Patronazhistat dhe të korruptuarit, duhet të kuptojnë sa më parë varfërinë dhe dëmin që i kanë shkaktuar shtetit dhe popullit të tyre. Një intelektual që lexon dhe ka minimumin e njohurive mbi shtetin dhe politikën, nuk mund ta quaj Shqipërinë e sëmurë e të shqyer nga korrupsioni dhe nepotizmi, një vend normal e demokratik, ku nga skamja vota shitet për një thes miell. Shqipëria është në momentin e saj historik të përballjes me ekzistencën
- – Një intelektual i pakorruptuar, e që lexon dhe ka minimumin e njohurive mbi shtetin dhe politikën, nuk mund ta quaj shtetin e sëmurë e të shqyer nga korrupsioni dhe nepotizmi, një shtet normal e as një shtet demokratik
- – Ajo që më bëri përshtypje e që me shqetësoi pa masë është mobilizimi i shpejtë i horrave të politikës dhe të demagogjisë së fejzbukut, të cilët shpërthyen në shpifje të ulëta.
- – Fajzbuksave ju bëra një status me një lutje të thjeshtë, që vetëm të më tregonin se në cilën frazë kam mashtruar, apo kujt prej tyre ja ka cituar emërin për keq.
- – Arsyen se përse e fabrikuan dosjen time me akuza monstruoze e të paqëna, le ta kërkojnë tek arkiva e dosjeve.
- – Patronazhistat dhe të korruptuarit, duhet të mësojnë e të kuptojnë sa më parë varfërinë dhe dëmin që i kanë shkaktuar shtetit dhe popullit të tyre.
- – Shqipëria është në momentin e saj historik të përballjes me vetëvetën, si proces historik i pashmangshëm e shumë i dobishëm.
Intervistoi: Albert Z. ZHOLI
Ditën e Martë, me datën 25 korrik 2022, në orën 19 e 30 minuta, në ambjentet e jashtme të Hotel Rogner në Tiranë, me ftesë të kryetarit të Prof. Dr. Sali Berisha, u zhvillua një bashkëbisedim i hapur, mbi kohën që po jetojmë, dhe mbi mundësitë e daljes nga kjo situatë konfliktuale, depresive, varfëruese e pse jo edhe turpëruese.

Në kulmin e kësaj baltëhedhje e jargavitje që mua me jep vetëm fuqi, sikurse thoshte shkrimtari i shpirtit tim Dritëro Agolli, fajzbuksave ju bëra një status me një lutje të thjeshtë, që vetëm të me tregonin se në cilën frazë kam mashtruar, apo kujt prej tyre ja ka cituar emërin për keq.
-Ju ishit pjesë e ftesës së kryetart të opozitës Sali Berisha për një bashkëbisedim mbi kohën që po jetojmë, dhe mbi mundësitë e daljes nga kjo situatë konfliktuale, depresive, varfëruese e pse jo edhe turpëruese. Pse ju përgjigje kësaj ftese, cila ishte arsyeja?
Sepse ndjej përgjegjësinë si intelektual mbi problemet dhe varfërinë që kalon vendi ynë. Ftesës për të marrë pjesë në një bashkëbisedim për vendin, mund të mos i përgjigjet vetëm njeriu foshnjorë në politikë. Në një takim të tillë mund të mos flasësh vetëm për arsye të kohës së kufizuar ose për arsye të frikës dhe padijes. Për fatin e mirë, sikurse është regjistruar e transmetuar, në atë takim, koha u programua shumë mirë dhe unë e mora fjalën dhe thashë ato gjëra që më shqetësojnë mua dhe të gjithë shqiptarët pa dallime politike, krahinore e rracore. Ishin fjalë që më dolën nga shpirti. Reagimi im qytetarë dhe fjalët e mia, pikë së pari kanë për bazë interesin shoqëror, politik dhe ekonomik të vendit.
