Rajna Kovaçi: Rëndësia e arsimimit dhe emancipimit të gruas, kusht i rëndësishëm për zhvillimin e shoqërisë

227
Sigal

Rilindja e grave sjell paqe universale

Dora  d’Istria

 

Elena gjika Dora d’Istria lindi në Bukuresht në 22 Janar 1828, nga prindër shqiptar. Në  një nga veprat e saj  Dora d’Istria theksonte rëndësinë  e arsimimit të njerzve dhe sidomos të grave si dhe emancipimin e tyre. “Sepse injoranca është shkaku kryesor i mjerimit të turmave, pasi nuk i lejon të mbrojnë të drejtat e tyre. Ndërsa për  politikanët thoshte “Atyre ju intereson vetëm përmirësimi i kushteve të tyre të jetesës….” “Demokracia nuk arrihet pa masa dhe në mënyrë brutale. “Prandaj, elementi kyç është edukimi i masës. Shkrimi dhe leximi është hapi themelor, për të kontribuar në arsimimin e të gjithëve.

“Arsimimi duhet të fillojë nga shtresat më të varfëra të popullsisë dhe për të vendosur barazinë gjinore  që përbën ekzistencën dhe që theksohet në cdo fe. Duke e paraqitur Perëndinë jo vetëm si Krijues, por edhe si Atin e njerëzimit, të krishterët u mësuan t’i shihnin të gjithë njerëzit si vëllezër. Prandaj, asnjë qenie inteligjente nuk është e izoluar nga pjesa tjetër e njerëzimit. Edukimi me moral i njerëzve duhet të bëhet përmes edukimit familjar, detyrë që tradicionalisht u besohet grave/nënave”.

Si rezultat del në pah problemi që është i lidhur ngushtë me edukimin e grave:” Gratë, si nëna, duhet të arsimohen për t’i edukuar fëmijët e tyre që të duan vendin e tyre. Kështu dalin disa karakteristika themelore: njohja e elementit të marrëdhënies femërore të gruas; ato përkufizohen si një brez që transmeton  ndryshimet më të thella shoqërore. Problemi lind me edukimin e femrave.

Dora d’Istria përdor një qasje gjinore ndaj çështjeve të ndryshme që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe shëndetit femëror. Hulumtimi i saj historik e ka lejuar të studiojë rolin historik shoqëror të luajtur nga gratë në popullata dhe në kohë të ndryshme dhe të nxjerrë përfundimin se “Shpesh funksjoni i grave dhe nënave nuk ishte vetëm ai riprodhues, por në shumë raste ato kishin një funksion publik të rëndësishëm..”

Dora d’Istria e përcaktonte familjen si themelin e shoqërisë. “E ardhmja e shoqërisë varet nga vetë familja. Në fakt, edhe brenda kufijve të mosnjohjes së të gjitha privilegjeve që kishin, gratë e krishtera të Evropës Lindore dhe Perëndimore”…

Kjo nuk do të thotë se ajo nuk e konsideroi të padrejtë diskriminimin femëror. Por ajo ishte e bindur se statusi i inferioritetit të grave nuk i atribuohej një pabarazie të supozuar, por te grupi i ngjarjeve historike të traditave të kulturës së një populli që kishin konsoliduar supremacinë e burrave mbi pjesën tjetër të shoqërisë. Por ajo ishte e ndërgjegjshme se edhe në botën me fe të krishtere egzistonte injoranca, varfëria, mungesa e emancipimit, keqtrajtimi i grave, pabarazia gjinore. Por nga Krishterimi do li në përfundimin se :”të gjithë burrat dhe gratë ishin të barabartë dhe të lirë si fëmijë të Perëndisë. Ndërsa në fetë e tjera gruaja nuk kishte dinjitetin e duhur, dhe kjo kishte shkaktuar prishjen e atyre shoqërive si rjedhojë ishte prishur familja. Nëpërmjet   familjes kalon përparimi dhe ndryshimi i shoqërive njerëzore”.

Sipas Dora d’Istrias”Nëse në një shoqëri në të cilën baballarët, bashkëshortët mbronin vatrën shtëpiake, ndoshta e përjashtonin së tepërmi rolin publik të gruas, nga ana tjetër, ajo kishte penguar strukturat mbështetëse të shoqërisë dhe për rrjedhojë edhe familjen dhe sipas saj ata bënin që familja të korruptohej në mënyrë të pariparueshme….”

