Rushan Dosti: Gramoz Hodaj, “Dekani” i shtatë mjekëve të familjes së madhe Hodaj

250
Sigal

“Gramoz Hodaj, konsiderohet si “dekani” i familjes së madhe Hodaj, nga e cila kanë dalë e shërbejnë në profesionin e vështirë të mjekut, plotë 7 pjesëtarë. Siç thotë Gramozi, merita e arsimimit të familjes, i takon nënës së tij, mësueses së nderuar në Berat, Makbules, e cila si nënë, por edhe si mësuese, i edukoi fëmijët, nipërit e mbesat me dashurinë për dijen, shkollën, librat dhe njerëzit….”


Njeriut në rrugëtimin e jetës së tij, për hir të së vërtetës, i mbeten në kujtesë ngjarje, episode, gëzime e hidhërime, por kurrsesi nuk mund të fshihen nga memorja, emrat e shokëve e miqve, me të cilët ke nisur rrugëtimin. Në ditarin e jetës sime, kam me dhjetra e qindra emra shokësh, por këtë herë zemra më tha të hedh ca radhë, për një mik e shok të veçantë, mjekun e mikun e të gjithëve, djalin beratas, Gramoz Hodaj. Jam njohur për herë të parë me të para 40 vjetëve, kur ende të panjohur, filluam punë si ushtarak në Berat, unë gjitharmësh e Gramozi, mjek në spitalin ushtarak. Që në takimin e parë pashë një djalë simpatik, me trup sportisti dhe shumë inteligjent. Të impononte respekt e të bënte për vete. Ishte i ri në profesion, por lexonte shumë literaturë jo vetëm mjekësore, por edhe libra artistikë. Falë vullnetit dhe pasionit të tij për mjekësinë, Mozi, shkroi histori suksesi dhe hyri në armatën e mjekëve që besonin në betimin e Hipokratit dhe që më shumë të shërojnë me fjalë e zemër se sa me receta ilaçesh. Edhe pse detyrat na ndanë fizikisht, shpirtërisht mbetëm miq e shok të vjetër edhe pse jetoj epokën e pensionimit. Gramoz Hodaj, konsiderohet si “dekani” i familjes së madhe Hodaj, nga e cila kanë dalë e shërbejnë në profesionin e vështirë të mjekut, plotë 7 pjesëtarë. Siç thotë Gramozi, merita e arsimimit të familjes, i takon nënës së tij, mësueses së nderuar në Berat, Makbules, e cila si nënë, por edhe si mësuese, i edukoi fëmijët, nipërit e mbesat me dashurinë për dijen, shkollën, librat dhe njerëzit….

Mjeku që jetën e ka lidhur me jetën e pacientëve të tij

Mbasi mbaroi arsimin 8 vjeçar dhe të mesëm në Berat, Gramozi zgjodhi profesionin më human, por dhe më të vështirë, atë të mjekut. Ishte koha kur të gjithë ëndërronim që të bëheshim dikushi e të jetonim jetën ashtu siç e miritonim. Dhe ky djalosh që për mësuese kishte patur nënën e tij, të ndjerën Makbule, plotësonte të gjitha kriteret për të shkuar për studime në Fakultetin e Mjekëssë, apo në fakultetin e ëndrrave të tija. E nisi me shumë dëshirë e pasion dhe në vitin 1983, përfundon me rezultate të shkëlqyera, si mjek i përgjithshëm. Ishte me fat, që pas përfundimit të studimeve dhe diplomimit si mjek, emërohet në qytetin e tij të lindjes në Berat, mjek me uniformë ushtarake në Spitalin Ushtarak, ku gjeti nmgrohtësinë dhe mbështetjen e mjekëve me përvojë, kolegëve të tij  të ndjerit Sami Pero, Eslem Hasanaj, kryeinfermierit Muhamet Hysko dhe personelit sanitoro – infermier. Një mjek profesionist, por më shumë fisnik dhe human. Lexonte literature mjekësore dhe letërsi artistike ku preferonte shkrimtarë të njohur botërorë si Markes. Remarku, Balzaku, Tostoi, Hygoi dhe kollosët e letërsisë shqiptare Ismail Kadarenë dhe Dritëro Agollin. Pas dhjetë vjet punë në Berat, së fundmi, Shef i Shëndetësisë në Divizionin e Beratit,  në vitin 1994 specializohet për radiologji të sëmundjeve pulmonare né Spitalin Qëndror Ushtarak Tiranë. Tashmë rruga për të plotësuar profilin e tij si mjek i kualifikuar dhe i dobishëm për njerëzit, ishte hapur plotësisht. I bindur se pas specializimeve, do ta linte qytetin e Beratit, qytetin që ai e do me shpirt dhe nuk endërron me asnjë qytet tjetër, vendosi të ndiqte rrugën e specializimeve të tjera. Në janar të vitit 1993 transferohet në Tiranë me detyrë Shef i Shërbimit Ambulator në Spitalin Qëndror Ushtarak dhe  në vitin 1994 emrohet Zëvëndësdrejtor i Përgjithshëm i Spitalit dhe Kryetar i Komisionit Epror për të përcaktuar aftësitë fiziko- shëndetësore të ushtarakëve në FA. Në vitin 1998 riemrohet shef i shërbimit ambulator në SQU, shërbim që e njihte mirë. Kudo që shërbeu la emrin e njeriut dhe mjekut të mirë, i atij mjeku për të cilin shoqëria dhe shëndetësia jonë ka shumë nevojë. Pavarësisht rezultateve të larta në punë, ai mendonte vetëm për specializime. Nuk vonoi dhe në vitin 1989 – 1991, për dy vjet, ndjek specializimin për Mjeksëi Interne në Fakultetin e mjekësisë, QSTU Tiranë. Për kontributin dhe vlerat e tij si mjek, në vitin 1999, emërohet Shef i Mjekimit dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Drejtorinë e Shëndetësisë në Ministrinë e Mbrojtjes, ku ka punuar me mjekun e shquar dhe shokun e tij më të mirë doktor Luan Nikollari, tashmë ndarë nga jeta. Gjatë kësaj kohe Doktor Gramozi, ka kryer edhe një detyrë shtesë, atë të Kordinatorit Ndërkombëtar me mjekësinë e NATO-s gjatë luftës në Kosovë. Ai ka marrë pjesë me trupat mjekësorë që vepronin në Gjegjan – Morinë, nga dita e dytë e bombardimeve të NATOS deri në kthimin e refugjatit më të fundit në Kosovë. Rikthehet në Tiranë dhe në vitet 2004 – 2008 kryen detyrën e Kryeinspektorit në Inspektoriatin Shëndetësor të Ministrisë së Mbrojtjes dhe njëherësh këshilltar mjekësor pranë Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe në Ministrinë e Mbrojtjes së FA. Në vitin 2008 emërohet Shef i Shërbimit të Gastrohepatologjisë dhe mjek në urgjencë. Karriera e tij si mjek dhe ushtarak vijon në vitet 2010 – 2015 si Shef i Shërbimit VIP në Spitalin Ushtarak, më pas Shef i Shërbimit të Mjekësisë Interne në Urgjencë duke vijuar punën në vitin 2022 e në vazhdim si Sheh i Departamentit të Mjekësisë Interne në SUT. Përveç detyrave si mjek dhe drejtues I kualifikuar, Gramoz Hodaj, ka shërbyer edeh si përkthyes në aktivitetet e ndryshme mjekësore – ushtarake, dhe jo vetëm, në gjuhën angleze. Ai ka qënë përfaqësues i Mjekësisë Ushtarake në Bruksel – NATO. Ai ka,kryer edhe specializime të ndryshme në Itali, SHBA, Greqi, Turqi, Hollandë, Skoci, Gjermani etj. Për meritat e tij është nderuar me urdhra e medalje të ndryshme nga Ministria e Mbrojtjes dh nga shumë vende të ndryshme, anëtare të NATO-s.