Zhan Herzh (përkthyer nga Atan Fuga, 1993), tek libri i tij me titull “Habia Filozofike”, faqe 41, ka cituar Platonin (427-347 p.e.r), i cili thoshte: “Shteti sëmuret kur politika i lëshon terren korrupsionit, qoftë ky edhe për një qëllim që në vetvete do të ishte me interes për të”. Ndërsa në Shqipëri, politika jo vetëm që ka lëshuar e humbur terren, por duket sikur nuk ekziston më. Për fatin e keq vendin e politikës e ka zënë banditizmi politikë dhe komitat pretare e hajdutërore të pronave dhe investimeve. Në këto kushte, një intelektual i pakorruptuar, e që lexon dhe ka minimumin e njohurive mbi shtetin dhe politikën, nuk mund ta quajë shtetin e sëmurë e të shqyer nga korrupsioni dhe nepotizmi, një shtet normal e as një shtet demokratik. Ky pozicion mashtrues nuk më shkon mua, përkundrejt faktit që është pozicion i begatë e fitimprurës për patronazhistët, politikanët dhe zyrtarët e lartë të administrates, që kundërmon erë korrupsioni, inkopetence, krahinizmi e nepotizmi.
Për këtë arsye, në atë takim dhe në të gjitha takimet shkencore dhe politike të jetës time, kam folur dhe kam argumentuar me fakte, e duke u bazuar në realitetin, që për mua dhe popullin e thjeshtë është i vështirë, ndërsa për një grusht njerëzish është i begatë e pasurues pa rregull e pa meritë.

Për lexuesit, e më shumë për fejzbuksat e gojëprishurit e partisë, injorancës dhe hajdutërisë, po e shkruaj fjalë për fjalë vendimin e Gjykatës së Tropojës, datë 05. 02. 1988, ku fjalë për fjalë thuhet se: “Gjykata në bazë të nenit 75 të KPr Penale, Vendosi: Pushimin e çështjes penale në ngarkim të pandehurit Lush Susaj”. Kujtoj faktin që ky gjykim është drejtuar dhe vendimi është firmosur nga gjyqtari Shaqir Gradica, një burrë shumë fisnik, e që i jam mirënjohës gjithë jetën për faktin që me la të shpjegohem.
-Çfarë ju bëri përshtypje më shumë dhe cila ju shqetësoi pa masë në këtë takim të shumë diskutuar?
Ajo që më bëri përshtypje e që me shqetësoi pa masë është mobilizimi i shpejtë i horrave të politikës dhe të demagogjisë së fejzbukut, të cilët shpërthyen në shpifje të ulëta në shërbim të korrupsionit të partisë, e kundër fjalës së lire e të vërtetë në shërbim të Shqipërisë. E gjithë kjo fyerje, baltë dhe histeri idiote e antishqiptare, nuk kishte asnjë arsye që të shpërthente ndaj meje. Kjo për shkak se në fjalën time nuk ka asnjë gënjeshtër, asnjë përgojim dhe nuk u mora me emërin dhe as me familjen e askujt. Përkundrazi mendova dhe fola mbi fenomenet shoqërore e politike, që rëndojnë sot mbi çdo shqiptar dhe intelektual, pa dallime politike e as krahinore, sepse, sikurse duhet ta mësojmë të gjithë, Shqipëria është atdheu dhe dhimbja jonë e përbashkët
Nga ato që thashë, a mund të më thoni se çfarë nuk është e vërtetë ?