“Prandaj, edukimi i gruas duhej të kishte një premisë: për të drejtat e grave sepse e ardhmja e kombeve varet nga gruaja, nga emancipimi i tyre..Roli i nënës që i është caktuar gruas është themelor sepse asaj i është besuar detyra e formimit të brezave të së ardhmes.” Ajo e theksonte se  “Krishti nuk ishte as grek, as barbar, as burrë e as grua”,  Ajo  identifikonte  burimin e parimit të barazisë në doktrinën e krishterë që ishte norma e sjelljes që duhej ndjekur. Ajo gjurmonte histori femërore duke rindërtuar ngjarjet më domethënëse biografike të perandoreshave të Bizantit në një mënyrë të veçantë përmes së cilës u përpoq të demonstronte se pjesëmarrja e grave në qeverisje ishte prova më elokuente se teoritë e poetëve dhe filozofëve të lashtë për gratë ishin pabaza.

Ajo ishte e bindur për epërsinë morale të brendshme të vlerave më autentike të krishtera, të cilat kishin gjetur aplikimin e tyre në sferën shoqërore politike në Revolucionin Francez dhe që po merrnin formë edhe në luftërat për emancipim.

Në veprat e saj që kishin lidhje me gratë dhe të drejtat e tyre, në qendër të reflektimit të saj, ajo vendosi të drejtat e pacenueshme të individëve dhe dinjitetit të tyre dhe mund të thuhet se në një farë mënyre qëndroi duke argumentuar se demokracia nuk ishte gjë tjetër veçse zbatimi i këtyre vlerave në shoqërinë njerëzore. Gjë që në fakt nuk do të kishte ndodhur kurrë në botën myslimane. Ajo gjithashu akuzoi filozofët e shekujve 17 dhe 18 se nuk i kishin kushtuar vëmendje problemit të përmirësimit të gjendjes së grave.

Ashtu si teoricienët e tjerë të lëvizjes së emancipimit të shekullit të 19-të, ajo argumentoi se origjina e pabarazisë mes burrave dhe grave nuk ishte e natyrës biologjike, por sociale, pra për shkak të një tradite kulturore për të cilën gratë nuk ishin të arsimuara. Pra, gratë ishin të huaja ndaj dijes pikërisht sepse nuk ishin të arsimuara…..

“Kjo gjë rezultoi heqjen e përjashtimit të grave nga politika dhe lejonte konsolidimin e opinioneve të rreme për inferioritetin e tyre natyror. Për të treguar se gratë nuk ishin biologjikisht inferiore, ajo iu referua faqeve të Ungjillit, moralit ungjillor që parashikonte barazinë e të gjithë qenieve. njerëzore.

Ajo  argumentonte se zhvillimi i arsimit, i jetës, i aktiviteteve të mundimshme do të kishte kontribuar në përhapjen e nocioneve kryesore shkencore dhe do të kishte ushqyer inteligjencën e njerëzve duke e zhdukur injorancën. Në këtë mënyrë gratë mund të kishin marrë pjesë  aktive në jetën intelektuale të shoqërisë: zhvillimi i trendit të aftësive mendore femërore do të kishte sjellë përfitime për të gjithë komunitetin si dherritjen e dashurisë për atdheun.  Ajo  shkruante: “Shpirti patriotik fillon e rritet me mendimin; meqenëse është e vështirë t’i bashkëngjitet një atdheu që nuk i dihen mirë betejat apo përmasat. Tani kur fryma patriotike ka zënë rrënjë të thella në zemrat e grave, ajo fiton një fuqi të re. Pra, emancipimi i gruas lexohej në kontekstin e njohjes së të drejtave të barabarta, por jo të mohimit të elementeve që karakterizonin qenien femërore. .

Dora d’Istria qëndronte edhe kundër ekstremeve të individualizmit, edhe kundër liberalizmit ekstrem të moralit, që përjashtonte të gjitha kufizimet dhe impononte respektin si ligjin e vetëm të shoqërisë absolute, pra të gjitha tendencat individuale. Ajo  kundërshtoi luftën e ushtruar ndaj institucioneve si familja dhe martesa, sepse këto institucione mundësonin përparimin e njerëzimit. Në të vërtetë, ajo ishte e bindur se nuk mund të kryheshin reforma të rëndësishme që synonin rivendosjen e barazisë morale, politike dhe civile ndërmjet gjinive, duke u hapur luftë institucioneve laike e të konsoliduara si familjes apo martesës.

Problemi kryesor ishte realizimi i reformave civile, që sipas saj ishte mundësia për t’i dhënë fund situatës së rëndë të inferioritetit intelektual material juridik, në të cilën gjendeshin gratë. Aktivizimi i grave në një rol të fuqishëm aktiv në politikë si dhe shoqëror. Arsimi ishte problemi kryesor, një koncept shumë i dashur për Dora d’Istria, ose më saktë ishte premisa e domozdoshme  për çdo formë progresi politik dhe shoqëror.