Shtatë mjekë nga një familje

Është unikal fakti që nga familja e madhe Hodaj, shtatë pjesëtarë të saj, kanë zgjedhur rrrugën e vështirë të mjekësisë. Që të gjithë mjekë të njohur e kontributorë të shquar të shërbimit shëndetësor. Pas Gramozit, vjen bashkëshortja e tij Age Hodaj, mjeke mikrobiologe që për vite të tëra ka shërbyer si Shefe e Laboratorit në Spitalin Qëndror Ushtarak në Tiranë dhe SUT. Ajo jep leksione për mikrobiologjinë në Fakultetin e Mjekësisë Tiranë, Aktualisht punon si mjeke mikrobiologe në një klinikë private. Djali i familjes së “vogël” Hodaj, Irgeni, është diplomuar dhe specializuar në Ankara, si mjek Neurokirurg dhe shërben si mjek në Spitalin Universitar të Traumës (SUT). Nipi i Gramozit, Taulant Olldashi, është specializuar për mjek ortoped dhe ka shërbyer në SUT, spitalin Hygea dhe aktualisht është mjek ortoped në Breme të Gjermanisë. Mbesa e doktor Gramozit, Blertina Olldashi, është mjeke Endokrinologe dhe shërben në Spitalin Hygea. Nipi tjetër Eder Hodaj, ka studiuar për Fizioterapi dhe korpusi i mjekëve të kësaj familje të madhe mbyllet me kunatën e Gramozit, Arjana Hodaj me profesionin infermiere.

Nga kjo familje nuk gjen asnjë pjestar që të mos jetë me shkollë të lartë profesionale, duke përmbushur kështu një amanitin e nënës dhe mësueses së tyre, të paharruarës Makbule Hodaj. Vajza e doktorit, Buljana Hodaj, është diplomuar për juriste dhe punon në Ministrinë e Drejtësisë. Mbesa, Ilirjana Olldashi punon si gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundra Korrupsionit dhe mbesa tjetër Gëzime Hodaj, që jeton në Greqi, është me profesion jurist. Për ta plotësuar gjithë staturën e kësaj familje po e myllim me dy vëllezërit e doktorit, Edmondi, diplomuar si ekonomist dhe Selmani si mësuses matematike dhe drejtues në sektorin e arsimit.

Po i mbyll këto radhë me një meditim filozofik të doktor Gramozit: “Gjithçka që kam mësuar nga jeta, është se jeta vazhdon. Jeta nuk është asgjë, por asgjë nuk vlen më shumë se ajo. Nëse nuk bëjmë diçka çdo ditë që të ndihemi të gjallë, ne vdesim dalëngadalë. Ndaj çdo mëngjes vrapoj të kap ditën, t gëzoj atë, ta marrë siç më vjen dhe njerëzit siç më vijnë…!”