Kur hapa adresën time elektronike dhe pashë zhargonin alla komunisto-fashiste të fejzbuksave të partisë ndaj meje, dyshova mos kam bërë ndonjë lapsus apo gabim në atë transmetim të drejtëpërdrejtë, e prandaj e hapa menjëherë regjistrimin e bisedës nga SYRI.TV, dhe e dëgjova dy herë radhazi. U lehtësova shumë për faktin që me ndihmën e Zotit, në atë bisedë nuk kisha thënë as edhe një fjalë pa argument dhe nuk kisha fyer e përgojuar askënd, përkundrejt faktit që kam thënë disa të vërteta të mëdha, të cilat foshnjëria politike dhe as klanet e korrupsionit e përçarjes kombëtare nuk i kuptojnë dhe nuk duan që t’i dëgjojnë. Për këtë arsye, fejzbukësat e partisë, si gjithmonë vigjilentë dhe skllevër të injorancës së tyre dhe të banditizmit politikë, u lëshuan për të nxirë me shpifje e me fyerje një njeri që nuk e njohin e që nuk e kanë takuar kurrë. Mjafton që fola kundër korrupsionit dhe diktaturës moniste, e hajde që të godasim me baltë e pështymë.

Në kulmin e kësaj baltëhedhje e jargavitje që mua me jep vetëm fuqi, sikurse thoshte shkrimtari i shpirtit tim Dritëro Agolli, fajzbuksave ju bëra një status me një lutje të thjeshtë, që vetëm të më tregonin se në cilën frazë kam mashtruar, apo kujt prej tyre ja ka cituar emërin për keq. Pati një heshtje totale dhe nuk mora asnjë përgjigje, pavarësisht se në publicistikën dhe as në debatin tim publik, nuk ka patur e nuk ka për të patur kurrë ulje të nivelit të bisedës apo shkrimit për vogëlsira dhe emëra të përveçshëm. Fjala dhe debati im ishte dhe do të jetë për fenomenet dhe dukuritë degraduese që duhen stopuar.
-Më konkretisht çfarë donin të dinin fejzbuksat nga jeta juaj?
Më konkretisht, fejzbuksat donin të dinin shkakun se përse unë kam hequr të zitë e ullirit në hetuesinë dhe në gjyqin special të komunizmit në vitet 1987 dhe 1988 në qytetin e Tropojës, ku sipas tyre “nuk të bie kush në qafë kot”. Kjo është ajo lluca shoqërore e fëmijëve të diktatorëve dhe ish spiunave, që mesa duket vazhdojnë të mendojnë se baballarët dhe gjyshërit e tyre komunistë, kanë patur të drejtë në atë që i kanë bërë Shqipërisë. Arsyen se përse e fabrikuan dosjen time me akuza monstruoze e të paqëna, le ta kërkojnë tek arkiva e dosjeve, ku dosja ime e hetuesisë do rreth dy ditë që të lexohet, e ajo është në arkiv dhe është shënuar me: “Për çështjen penale Nr 193, datë 28. 10. 1987”. Ndërsa dosja e gjyqit mban Nr 73/2, 1988. Për lexuesit, e më shumë për fejzbuksat e gojëprishurit e partisë, injorancës dhe hajdutërisë, po e shkruaj fjalë për fjalë vendimin e Gjykatës së Tropojës, datë 05. 02. 1988, ku fjalë për fjalë thuhet se: “Gjykata në bazë të nenit 75 të KPr Penale, Vendosi: Pushimin e çështjes penale në ngarkim të pandehurit Lush Susaj”. Kujtoj faktin që ky gjykim është drejtuar dhe vendimi është firmosur nga gjyqtari Shaqir Gradica, një burrë shumë fisnik, e që i jam mirënjohës gjithë jetën për faktin që me la të shpjegohem, e që e kuptoj që në fillim që dosja ishte një fabrikim i turpshëm i egoistave dhe injorantëve zullumqarë të spiunave dhe komunistave të Tropojës. Këtë dosje mund ta shohin të gjithë, e ta lexojnë që të kuptojnë mënyrën se si i ka sulmuar diktatura komuniste intelektualët e mirëfilltë, e që kjo po vazhdon edhe sot në kushtet e monizmit të ri. Nga ky fakt dhe nga analiza të tjera me buroi ajo fjala, me të cilën fejzbukësat e partisë thonë që nuk jemi dakord, por që unë e thashë me vetëdije të plotë që është “në diktaturë ishim dhe në diktaturë jemi”. Politikisht të gjithë e kuptojnë këtë fjali, përveç fejzbuksave të verbër të neo komunizmit që nuk kuptojnë politikë e as demokraci.

