Rushan Dosti: Shkëlqim Ago, kuçovarogjirokastriti që i ka dhënë emër Kuçovës

87
Sigal

Ka qënë fat për mua që të njihem e të miqësohem me këtë njeri në vitet më të vështira të tranzicionit shqiptar, pas viteve 1997, kohë kur njerëzit më shumë luftonin se sa bashkoheshin me njëri tjetrin. Pikërisht në ato momente të vështira, një grup shokësh e shoqesh, u bashkuam dhe botuam gazetën lokale, në shkallë Qarku, “Orakulli i Tomorrit, me financues zemërmadhin Zylyftar Plaku. Mes shokësh ishte dhe kuçovari Shkëlqim Ago, që në ato vite punonte në naftë, por që kishte pasion gazetarinë në veçanti dhe median në përgjithësi. Pas kësaj, bashkëpunimi ynë do të vijonte gjatë në fushën e gazetarisë dhe librit”.

Ai me AND nuk është kuçovar, por është lindur dhe rritur në Kuçovë dhe pas kaq shumë vitesh ndihet më kuçovar se sa kuçovarët autoktonë. Siç ka pohuar vetë e ka filluar punën në sektorin e naftës me pantallona të shkurtëra dhe u rrit bashkë me naftëtarët kuçovarë, për të cilët ka vlerësimin maksimal si njerëz të punës dhe kulturës. Është i thjeshtë, bujar e fisnik si ai e askush tjetër. Vështirë të gjesh një njeri me vlera shumëdimensionale si naftëtari, intelektuali, gazetari, shkrimtari, enciklopedisti kuçovarogjirokastrit Shkëlqim Ago. Edhe sikur të mundohesh të shtosh diçka në portretin e këtij njeriu, nuk ke çfarë shton, pasi ai e ka plotësuar vetë staturën e tij, jo me fjalë, por me punë e djersë. Askush sa ai nuk ka shkruar e studiuar për Kuçovën, qytet që ai e rendit mes qyteteve më në zë të kulturës shqiptare. Kuçova dhe kuçovarët në shpirtin dhe zemrën e Shkëlqim Agos, janë dy emra që kultivohen dhe vaditen me shumë dashuri. Natyrshëm dhe magjishëm, Kuçova pulson në çdo kapilar të gjakut të kronikanit të zellshëm e të palodhur Shkëlqim Servet Ago. Ka qënë fat për mua që të njihem e të miqësohem me këtë njeri në vitet më të vështira të tranzicionit shqiptar, pas viteve 1997, kohë kur njerëzit më shumë luftonin se sa bashkoheshin me njëri tjetrin. Pikërisht në ato momente të vështira, një grup shokësh e shoqesh, u bashkuam dhe botuam gazetën lokale, në shkallë Qarku, “Orakulli i Tomorrit, me financues zemërmadhin Zylyftar Plaku. Mes shokësh ishte dhe kuçovari Shkëlqim Ago, që në ato vite punonte në naftë, por që kishte pasion gazetarinë në veçanti dhe median në përgjithësi. Pas kësaj, bashkëpunimi ynë do të vijonte gjatë në fushën e gazetarisë dhe librit.

Njeriu që përcjell mirësi e pozitivitet

Shkëlqimi është lindur më 15 Nëntor të vitit 1955 në qytetin e Kuçovës, atherë “Qyteti Stalin”. Babai i tij, Serveti ishte me origjinë nga Golemi i Gjirokastrës, por kishte ardhur në Kuçovë si shumë të tjerë, për të punuar në sektorin e naftës. Këtu ai filloi punë dhe ndërtoi familjen e tij dhe nga gjirokastrit u denatyruzua në kuçovar. Në Kuçovë ai gjeti qytetin e punës, dijes dhe kulturës dhe dëshira e tij ishte që fëmijët të rriteshin e edukoheshin me këtë frymë. Shkëlqimi, jo vetëm, arsimin 8vjeçar e kreu në shkollen “18 Tetori” dhe  më pas kreu arsimin e mesëm në Teknikumin e Naftës në shkollën që mbante emrin e njërit prej dëshmorëve të naftës. Myrteza Kepi. Ai zgjodhi degën mekanike dhe me inteligjencën që zotëronte, u dallua dhe u vlerësua si një nxënës shembullor. Në këtë shkollë, ai gjeti mbështetje, mirëkuptim, dashuri e respect, të cilat u kthente ndërsjelltas shokëve, shoqeve dhe mësueve të tij.  Etja për dije e kulturë, burimet e së cilës ishin të shumta në Kuçovën e atyre viteve, e shtynte djaloshin që të mos ngopej asnjëherë. Edhe pse filloi punë në sektorin e naftës, për t’i ardhur në ndihmë familjes së tij, nuk rreshti së lexuari e studiuari për të realizuar ëndrrën e tij të madhe, për të vijuar studimet e larta, por për shumë vite kjo ëndërr mbeti sirtarëve të burokracisë së kohës. Vonë, shumë vonë, pas viteve të tranzicionit politik u dipllomua në Shkencat – Politike – Administrative në Universitetin e Beratit. E ka filluar punën në naftë në  shkurt të vitit 1977, siç kujton ai vetë “erdha në naftë me pantallona të shkurtëra dhe u largova me mjekër e faqe të bardhë”.  Një jetë të tërë në naftë u karakterizua nga pasioni dhe dashuria për punën, demonstroi aftësi e përvojë pune profesionale.

