Ministria luan kungulleshkën me popullin, rivendos fashat e energjisë, rrit çmimin e energjisë për të gjitha ato familje, që harxhojnë më shumë se 800 kilovat/ orë në muaj

702
Sigal

 

Premtimet harrohen, qeveria rrit çmimin e dritave për të gjitha ato familje, që harxhojnë më shumë se 800 kilovat/ orë në muaj.

 

Premtimet harrohen, qeveria rrit çmimin e dritave për të gjitha ato familje, që harxhojnë më shumë se 800 kilovat/ orë në muaj. Pas 1 tetorit, ministrja e MIE Belinda Balluku ka komunikuar se arsyeja e kësaj rritjeje është rritja e çmimit të energjisë në bursat ndërkombëtare,- sipas Ballukut.“Çmimet e energjisë në bursat ndërkombëtare janë rritur. Fasha 800 kilovat orë energjie është vendosur nga ne tashmë. Ka disa propozime nga Operatori i Shpërndarjes dhe do të diskutohet zgjidhja më e mirë për të diferencuar atë që kemi thënë. Diferenca duhet që të bëhet. Ata qytetarë që harxhojnë më shumë do të duhet të paguajnë më shumë në faturë”,-u shpreh ajo.

Tavani i vendosur nga qeveria 800 kilovat orë energji elektrike në muaj, nëse kalohet, diferenca do të paguhet dyfish më shtrenjtë. “Me çmimin e lartë do të paguhet vetëm diferenca, jo e gjithë vlera e energjisë së shpenzuar. Kjo diferencë mund të jetë nga 70-80% më shtrenjtë se çmimi që tarifohet aktualisht për konsumatorët, që do të thotë se çdo kilovat orë e shpenzuar mbi sasinë 800 kv do të kushtojë gati dyfish më shtrenjtë”, deklaroi Balluku ndër të tjera.

Ergys Verdho: Fikni 2 poça për 4 orë që të kurseni 6 mijë e 500 lekë!

Teksa Balluku sugjeroi larjen e rrobave me 30 gradë dhe përdorimin e lavatriçes sa më pak herë në javë që të ishte e mundur për të kursyet energji elektrike. Këshilla e radhës për kursimin e energjisë na vjen nga drejtori i KESH Ergys Verdho.

Duket se shteti është angazhuar maksimalisht të tallet me popullin me këshilla primitive, që shqiptarët i dinë që në djep. Pavarësisht kësaj ata janë angazhuar të bëjnë “të shqetësuarit” në këtë histori për pagesat e popullit ndaj qeverisë, të cilat mbushin xhepat e tyre.

KESH tani sugjeron që të gjithë familjet të fikin 2 llamba për 4 orë në mënyrë, që kursejnë një pagesë prej 654 lekësh më pak në faturën e dritave.

 

 

 

Bilanci i energjisë, rritet ndjeshëm varësia nga importet e shtrenjta

Importet e energjisë në 6-mujorin e parë të këtij viti u trefishuan në raport me një vit më parë, ndërkohë që në totalin e energjisë në dispozicion ato zunë 34%.Një vit më parë, pesha e tyre në totalin e energjisë në dispozicion që llogarit prodhim  dhe importe minus ekspote ishte 7%. Mjaftojnë këto shifra për të treguar rrezikun ndaj të cilit është ekspozuar vendi këtë vit për shkak të çmimeve të larta me të cilat energjia po sigurohet në tregun e lirë, si efekt i mungesës i krizës globale të energjisë, por edhe situatës jo aq të mirë hidrike.Importet ishin mbi 663 mijë MWh ndërkohë që çmimet mesatare në periudhën janar-qershor 2022 u luhatën mes 300-400 euro MWh.Aktualisht këto çmime kanë arritur nivele të frikshme me një rekord në datën 30 gusht kur 1 MWh energji u sigurua për 1047 euro, niveli më i lartë ndonjëherë nga nisja e krizës.Importet në 6-mujorin e parë të këtij viti edhe pse kanë përbërë gati 1/3 e energjisë në dispozicion sërish janë amortizuar nga prodhimi vendas duke prodhuar një pjesë të energjisë edhe nga kaskada e Drinit. Aktualisht prodhimi, sërish për shkak të çmimeve tejet të larta, po amortizohet nga kaskada ku rezerva energjetike po bie me shpejtësi. Një tjetër tendencë që vihet re në 6 mujorin e parë të këtij viti në raport me një vit më parë është përdorimi i energjisë. Bizneset dhe familjarët kanë shfaqur një tendencë kursimi, duke ulur konsumin e energjisë. Për bizneset në tregun e liberalizuar, kostot janë rritur me disa herë duke ndikuar ndjeshëm konsumin ndërsa për familjarët kjo duket më shumë si një tendencë kursimi për shkak të rritjes së çmimeve në segmente të tjera dhe sidomos të produkteve ushqimore.

Bilanci i energjisë

“Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2022, energjia elektrike në dispozicion u ul me 3,5%.Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u ul me 38,1% duke arritur vlerën 1.647 GËh nga 2.660 GWh energji të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2021.Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 38,3%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 60,9 % dhe nga të tjerë prodhues (Fotovoltaik) në masën 0,8% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e dytë të vitit 2022, arriti vlerën 664 GËh nga 228 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rritje me 2,9 herë. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 415 GWh nga 924 GWh duke shënuar një rënie me 55,1 %” vlerëson INSTAT.

Sipas shifrave zyrtare hidrocentralet publike, në tremujorin e dytë të vitit 2022, prodhuan 631 GWh nga 1.557 GWh të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2021, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 59,5%. Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 1.002 GËh nga 1.090 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rënie të prodhimit të energjisë elektrike me 8,0%. Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në tremujorin e dytë të vitit 2022 ka arritur vlerën negative prej 249 GWh krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021 ku kishte një vlerë pozitive prej 696 GWh”- thuhet në publikim.

Ndikimin më të madh në uljen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e kanë dhënë konsumatorët jo familjarë, ku kemi një rënie të konsumit të energjisë elektrike me 2,1%, përkundrejt rënies me 1,7% të energjisë së konsumuar nga konsumatorët familjar”.