Inxh. Isuf Tushe: Nuk kemi nevojë për propagandën politike të qeverisë, por për ruajtjen e naftës, si pasuri kombëtare

194
Sigal

Isuf Tushe,
Inxh. Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike

– Shqipërinë nuk e bënë interesante zbulimi në Shpirag dhe as ai në Dumre, sepse ajo ka një perspektivëtë qartë

Shqipërinë nuk e bënë interesante zbulimi në Shpirag dhe as ai në Dumre, sepse ajo ka një perspektivëtë qartë, shumë të favorshme për nxjerrjen e naftës dhe gazit. Këto faktikisht ndodhen në kuadratin perspektivë, ku janë zbuluar disa vendburime të fuqishëm me rezerva të konsiderueshme nafte dhe gazi në ranor dhe gëlqeror, ku këta të fundit janë vërtetuar edhe si shkëmbinjë naftë-gaz gjenerues. Ky kuadrat nuk u përcaktua apriori, as nga të huajt, por me studime të detajuara nga specialistët e Institutit Gjeologjik të Naftës Fier, janë kryer punime sizmike, studime vlerësimi, janë projektuar dhe shpuar puse të thellë kërkimi nëtë dy zonat, Shpirag dhe Dumre. Kjo nuk është një gjë e re për ne specialistët e naftës dhe po e mësojm sot nga ju me propogandën që po bëni me to se gjoja na qënkan të një rëndësie të veҫantë. N.q.se nëShqipëri do ishte vëndosur vërtetë një sistem demokratik dhe jo njëbandë hajdutësh si ju që shkatërruatgjithë Shqipërinë, Industrinë e Naftës dhe Institucionet Shkencore të saj, sot këto dy zona do ishin në shfrytëzim të plotë dhe shteti do merrte fitimin për të zhvilluar ekonominë dhe rritur mirëqënien e popullit. Pra, Shqipëria jonë është e pasur me hidrokarbure dhe minerale të ҫmuara, prandaj ato nuk duheshin falur kompanive konҫesionare, por duhet tikishim zhvilluar vetë ne specialistët shqiptar, me investime nga fitimet e tyre dhe me mbështetje ligjore nga shteti. Prandajne nuk kemi nevojë për propagandën politike të qeverisë apo beniaminëve të saj jo profesionist për të na treguar perspektivën dhe pozicionin intresant apo të favorshëm të Shqipërisë.

Rezervat e pritëshme dhe komercialiteti në Shpirag janë trajtuar në një shkrim në 11 Korrik 2022, në Gazetën Telegraf, ku thuhet se: . . . “Nga eksperienca jonë e kërkimit, vërehet se vendburimet më të mëdha të zbuluara deri më sot në gëlqerorët e zonës tektonike Jonike janë vetëm dy, prandaj dhe struktura e Shpiragut mendoj se mund të jetë me të njëjtat përmasa si ato, por me rezerva shumë herë më të vogëla se ato që vjedh kompania Bankers Petroleum dhe hajdutët pas saj në pellgun naftëmbajtës Patos-Marinës-Kuҫovë. Ato dy venburime janë vërtet të fuqishëm dhe me sasi të mjaftueshme rezervash për vendin tonë, por me sa njoh unë nga eksperienca që kam në kompanitë e huaja, vështirë se Shelli mund të kënaqet me këto rezultate, sepse ato kanë kosto shumë të lartë” . . . . . . (I. Tushe).

Ndërsa në 2 Gusht 2022, në Gazetën Epoka e Re,në një shkrim tjetër theksohet . . . .“Nga studimet tona, në këto dy vendburime karbonatike, ka rezultuar se sasia rezervaveqë mund të nxirret në sejcilin prej tyre nuk i kalon 100 milion barrela, prandaj me këtë pritëshmëri kompania Shell nuk duhet të jetë shumë e kënaqur. Ana tjetër, kanë kaluar 21 vjet nga rezultati në pusin Shpiragu-1 dhe deri tani janë shpuar 4 puse dhe është në shpim një tjetër. Kjo fletë se kostua e punimeve duhet të jetë jashtëzakonisht e lartë dhe Shelli po eci me këtë ritëm deri sa ta vërë këtë zbulim në shfrytëzim të plotë i duhen disa dekada, . . . 

Tani, le të bëjmë analizën tonë të këtij vendburimi të pritshëm, thjeshtë nisur nga analogjia me vendburimet ekzistuese, si dhe nga ato deklarime shpenzimesh në këtë objekt kërkimi, për të bërë një vlerësim sa më afër realitetit dhe sa më larg falsifikimeve e demagogjive politike propagandistike.

