Prof. Dr. Qemal Lame: Europa të vetëmbrohet

377
Sigal

Aleanca transatlantike aktualisht po përjeton një rilindje. Lufta në Ukrainë e ka kthyer vëmendjen e Uashingtonit në Evropë në një nivel, që nuk është parë që nga vitet 1990, kur Shtetet e Bashkuara kontribuan për zgjerimin e NATO-s drejt lindjes dhe bënë dy luftëra në Ballkan. SHBA po mbështet Ukrainën me dërgesa masive armësh, ka lobuar me sukses për sanksione të përbashkëta ekonomike perëndimore kundër Moskës dhe po forcojnë NATO-n duke vendosur forca shtesë.

Natyrshëm mendohet se angazhimi i administratës Biden nuk do të zgjasë. Rusia dhe lufta në Ukrainë sigurisht që do të mbeten një fokus kryesor për SHBA-në. Uashingtoni nuk do të mund të shtojë më tej praninë ushtarake dhe furnizimin me burime në Evropë për një periudhë më të gjatë kohore. Zhvendosja e interesave drejt Azisë ka marrë përparësi. Rritja e vazhdueshme e Kinës shton domosdoshmërinë që SHBA-ja të kthejë vëmendjen e saj përsëri në bregun e Paqësorit. Rreziku i konfliktit në Azi, ku një sulm kinez ndaj Tajvanit mund të jetë i afërt, do të ndryshonte tërësisht prioritetet e politikës amerikane. Uashingtonit ndoshta do t’i duhet të pranojë se nuk mund të balancojë nevojat e aleatëve të tij në Evropë dhe Azi, duke ruajtur praninë e fuqisë që i nevojitet për të penguar Rusinë dhe Kinën. SHBA-të janë të mbingarkuara me këtë vetpërkushtim. Bashkimi Evropian ndodhet përpara kësaj dileme dhe kërkohet që të zhvillohet një strategji për t’u vetëmbrojtur.

 Lufta në Ukrainë e ka kthyer vëmendjen e Uashingtonit në Europë në një nivel, që nuk është parë që nga vitet 1990, kur Shtetet e Bashkuara kontribuan për zgjerimin e NATO-s drejt lindjes dhe bënë dy luftëra në Ballkan. SHBA po mbështet Ukrainën me dërgesa masive armësh, ka lobuar me sukses për sanksione të përbashkëta ekonomike perëndimore kundër Moskës dhe po forcojnë NATO-n duke vendosur forca ushtarake shtesë.

Edhe administrata Biden po bën sikur të mos ekzistonte kjo dilemë. Ajo e cilëson veten si qeveria më pro-europiane e të gjitha kohërave, por e pretendon këtë titull vetëm për shkak të bashkëpunimit ekonomik SHBA-BE. Përsa i përket politikës së mbrojtjes, qeveria e Bidenit i qëndron kryesisht politikës tradicionale konservatore të Shteteve të Bashkuara. Ai nuk e inkurajon në mënyrë aktive BE-në që të ndërmarrë iniciativa mbrojtëse, as nuk i bën thirrje për t’i rritur ato. Ekziston rreziku që përgjigja ndaj pushtimit rus të Ukrainës të mos transformojë mbrojtjen evropiane dhe të sjellë një epokë të re, por thjesht të përjetësojë një status quo, që është shqetësuese për të dyja anët e Atlantikut. Uashingtoni nuk ka qartësuar se çfarë dëshëron konkretisht nga Europa. Të gjithë presidentët amerikanë u kanë kërkuar europianëve të shpenzojnë më shumë para për mbrojtjen. Megjithatë, në fund të fundit, politika e SHBA-së nuk synon të nxisë Evropën të qëndrojë në këmbët e veta dhe në një pozitë të barabartë me Shtetet e Bashkuara. Edhe nëse politikanët dhe zyrtarët e lartë amerikanë mund të mendojnë se është e qartë për SHBA-në se Europa duhet të bëjë më shumë për sigurinë e saj, diplomatët dhe zyrtarët, që hartojnë politikën europiane amerikane janë të lumtur për varësinë e Europës dhe pasojat që vijnë nga mundësitë për ndikimin e SHBA-së, sepse në këtë mënyrë Amerika vendos dhe mbron interesat e saj. Ata duan që Amerika të ketë sa më shumë pushtet në Europë. Në të vërtetë forca e SHBA si superfuqi bazohet edhe në këto raporte politike, ekonomike dhe ushtarake me Europën. Në vitin 2000, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lordi Xhorxh Robertson, e përmblodhi këtë realitet duke thënë se: “Nga njëra anë, amerikanët thonë: “Ju europianët duhet të mbani mbi supe një pjesë më të madhe të barrës.” Dhe kur europianët thonë, “Dakord, ne do të marrim më shumë nga barra”, amerikanët thonë, ‘Prit! Po thua se duhet të shkojmë në shtëpi?’” Kur, pothuajse 20 vjet më vonë, presidenti francez Emmanuel Makron guxoi të bënte thirrje për “autonomi strategjike” për europianët, Uashingtoni ndjeu një komplot të ri për të shkëputur Europën nga NATO dhe e bllokoi atë me ndihmën e ndikimit të saj të fuqishëm në Europë, të gjitha përpjekjet që mund të çonin në një Europë më të pavarur. Nuk do të kishte asgjë të keqe vazhdueshmëria e Amerikës në Europë nëse vëmendja dhe burimet e SHBA do të ishin të pakufizuara. Pavarësisht një buxheti prej 750 miliardë dollarësh, aftësitë ushtarake të SHBA-së nuk janë gjithashtu të pakufizuara. Ka ardhur koha që Bashkimi Europian të bëhet një fuqi ushtarake globale. Ajo shpenzon së bashku 200 miliardë dollarë në vit për mbrojtjen dhe ka një performancë ekonomike të ngjashme me atë të Shteteve të Bashkuara. Shpenzimet e mbrojtjes janë rritur që nga viti 2014. BE-ja nuk duhet të mjaftohet me idenë e një ushtrie europiane, por t’i mundësojë realisht Europës të mbrohet me aftësitë e saj. Ndërtimi i një shtylle europiane brenda NATO-s është një projekt brezash. Ajo duhet të drejtojë dhe bashkojë përpjekjet e saj me stategjinë e së ardhmes gjeopolitike të një superfuqie. Si garantuese e sigurisë europiane, SHBA duhet të marrë një rol udhëheqës në transformim dhe të insistojë në ndërtimin e një shtylle të fortë europiane brenda NATO-s, me ose pa SHBA. Nevoja për të përcaktuar rregullat ekonomike në bashkëpunimin transatlantik me synimin për Kinën e ardhshme ishte arsyeja e themelimit të Këshillit të Tregtisë dhe Teknologjisë BE-SHBA (TTC).