Patronazhistat dhe të korruptuarit, duhet të mësojnë e të kuptojnë sa më parë varfërinë dhe dëmin që i kanë shkaktuar shtetit dhe popullit të tyre, e jo të merren me ata djem e vajza që u dëbuan përmes padrejtësisë dhe mynxyrës së korrupsionit dhe krahinizmit, e që me ato që kanë parë e përjetuar në këtë shtet, vështirë që mund të kthehen më as për të vizituar prindërit e tyre, që duke heshtur e shitur votën, realisht i lanë pa shtet e pa atdhe.
-Çfarë u kërkove bashkëbiseduesve në facebook pas këtyre debateve?
Unë i kërkova bashkëbiseduesve që të kultivojmë në shoqëri se kudo duhet ta duam nevojën e debatit të sinqertë për t’u përballë me vetëveten e me gabimet tona si shtet, si klasë politike dhe si intelektuale, ku solla me fakte atë tmerr pafund, që i kemi shkaktuar rinisë, të cilën politika hajdute e ka shpallur jashtë ligjit dhe e ka dëbuar jashtë atdheut në emigracion dhe azil. As për këtë fejzbuksat e partisë nuk janë dakord, sepse duke marrë para qyl nga korrupsioni e hajdutëria, mendojnë që pjesa tjetër e rinisë dhe popullit shqiptarë po ushqehen me lugën e florinit, fiks si në kohën e diktaturës. Patronazhistat dhe të korruptuarit, duhet të mësojnë e të kuptojnë sa më parë varfërinë dhe dëmin që i kanë shkaktuar shtetit dhe popullit të tyre, e jo të merren me ata djem e vajza që u dëbuan përmes padrejtësisë dhe mynxyrës së korrupsionit dhe krahinizmit, e që me ato që kanë parë e përjetuar në këtë shtet, vështirë që mund të kthehen më as për të vizituar prindërit e tyre, që duke heshtur e shitur votën, realisht i lanë pa shtet e pa atdhe. Për të mos u zgjatur më tepër me fjalët e mia, e as me sharjet dhe akuzat vulgare të fejzbukësave të partisë, nuk mund të mos falenderoj gazetën “Telegraf”, që në faqen e saj, sot me datën 28 korrik kishte botuar një koment professional mbi ato që unë kam thënë për të mirën e shtetit dhe shoqërisë shqiptare, e jo për hatrin e askujt, pasi hatëri im më i madh është e vërteta, është Shqipëria.

Dhe për ta mbyllur këtë bisedë?
E për ta mbyllur me një lutje dhe këshillë për fejzbuksat, militantët e të gjithë ata që gjykojnë e shajnë kot së koti, pa të njohur e pa të patur kurrë ndonjë gjë me ta, do lutesha: “Fali Zot se nuk dinë çka bajnë”. Ndërsa për të afërmit e të njohurit e mi, sidomos për studentët e mi, ju them që të mos shqetësohen fare për mua, sepse unë jam mësuar me baltëhedhësat e partisë moniste, e se balta e tyre vetëm me bën më të mirë. Lushi i ka shërbyer dhe shërben vetëm të mirës së Shqipërisë dhe qytetarëve të saj, gjithmonë dhe gjithëkund kam punuar për më shumë liri e demokraci. Shqipëria është në momentin e saj historik të përballjes me vetë-vetën, si proces historik i pashmangshëm e shumë i dobishëm. Intelektualët dhe rinia shkollore e Shqipërisë janë ata që e kuptojnë, që e duan dhe që e mbështesin me gjithë forcën e dijes e të shpirtit këtë proces jetik për Shqipërinë.




