Megjithëse nuk kemi informacion teknik për përmasat e strukturës, prapë se prapë, për të dhënë një ide për këtë objekt të pritshëm ne mund të marrim një vendburim me rezerva të nxjerrshme rreth 100 milion barrela (siҫ deklarohet pak më lart) që me një ҫmim rreth $100/barreli do të rezultonte një e ardhur totale bruto prej 10 miliard dollar apo EURO. Duke patur parasysh deklariminnga Ministrja Balluku se ky zbulim do shoqërohet me një investim tjetër rreth 6-7 milliard Euro për të vazhduar më tej, dhe atë që mund të jetë investuar deri tani – na rezulton fitimi i barabartë pothuajse me shpenzimet! Atëherë ku është gjigandi Shpirag?! Sa kohë do të duhej që këto shpenzime të merren nga kompania, dhe a do të mbetet ndonjë kacidhe për shtetin, pra për vendin tone?! Kjo ishte sa për një ide, që të kupëtohen hipërbolizimet dhe mburrjet pa hesap për arritjet dhe pritëshmërinë e ndritur të këtij vendburimi. E vërteta do të dali po të tregohen të vërtetë dhe transparent këta zyrtarët tanë që i kanë këto të dhëna, por i fshehin. Dhe fshehja e të dhënave, për të mashtruar popullin, është një shkelje e kushtetutës, është krim.

Nga kjo analiza jonë e thjeshtë e mësipërme del një konkluzion tjetër i rëndësishëm se: Kërkimi i hidrokarbureve në strukturat e reja me kompanitë e huaja konҫesionare nuk ka leverdi ekonomike, sepse ato kanë kosto shumë të lartë dhe periudha e kërkimit deri në vënien e zbulimit në shfrytëzim është shumë e gjatë, pa llogaritur këtu faktin që vendburimi nuk është i shtetit por i konҫesionarit dhe në vend të merret fitimi nga shteti – merret nga konҫesionari. Prandaj alternativa e vetëme mbetet pronësia e tyre shtetërore nën administrimin e Albpetrolit! . . . (Isuf Tushe, Caush Xhufi).

Interesantese ҫ’farë ndodh në Shpirag me këto deklarime demagogësh sik/ministri, zv/kryeministrja- ministrja, zv/ministri, “specialistë dhe ekspertë”, është se të gjithë flasin me superlativa. Të gjithë vijnë vërdallë, ca nga padituria por flasin siҫ e do partia dhe asnjeri nuk thotë të vërtetën se ҫ’farë po bëhet me puset e shpuar, rezultatet e tyre, janë në prodhim apo jo dhe pritëshmëritë e kërkim-zbulimit në atë zonë. Të gjithë gënjejnë hapur publikisht dhe sipas konjukturave politike bëjnë propagandën e radhës, duke i rënë të njëjtit fyell njëri pas tjetrit dhe në një vrimë. Megjithëse nuk ka të dhëna të besueshme nga këto puse, por bazuar në ato që kemi dëgjuar prej tyre rezulton se e vërteta është ajo që është thënë nga ne Specialistët e Naftës në shkrimet tona se, Shpiragu duhet të jetë një zbulim i zakonshëm, është ai që është dhe nuk bëhet as më i madh dhe as zvogëlohet. “Dielli nuk mbulohet me shosh dhe drapëri nuk futet në thes, thotë sovrani”! Është deklaruar se në puset Shpiragu-1, 2 dhe 4, gjatë fazës së testimit të tyre është nxjerr rreth 1,000-1,500 fuҫi naftë bruto/ditë për pus ose e konvertuar rreth 160-240 m3/ditë naftë e lehtë dhe ca gaz. Sipas një informacioni të rrjedhur nga Kompania Albpetrol, vite më parë, gazi ka përmbajtje të lartë squfuri që arrin deri në 16%, shumë e lartë, n.q.se lajmi është i sakët.

Prandaj mos u eksitoni shumë ju qeveritar, “ekspertë dhe specialistë”, jo profesionist, kur nuk njihni historinë e zbulimeve tona mundohuni të pyesni ndonjë naftëtar, punëtor të thjeshtë se nga specialistët ju keni frikë dhe qëndroni larg tyre, se sa të mëdhenj, sa të fuqishëm, sa ishin debitet e puseve dhe ҫ’farë cilësie është nafta e vendburimeve të zbuluara para Ozurpimit të Shqipërisë nga bandat tuaja politike-qeveritare! Në vendburimet e vegjël, me puset e parë, ne kemi marrë debite nafte edhe më të larta nga ato që deklaroni ju për Shpiragun dhe disa herë më të larta në vendburimet Visokë, Cakran, Gorisht, Ballsh, që ishin vërtet lubi, pa përmëndur këtu atë në Patos-Marinës që do mbetet në histori si i papërsëritshëm, ndërsa Shpiragu nuk na duket se përafrohet me ndonjërin prej këtyre.

