Gratë gjatë gjithë historisë së njerëzimit kanë ndriçuar me mundin dhe gjakun drejt tunelit të errësirës në kërkim të lirisë së tyre. Ka shumë prej tyre që janë anonime; nuk ju dihen as emrat. Por trime dhe liridashëse ato mbeten martire të tokës mëmë.
Edhe në historinë e Shqipërisë ka gra dhe vajza shqiptare që ia kanë dhuruar jetën e tyre Shqipërisë. Disa nga ato kanë qenë udhëheqëse shteti si Mbretëresha Teuta, si dhe luftëtare të tjera që me sakrificat për liri dhe forma të tjera të rezistencës qëndruan krenare përballë armikut dhe betejave të shumta. Nuk mund të rri pa përmendur Dhaskalina Boubulinën, Shote Galicën, Motrat Qirjazi, Elena Lukrecia Peskëpia, Elena Gjika-Dora d’Istria,, u rreshtuan përkrah si motrave të tyre europjane, që me mendjen dhe penën e tyre ndriçuan dhe kontribuan në lirinë e popujve.
Më vonë vijuan të shfaqen shumë figura nga poetja Maria Antonia Braile, Eleni Bukura Altamura, duke vazhduar me veprimtaret modeste, që ishin shkrimtarët e viteve 30. Më pas me luftëtaret që u rreshtuan krah për krah burrave në Luftën Nacional clirimtare, të frymëzuara nga atdhedashuria dhe idealizmi shumë gra dhe vajza shqiptare vërshuan në luftë për të çliruar Shqipërinë. Por edhe pas çlirimit ato kontribuan në ndërtimin e vendit në të gjitha fushat e jetës. Ato kishin një qëllim të ndanin lirinë me burrat, për të dalë në pah në sajë të punës dhe mundit. Por fatkeqësisht ndanë me to edhe skllavërinë e individit të diktaturës si; vështirësitë ekonomike. Të maskuara me dyfytyrësinë e progresit. Megjithatë si në çdo kohë pati gra që u dalluan jo vetëm për aftësitë, por edhe për guximin që treguan duke kundërshtuar diktaturën e egër si shkrimtarja Musine Kokalari, shkencëtarja Sabiha Kasimati, që lanë gjurmë të thella dhe hyn në historinë e Shqipërisë jo vetëm në letërsi dhe shkencë, por u bënë shembull trimërie, force, Integriteti moral deri në flijimin e jetës për lirinë e fjalës së lirë. Dhe kur më në fund kur muri i madh i ideologjisë komuniste u thye dhe ra mbi vajzat dhe gratë shqiptare filluan luftën për ndërtimin e një demokracie të vërtetë, luftë që po vazhdon deri sot me një tranzicion të stërzgjatur. Po të hedhim vështrimin rreth nesh, nëpër botë ndeshesh me gra kryeministre, presidente, gra që kanë luajtur rol shumë të rëndësishëm në skenat politike si Theçeri, Merkel etj., gra që u kurorëzuan me çmimin Nobel. Edhe gratë shqiptare po kontribuojnë në të gjitha fushat e jetës. Por egziston edhe ana tjetër e jetës, me tmerret dhe krimet, e kam fjalën për dhunën ndaj gruas, keqtrajtimin që ju bëhet nga ana psikologjike, fizike, ekonomike. Dhuna në familje ka marrë përmasa tronditëse. Diskriminimi që po ju bëhet grave dhe vajzave deri në vrasje. Gruaja keqtrajtohet konsiderohet si objekt seksi. Ky realitet dëshmon se përparimi i teknikës, shkencës, teknologjisë nuk ka mundur ta zhduk krimin tek njeriu, prirjet shekullore të patriarkalizmit nga seksi më i fortë duke ju imponuar seksit më të dobët “delikat”duke përdorur dhunën fizike dhe verbale.
Në ekuacionin e çuditshëm njerëzor ku qenia njeri bëhet e barabartë me 0, ndodh që shtypja të shëndrohet në 0 potencialin e mrekullueshëm qenien që lind njeriun, ashtu si jep biollogjikisht jetëm është e aftë të jap vepra dhe kryevepra në shumë fusha të jetës. Festa e Marsit u pa tek ne si festë, por në të vërtetë kjo ditë përkujton protestë dhe duhet parë si burim meditimi i thellë, jo vetëm për të sotmen, por edhe për të ardhmen. Si burim ndërgjegjësimi për ne gratë jo vetëm për detyrimet që kemi, por edhe për të drejtat. Lulet që dhuruan burrat nuk duhet të jepen vetëm për ditën e festës, ato përveç bukurisë dhe brishtësisë, karakterizohen nga guximi, sepse mimoza apo lulet e tjera, megjithëse sfidojnë dimrin dhe ngricën. Ato përfaqësojnë vullnetin, guximin e gruas që pa humbur bukurinë, finesën dhe ëmbëlsinë e saj (cilësi karakteristike për femrën) sfidon dhe hedh poshtë ngricën, acarin që sjellin paragjykimet dhe arrin të mbijetojë duke lulëzuar në rrezet e diellit.