Roli i veçantë i zonjave në Shqipëri!

568
Sigal

Nga Arsinoi Zengo

Përfaqësimi dhe roli i gruas në politikë dhe në jetën shoqërore ende lë për të dëshiruar. Edhe pse partitë politike vendosin kuota gjinore përsëri përfaqësimi nuk është real. Kjo sepse përfaqësimi gjinor deri tani është numerik dhe nuk është esencial. Për të qënë brenda ligjit politika vendos kuota gjinore jo në listat prioritare por në listat e përgjithshme. Historikisht gruaja ka luajtur një rol të veçantë, edhe Skënderbeu rolin e Donikës e kishte të rëndësishëm. Këtë evidentim bëri dhe Marin Barleti dhe Rilindasit. Por dhe në vazhdimësi të gjithë historianët janë munduar që rolin e gruas ta kenë shumë cilësor në historinë e Shqiperisë. Gjithmonë në krah të një figure historike ka qënë një grua e rëndësishme që ka mbajtur ekulibrat. Që nga Hankua e Vasiliqia e Pashait të Janinës por dhe Marigoja e Flamurit. Rilindja shqiptare ishte plot me zëra të rendësishëm të gruas shqiptare. Çajupi, Naimi, Samiu kanë hymnizuar rolin e nënave dhe grave shqiptare. Vojsava Kastrioti dhe Mara e Andon Zakos ishin shumë të rëndësishme. Duke mberitur tek Tringa e Kelmendit që Rilindasit si Fishta e Pashko Vasa e cilësojnë atë të veçantë. Po ashtu një rol ka luajtur dhe Dora Distrja(Elena Gjika) e duke ardhur tek Motrat Qirjazi të Shkollës parë Shqipe apo Motrat Zengo (Dardhare në pikture). Një gur i rëndësishëm i rolit të gruas janë luftetaret, Persefoni Kokëdhima, Margarita Tutulani e tërë plejafa e viteve 1939 deri në 1944. Pas viteve 1990, në skenë dolën shumë zonja të rëndësishme me rol politik si Ermelinda Meksi, Margarita Qirko, Valentina Leskaj, Rushen Golemi, Magbule Çeço, Arta Dade e shumë të tjera. Aktualisht ka përpjekje të mëdha që shumë zonja të nderuara të jenë në krye të politikës. Monika Kryemadhi luan një rol aktiv dhe tani është pasuar dhe nga Jozefina Topalli që ka krijuar një parti të re. Po dhe në qeverine ka gjithmonë mbi gjashtë ministre, të cilat përfaqësojnë gratë. Por armata e grave është shumë herë me e madhe si në forcën intelektuale, si në mundësiste e saj për të kontribuar në diplomaci, në politikë në shkencë në arsim në pushtetin qëndror dhe pushtetin lokal dhe gjyqësor por edhe në instutucionet e tjera. Në universitet shqiptare në vitet e fundit konstatohet se raporti i vajzave stundete në raport me djemtë është dy me një. Kjo për shkak se djemtë duan të emigrojnë. Por djemtë emigrantë edhe pas 30 vjetësh e paskan vështirë që të martohen me gra nga kombësitë që punojnë dhe marrin vajza nga Shqipëria. Kjo ka anën e mirë dhe të keqe sepse shumë vajza për tu martuar me një emigrant duhet të lënë në mes shkollën. Vitet e fundit kemi një mbipopullim të universiteteve nga vajzat dhe kjo është një e ardhme shpresëdhenëse. Kështu roli i gruas po rritet. Kuota gjinore 30 përqind duhet të shtrihet në parti dhe në 12 prefektuarat për listat e deputeteve. Më 25 prill 2020 janë zgjedhjet dhe gjerat duhet të ndryshojnë. Të kihen parasysh zonjat. Vetëm në kohën e pandemisë atë kanë dhënë një kontribut shumë të madh si mjeke, infermjere si punonjese ne sherbimin te publikut duke u përballuar me një situatë të vështirë. Prandaj roli I gruas në familje,shoqëri dhe politikë duhet të ketë vëmëndjen nga të gjithë dhe në cdo kohë.