Vazhdon propoganda me Shpiragun, rriten premtimet dhe justifikimet me krizën

Sipas Gazetës x, në 19 Nëntor 2022, propoganda arrin në Qytetin e Vlorës, ku k/ministri deklaroi se:“Në Shpirag është zbuluar një sasi e konsiderueshme nafte dhe gazi, dhe presim që në fillim të vitit të ardhshëm të dimë sasinë dhe cilësinë, ndërkohë kemi rënë dakord me presidentin e Azerbajxhanit, për të ndërtuar në Shqipëri një rafineri e cila do t’i japë fund varësisë së naftës që ne kemi për konsum këtu në vend, pastaj do flasim prapë për çmimin e naftës, sa e kanë të tjerët dhe sa e kemi ne. Koha që jetojmë ka sjellë një fatkeqësi të tretë rradhazi për ne, merreni me mend sa shumë mund të kishim bërë nëse nuk do të spostonim fondet për të ndërtuar shtëpitë e të prekurve nga tërmeti, apo kur ndaluam gjatë pandemisë. Dhe sot lufta ka ardhur jo me detyrimin për t’u ngritur e shkulur nga shtëpia, me bomba, por ne sot jemi në kushtet kur lufta na kërcënon me të tjera armë. Të gjithë Europën, me energjinë e kthyer në armë dhe me inflacionin e luftës që është prezent në çdo moment kur njerëzit blejnë diçka.

Ne po punojmë intensivisht, edhe kur ra tërmeti dhe pandemia dhe dëgjonim laraskat që thoshin ndërprit investimet, ne nuk do të heqim dorë nga ambiciet dhe objektivat tona. Ne do të arrijmë që energjinë ta prodhojmë të tërën këtu në vend, madje pjesën tjetër t’ua shesim ne të tjerëve, e jo ata ne. Kjo kërkon kohën e vetë, kërkon durim, por jemi duke i hedhur hapat”.

Analizë mbi faktet dhe propogandën

Hey “Bacë”, specialistët e naftës pak a shumë e dinë se ne nuk jemi si Arabia Saudite apo Lindja Mesme,e dinë pozicionin gjeografik dhe gjeologjinë e tyre, e njohinmirë pozicionin gjeografik dhe gjeologjinë e vendit tonë, si dhe shpërndarjen e pasurive natyrore. Duke njohur këto dhe arritjet tona në historinë 100 vjeҫare të kërkim-zbulimit të hidrokarbureve,nejemi në gjëndje të parashikojm, me ndryshime të vogla, se ҫ’farëmund të presim në Shpirag! Ai, jo vetëm që nuk është si Arabia Saudite, por do jemi të lumtur n.q.se do të jetë i madh dhe produktiv aq sa vendburimi Cakran ose Gorishti, të marrë veҫmas. Prandaj ngritja e një uzine përpunimi me idenë se do zbulojm Arabinë Saudite nëShpirag, qëvetëm të përpunoj naftën e lehtë që do nxirret atje, është një gabim i rëndë apo faj tjetër, po aq i madh, sa ai që bëre kur more vendimin më absurd dhe skandaloz për prishjen e UPTHN Ballsh.

Shkencëtarët e përpunimit të naftës e kishin studiuar mirë përbërjen hidrokarbure të naftave tona dhe pozicionin gjeografik të vendburimeve ekzistuese të zbuluaraderi në atë kohë, prandaj vendosën që të ndërtojnë UPTHN me atë teknologji dhe pikërisht në mes tëtyre, në Qytetin e Ballshit. Ajo uzinë ishte një teknologji që përpunonte naftat e rënda, të tipit Patos-Marinës-Kuҫovë-Ballsh-Gorisht-Amonicë, por dhe ato të lehta të tipit kondensat në vendburimet Cakran-Mollaj, Kolonjë-Bubullim, Delvinë, bile ajo përpunonte edhe ato që prisni ju të zbulohen në Shpiragdhe Dumre. Prandaj,ato qëkeni deklaruar dhe prapëdeklaroni ju, se naftat tona janë të rënda dhe kjo në Shpirag e lehtë ose teknologjia e UPTHN Ballsh ishte e “vjetër” dhe kjo qëkërkoni ju tëndërtoni na qënka “moderne”,etj., janëthjesht demagogji për tëjustifikuar prishjen e saj. Kjo, është njëpropogandëpolitike e pistëdhe mashtrimi i radhës qëpo i bënipopullit, naftëtarëve dhespecialistëve të sajpër tëndërtuar një uzinë përpunimi,gjoja të re, sepse me këto mënyra investimi dhe sidomos me partner tëhuaj dhe të njohur, korrupsioni me paratë e shqiptarëveështë më i sigurtë, i fshehtënjëlloj si benefitet e gazsjellësit TAP, ashtu si dhe pastrimi i tyre.

