Radha masive në LSI për të votuar tregoi se 25 prilli do sjellë Referendum dhe Rrotacion politik

401
Sigal

Nga Herion Mesi-

Sot LSI foli pa fjalë, por me njerëz me radhë të madhe për të votuar, me mijëra online, me acarim pushteti rilindas që iu fiku dritat në qëndrat e votimit, por prapë aty rrinin për të votuar.
Foli si LSI edhe me mijëra të rinjë që me maska jashtë qëndrave të votimit prisnin në distancë nga njeri tjetri nga pandemia.
Vota ishte votë kundër Regjimit, kundër Edi Ramës, ishte votë për forcën politike ku aderojnë.
E kishim besuar se do ishte surprizë këtë herë LSI, por jo kaq sa pamë sot.
Sot LSI vulosi fundin e regjimit, fundin e Ramës, sepse ata dolën për të votuar Monikën, por në mendje kishin një mllef kundër kryeministrit dhe oligarkisë.
Radhë të tilla kemi parë në votime politike të mirëfillta, por jo në votime partiake.
E pra sot u pa se si do jenë votimet me 25 prill.
Një Referendum popullor, një largim drejt humnerës për Rilindjen.