligjore, ka nënshtetësi të huaj) – Nausika Spahia
Gruaja e Aldo Bumçit dhe vajza e Safet Zhulalit – Ilda Zhulali (konflikt interesi)
Djali i Fatos Bejës (MPJ) (konflikt interesi) – Sokol Beja
Kunata e Fatmir Mediut (New York)
Vajza e Agim Shehut (Vjenë) – Alma Shehu
Vajza e Ilir Banos (MPJ) – Albana Bano
Vajza e Jemin Gjanës (Kosovë) – Lorena Gjana
Daja i ministrit Spiro Ksera, disponon dhe shtetësi greke (Konsull në Janinë) – Jani Dako