Në qershor, Komisioni Europian njoftoi se miratoi një fond prej 500 milionë eurosh për të inkurajuar shpenzimet e mbrojtjes në zhvillim. Gjatë një fjalimi në Universitetin e Pragës, në 29.08.2022, kancelari gjerman, Olaf Scholz, u shpreh për një riorganizim dhe zgjerim të Bashkimit Europian në të cilin duhet të përfshihen jo vetëm shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe Ukraina, Moldavia dhe në të ardhmen, edhe Gjeorgjia.

Ndërtimi i një shtylle të tillë europiane brenda NATO-s do të kërkonte transferimin e kompetencave vendimmarrëse në BE. Bashkimi Europian ka instrumentet e nevojshme ligjore dhe institucionale për përputhshmërinë dhe koordinimin me shtetet anëtare. Të dyja janë thelbësore për të përmirësuar sigurinë dhe industrinë e mbrojtjes të Europës. Gjermania rriti me 100 miliard buxhetin e mbrojtjes. Polonia do të ketë 300 mijë ushtarë dhe do blejë 45 miliard tanke dhe raketa nga Koreja e Jugut. Edhe shtetet e tjera kanë shtuar buxhetet. Kërkohet koordinimi europian. BE-ja mund të veprojë si financuesi kryesor i mbrojtjes europiane, të plotësojë boshllëqet në shtetet anëtare me kapacitetet e tyre të kufizuara, të kujdeset për prokurimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe raketore, çisterna dhe avionë transportues. BE- ja ka mbështetur  me 2.5 miliardë euro nga fondi i saj i ri vendet që furnizojnë Ukrainën me armë. Në qershor, Komisioni Europian njoftoi se miratoi një fond prej 500 milionë eurosh për të inkurajuar shpenzimet e mbrojtjes në zhvillim. Gjatë një fjalimi në Universitetin e Pragës, në 29.08.2022, kancelari gjerman, Olaf Scholz, u shpreh për një riorganizim dhe zgjerim të Bashkimit Europian në të cilin duhet të përfshihen jo vetëm shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe Ukraina, Moldavia dhe në të ardhmen, edhe Gjeorgjia. Traktatet e BE-së duhet të përshtaten dhe ndryshohen në mënyrë që Europa të mund të ecë përpara. Është e domosdoshme kalimi gradual nga vendimet njëzëri drejt vendimeve me shumicë në fusha të ndryshme të politikave të përbashkëta, si në politikën e jashtme apo politikën tatimore. Bashkimi Europian ka nevojë për një sistem të mbrojtjes së përbashkët. Për këtë qëllim kërkohet të zhvillohen sisteme të përbashkëta armësh, në të cilat mund të stërviten të gjithë ushtarët e vendeve anëtare dhe të cilat mund të mirëmbahen më mirë.

Presidenti i ardhshëm mund të jetë një anti-atlantik si Donald Trump apo Josh Hawley. Senatori republikan votoi kundër anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO më 3 gusht. Është po aq e mundur që pas zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, rëndësia e Evropës do të ulet, Rusia të kërcënojë përsëri si një tigër letre dhe që aleanca transatlantike të ndjehet e rrezikuar, sepse partneri i saj i domosdoshëm po humbet interesin. Për të parandaluar që kjo të ndodhë, Amerika duhet të kuptojë që Europa të jetë një partner i domosdoshëm në baza të barabarta me Shtetet e Bashkuara.