UPTHN Ballsh nuk u dërgua për SKARP se ishte një teknologji e dal mode, për këtëështë shkruar dhe folur nga shumëspecialistë, por se ajo konkuronte Oligarkët e Qeverisëtuaj në importin e karburanteve, plotësove dëshirën e “pronarëve aksionerë”që fshiheshin pas uzinës dhe doninparat,po ashtu kërkonin edhe “politikanëtdhe qeveritarët aksionerëqëka fshehur qeveria juaj dhe ato tjeratpara jush nëkonҫesionin më të madh, Patos-Marinës-Kuҫovë dhe në vendburimet e tjera ekzistuese, tëcilëtnuk ju interesonte të furnizonin UPTHN me naftë bruto, por ta shisnin atënë tregun e zi nëpërmjet doganave tuaja të korruptuara dhe parat tëdepozitohen direkt nëllogaritë e tyre bankare offshore jashtë shtetit. Pra shkurt, atë vepër gjigande strategjike, UPTHN në Qytetin e Ballshit, e shkatërroi korrupsioni i politikanëve dhe qeveritarëve. Në variantin tënd, ajo edhe po të ishte teknologji e vjetër, me pak investime, që mund ti bënte vetë qeveria juaj, do tëtransformohej në një teknologji e kohës së sotme, ashtu siҫ bënë industria petrokimike në botë me uzinat e saj mbi 100 vjeҫare.

Prandaj, me rezervat ekzistuese të naftës dhe prodhimin aktual, pa folur për zbulimet e reja, nukkaarsye qëne të varemi nga bota se i kemi me bollëk ato për nevojat tona dhe nga eksporti i disa nën produktevetë saj, sidomos në periudhë krizash,do mbushej arka e shtetit, por është keq-qeverisja dhe keq-administrimi i pasurive natyrore që na bënë ne tërsisht të varur nga bota për sot dhe përgjithmonë, nga luftrat e saj, epidemitë, termetet, etj.Historia na tregon se bota në luftë ka qënë vazhdimisht dhe ashtu do të vazhdoj. Ato kanë arsyet e tyre, janë të zakonëshme dhe bëhen midis shteteve për tëpushtuarteritore me pasuri natyrore. Prandaj sipas jush shqiptarët duhet të qëndrojn në krizë dhe varfëri ekstreme gjithë kohën, duke ju “lutur zotit” nëfushata zgjedhore, duke pritur Shpiragun apo Dumrenëme nafta të lehta,se vendburimet ja kemi falur konҫesionarëve hajdutë, dhe Azerbaxhanin që të ndërtoj rafineri të re se atë që kishim e përlaukorrupsioni. Lëri hoxhallarët dhe priftërinjët të merren me lutjet, se ata janë më afër zotit, lëri urimet ti bëjnë njerëzitë në festat dhe gëzimet e tyre, seashtu jua thotë rakia dhendërto shtetinligjor, me politika ekonomike qëshqiptarët ti shfrytëzojn vetëpasuritë natyrore, lufto korrupsionin shtetëror që po shkatërron dhe vjedh ҫdo ditëato dhe lëre drejtësinë të veproj ndaj hajdutëve.

N.q.se ne do mirë-administronim ato, nuk do kishim as pasojat e pandemisë, as tëtërmetit, as të luftës, sepse prej tyre do kishim të ardhura tëbollshme për ti përballuar ato me sukses. Këto pasoja, në Europë apo në gjithë botën nuk ndjehen aq shumë sa tek ne, as në ato shtete që i kanë me pikatore pasuritë natyrore. Ato investojn nëburime të tjera energjie për tëzbutur pasojat, por tek ne shteti mban syt ngaprivati. Situata rëndohet akoma mëtepërnga korrupsioni dhe qeveria tremb popullin ҫdo ditë me fashën e energjisë për ta tulatur, sa herë qëi dalin lakrat sheshit dhe i lutet “investitorëve” të huaj pa kapital që të vijnë në Shqipëri, i falin pasuritë publike për të vjedhursa të duan bashkë me ta,dhe po deshën mund tëinvestojn diҫka.