Dora d’Istria, ishte gruaja e vetme me merita shumë të mëdha Një intelektuale e rrallë poliglote, kozmopolite dhe profeministe, Dora d’Istria ishte një grua e jashtëzakonshme,

“Gruaja e vetme me merita të mëdha” kështu e përshkruante Paolo Mantegazza Princeshën Dora d’Istria. Dhe  vërtet ajo kishte shumë merita. E vlerësuar ndër personalitetet më të mëdha të asaj kohe, edhe  nga Garibaldi, i cili e quajti “heroinë” dhe “shpirt që synon idealet më të larta”, Dora d’Istria ishte një figurë e jashtëzakonshme e shekullit të nëntëmbëdhjetë e botës evropiane e më gjerë.

Përtej angazhimit politik dhe shoqëror, jeta e Dora d’Istria kishte ngjyrime nga ngjarje unike dhe synime të jashtëzakonshme. Duke folur rrjedhshëm në më shumë se shtatë gjuhë të huaja, ajo shkoi përtej kufijve të Evropës si dhe vizitojë Shtetet e Bashkuara. Ajo frymëzoj shkrimtarin e madh amerikan Longfellow për të shkruar poemën e Skënderbeut.  Dhe nëse kjo ishte tashmë e pazakontë për një grua të asaj kohe, profesoresha Otilia Dorotea Borcia na informon për ngjarje të tjera unike në të cilat Dora d’Istria ishte protagoniste. Ajo ishte gruaja e parë që ngjiti majën e Mont Blanc në 1855. Perandori i Brazilit, një burrë shumë i kulturuar, e takonte për të diskutuar mbi politikën dhe shoqërinë. Ajo u bë qytetare nderi e shumë shteteve të ndryshme të botës, anëtare e disa Akademive të Shkencave etj.etj. Idetë e saj për gjendjen e grave ndikuan aq shumë te intelektualët bashkëkohorë, sa që juristi Gabba ia kushtoi asaj monografinë “Çështja e grave dhe Princesha Dora e Istria”. Etj. Megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, Elena Gjika vdiq  në 17 nëntor 1888.

Elena Gjika ishte luftëtare e vërtetë, me shumë ide politike, përparimtare, progresiste,sociale, kulturore, që i paraprinte kohës kur jetoj. Kishte korespondencë me De Radën dhe me shumë intelektualë, politikanë, shkencëtar, shkrimtarë njerëzit me të njohur të kohës. Ajo  mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kulturore përparimtare të Evropës dhe përkrahu Rilindjen Kombëtare Shqiptare, duke mbajtur  lidhje të ngushta me personalitete të shquar si: Dhimitër Kamarda, Zef Jubani, Zef Serembe, Thimi Mitko etj. I kushtoj Shqipërisë një varg studimesh si: “Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore” (La nationalité albanaise d’après les chants populaires, 1866), “Les ecrivains albanais de l’Italie Méridionale” (Shkrimtarët shqiptarë të Italisë Jugore, 1867), “Gli albanesi in Rumenia” (Shqiptarët në Rumani, 1873) etj., ajo vuri në dukje nëpërmjet këngëve popullore historike luftën shumëshekullore të popullit shqiptar për liri. E bëri të njohur Shqipërinë dhe folklorin e saj të mrekullueshëm në arenën ndërkombëtare.

afirmuar si shkrimtare, publiciste dhe shkencëtare në nivelet më të larta botërore. Shkrimet dhe veprat e saj i publikonte në gjashtë gjuhë evropiane. U bë e njohur me veprën “Femeile in Oriente” (“Gratë e Orientit”, Paris, 1860), më pas botoj  vepra në gjermanisht “La Suisse allemande” (Zvicra gjermane, Gjenevë 1856, 4 Vëllime; Bot. II, Zyrih 1860, 3 Vëllime), ku i bënte një përshkrim Zvicrës dhe popullit të saj, në një pjesë të saj përshkruante ngjitjen në malin Monk. Më pas  “Les femmes en Orient” (Gratë në Orient, Zyrih 1859, 2 Vëllime) dhe “Des femmes, par une femme” ajo përshkruante emancipimin e grave. Botoi tregimin “Au bord des lacs helvétiques” (“Lundrim në liqenet zvicerane”, Gjenevë, 1861) si dhe “Ekskursions en Rouméllie et en Moree” (Ekskursione në Rumeli dhe More, Zyrih 1863, 2 Vëllime). Në shenjë mirënjohjeje për ndihmesën e dhënë në njohjen e çështjes shqiptare nga opinioni publik botëror, patriotët rilindas dhe arbëreshët e Italisë,  Greqisë i kushtuan një  libër të titulluar: “A Dora D’Istria – Gli Albanesi” (Dora d’Istrias-Shqiptarët, 1870), një përmbledhje vjershash patriotike.