Nga viti 1977 deri në vitin 2020, krahas punës së lodhshme, ai gjente kohë të argëtohej duke vënë emrin e tij si korespodent në disa Gazeta të kohës. Preferonte temat me karakter social – shoqëror dhe kryesisht trajtimin me vërtetësi të arritjeve të qytetit të naftëtarëve në të gjitha fushat e jetës. Në vitin 1998, kohë kur në Berat nisi botimin Gazeta lokale “Orakulli i Tomorrit”, Shkëlqim Ago u bë zëri i pare i kuçovarëve së bashku me kuçovarët e tjerë Estref Matarangasi e Dilaver Xhelili. Në të gjitha eventet dhe ngajrjet e kohës, Çimi përcillte mirësi e pozitivitet. Gjithçka që bënte për shtypin apo më pas me botimin e librave, ia dedionte familjes së tij, bashkëshortes, djalit dhe vajzës, tek të cilët gjente frymëzimin.

Gazetar, shkrimtar, enciklopedist

Shkëlqim Ago vijon të jetë një zë i fuqishëm publicistik e mediatik në Kuçovë e më gjerë. Krahas artikujve dhe shkrimeve analitike të botuara periodikisht në shtypin e kohës, ai ka botuar disa libra monografikë e artistikë. Në librat e tij yënë vend, personazhe të artit dhe kulturës të rritur e formuar në Kuçovë, ese nga jeta e vështirë e emigrantëve, tema të historisë si dhe studimet enciklopedike dhe fotoalbumi mijra faqesh për jetën e naftëtarëve kuçovarë.

Tashmë në moshën 70 vjeçare, ai kujton me nostalgji vitin 2001, kur botoi librin e tij të parë me titull” O bukuri pushto botën “, një libër i mbushur me mbresa dhe kujtime nga jeta e emigrantëve, libër që u mirëprit nga lexuesit. Një vit më pas, më 2002, boton  librin “S’ua kam thënë të tëra”, për të kulmuar në vitin 2002 me librin e tij jetësor të titulluar “Në naftë të gjithë kemi ardhur me pantallona të shkurtëra”,  dedikuar kuçovarëve naftëtarë, që punonin në sektorin e naftës, midis të cilëve ishte dhe vetë autori. Por burimi i frymëzimit të tij do të rridhte ashtu si ata puset e naftës që ndonjëherë shpërthenin në sipërfaqe. Në vitin 2004, ai vjen para lexuesit kuçovarë me librin monografik “Per ty Agim Shuke”, kushtuar Artistit të Merituar Agim Shukes, një figure dhe personalitet i njohur dhe i dashur në Kuçovë, për faktin që në këtë qytet kishte hedhur hapat e tij të para në rrugën e vështirë të artit dhe kinematografisë shqiptare. Ende pa u tharë boja e këtij libri të mirëpritur, në vitin 2005 hedh në treg librin me sentenca “Urtë e butë” dhe “Historiku i Perondisë”, me bashkautor të ndjerin Estref Matarangasi. Po në këtë vit, pas një pune të gjatë dhe voluminoze me shumë sakrifica financiare, boton librin më me vlerë për këtë qytet, “Kuçova enciklopedi”, ku është gjithë jeta dhe aktiviteti i njerëzve të punës dhe dijes,  që kanë kontribuar në vite në qytetin e naftëtarëve. Në vitin 2013, emri tij stampohet në kopertinën e librit, “Rrëfenjat nga odat popullore” dhe librin “Djemtë e Soses, Salës e tërë mëhallës”. Në 2008 ka botuar librin shkollor për klasat e 5 – ta të titulluar “Vendlindja”. Në vitin 2014 botoi librin “Autondarje” dhe në vitin 2016 librin me ese nga tema e emigrimit “Shqipërinë mbaj në zemër “. Prej vitesh, së bashku me publicistin Fejzi Murati, punojnë për botimin e librit historik “Kuçova qytet i lindur nga nëntoka”. Autori ka gati për botim librin voluminoz me titull, “Kuçova the Best”, shkruar në shqip dhe anglisht, për të cilin ka shumë vite që punon. Në këtë libër me karakter historik pasqyrohet e kaluara e Kuçovës që nga viti 1903 gjer në ditët e sotme. Shkëlqim Ago për kontribut shumëdimensional është dekoruar me Urdhërin “Naim Frashëri “. Në vitin 2001, në kuadrin e një ankete të përvitshme, që organizon Bashkia e Kuçovës, shpallet “Njeriu i vitit”. Veprimtaria e Shkelqimit është mjaft e pasur cilësore me tematikë të larmishme. Në vitin 2015 është zgjedhur Kryetar i Shoqatës Kulturore Kuçova dhe në maj të vitit 2018 merr titullin “Ambasador i Paqes”. Në të gjithë veprimtarinë e tij letraro – artistike, Shkëlqim Ago spikat si një intelektual me bagazh të gjerë kulturor, njeri me shpirt të madh ku brenda tij ka mbirë fara e mirësisë.