Keq-qeverisja dhe keq-administrimivendburimeve ekzistuese hidrokarbure, duke ja falur konҫesinarëve hajdutë e kompani, e ka raditur vendin tonëmëposhtë se fqinji ynë, Greqia, që natyralisht është vendi më i varfër në Europë për sa i përket rezervave hidrokarbure në tokë. Megjithatë, për të kompensuar mungesën e këtyre resurseve natyrore, ajo ka investuar në uzinat e përpunimit të naftës dhenë linjat e gazit, plotëson nevojat e sajme todhe eksporton tepricënqë të siguroi fitime. Ndërkohë për tëkrijuar pavarësi nga importi, ajo po investon në zonën e shelfit detare që të rriti rezervat, mbaseedhe brenda kufirit tonë, sepse ato janë baza kryesore për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqënies popullit.

Kjo demagogji dhe propogandëmashtruese e pistë e k/ministrit me beniaminët e tij, për“zbulimin e rrallë” në Shpirag, ka përqëllim tilargoj vëmëndjen popullitnga vjedhjet, korrupsioni dhe shkatërrimi i pasurive hidrokarburebashkë me asetet e kësaj industrienga bandat e hajdutëve të politikës dhe të krijoi idenë se vetëm zbulimi në Shpirag dhe ai në Dumre do të shpëtojn Shqipërinë, porjo vendburimet ekzistuese kunxirret rreth 1.5 milion ton naftë bruto/vit. E vërteta qëndron ndryshe, se zbulimin në Shpirag Kompania Shell me punimet e saj po e tëkurrë ҫdo ditë dhe ajo që po e zmadhon për qëllimet e veta është qeveria dhe opozita që heshtë. Zbulimi në Shpirag dhe në Dumre, etj., nuk zëvëndësojn kurrë prodhimin që vidhet në Pellgun Naftëmbajtës Patos-Marinës-Kuҫovë dhe atë nga vendburimet e tjera ekzistuese karbonatike, aq më tepër investimet, shpenzimet dhe abuzimet nga kompanitë konҫesionare të kërkimitjanë të paimagjinueshme, prandaj fitimi që pret të vjelë qeveria prej tyre do të jetë vetëm ca kacidhe në arkën e shtetit, për të mos thënë se edhe këto zbulime, po qe se vërtetohen, mund të pësojn të njëjtin fat me atë të vendburimeve ekzistuese, që për shkak të korrupsionit qeveritar do deklarojn se “punojnë me humbje”,për të shmangurdetyrimet ndaj shtetit.Për të gjitha këto, Qeveria Shqiptare nuk ështëtransparente!

Largqoftë, kërkimi nëShpirag të mos jëtë“humnera” qëmbahet me investimeshtetërore për t’u përdorur nga qeveria dhe klika politike, sa herë ju duhet,për të bërëpropagandëqë të zgjasinëjetën e tyrenë pushtet dhe politikë, për tëmbyllur problemetqë kanëme korrupsionin dhe me drejtësinë. Propoganda që po bëhet me këtë zbulim, që me siguri do të vazhdoj më tej me Dumrenë, të krijon përshtypjen se jetëgjatësia në pushtet e kësaj strukture politike mafioze, të brisht dhe njëpolare,mund të shkoj rreth viteve 30’, që përkon me kohën kur shumica e marëveshjeve hidrokarbure, etj., ju mbaron afati dhe në këtë periudhë nuk është ҫudi që të merren vendime politike-shtetërore të rëndësishme që këto pasuri natyrore t’ju kalojn në pronësi “aksionerëve” që kanë fshehur qeveritë pas këtyre konҫesioneve!

Sipas një informacioni qëka rrjedhur kohët e fundit, flitet se nga shfrytëzimi barbar që bëhet nëPellgun Patos-Marinës-Kuҫovë,prej KompanisëKonҫesionare Bankers Petroleum, rezulton se puset nxjerrin nga rezervuari në sipërfaqe naftë, ujë dhe rërëme këto “teknologjitë  avancuara”, nga e cila vetëm 35% është naftë dhe pjesa tjetër është ujë dhe rërë. Kjo nuk lejohej kurrë, teknikisht, në kohën tonë. Shpresojë që lajmi të jetë i rremë, sepse është treguesi më negativ që ky Pellg Naftëgazmbajtës, qëështënjë ndër më të mëdhenjët në Europë (tokë) është futur në fazën e shkatërrimit të plotë të tij, që shoqërohet me pasoja kolosale humbjesh,prej. . . . miliarda EURO në këtë pasuri natyrore, për shkak të korrupsionit shtetëror dhe atij privat. Kjo është një dhimbje e thellëdhe humbje e madhe për kombin tonë!.