Prof. Dr. Lisen Bashkurti: ‘Rasti Kavajë’ është i vogël përballë ‘rastit Shqipëri’

537
Tërheqja e kandidatit për kryetar bashkije në Kavajë nga PS u vleresua gjerësisht nga brënda dhe nga jashtë si pjekuri politike. Argumentet dominuese ishin se kjo tërheqje menjanoi konfrontimin dhe i hapi rrugë vazhdimit të dialogut midis dy palëve ballafaquese. Pranohet. 
Duke ndjekur këtë logjikë mund të vijojmë me analizën tonë më tëj. Le ta fillojme nga argumenti i dytë, sipas të cilit tërheqja e kandidaturës së PS nga zgjedhjet do i hapte rrugë dialogut. 
Në të vërtetë tërheqja e kandidatures nga Kavaja prej PS krijoi një segment kohor të limituar, por që nuk solli asnjë hap përpara në negociatat midis palëve. Ky dështim është i të dy palëve ballafaquese që nuk menaxhojne sa dhe si duhet faktorin kohë. 
Le t’i kthehemi argumentit të parë, sipas të cilit tërheqja e kandidaturës së Kavajës nga PS shmangu përplasjen destabilizuese të vëndit në një zone bashkiake. 
Edhe ky argument pranohet logjikisht në nivel lokal. Por ky argument shtron një pyetje akoma më serioze në nivel shtetetor. A do mund të parandalohet destabiliteti në shkallë të gjerë me 18 Qershor(!?).
Nëse opozita nuk mori pjesë në fushatën në Kavajë dhe kërcënoi me destabilitet, kush garanton që të njëjtën sjellje nuk do ndjekë opozita edhe në nivel vendi në zgjedhjet e 18 Qershorit(!?). Parajmerimet janë bërë. 
Precedenti ‘Kavajë’ do ishte pozitiv nëse do prodhonte dialog dhe zgjidhje parazgjedhore midis dy palëve ballfaquese. Por, përsa kohë precedenti ‘Kavajë’ nuk prodhoi vijim dialogu dhe zgjidhje mund të definohet si precedent negativ për 18 Qershorin në shkallë vendi. Rreziku i destabilitetit mund të ngrihet nga niveli lokal në atë politik kombëtar. 
Opozita deklarohet në mënyrë kontraversale: “nuk bojkotoj zgjedhjet, por nuk do ketë zgjedhje”. Kjo deklarate kontraverse përkthehet se ” opozita nuk do lejojë zgjedhje me mosbindje civile”. E thënë ndryshe skenari lokal i precedentit ‘Kavajë’ do ngrihet në nivel politik kombëtar. 
Për PS ky skenar i opozitës -‘ala Kavajë’ në nivel politik kombëtar ofron dy alternativa: ose përsëritje të të njëjtës skeme tërheqje në nivel politik kombëtar nga PS, ose ballaqim të saj me ‘mos bindjen civile’ të opozitës në shkallë të gjerë. 
Ndërkohë dy palet ballafaquese PS-PD kanë humbur mekanizmat lehtësues ndërmjetesues nga jashtë dhe nga brënda. Ato nuk ditën të përfitonin prej tyre. 
Nga jashtë ndërmjetesimi nga trupi diplomatik në Tiranë dhe nga BE dhe PPE doli fiasko e pa kurrefare impakti. Palet nuk përfituan nga ndërmjetësuesit ndërkomëtarë. 
Nga brënda faktori politik dhe individual LSI-Meta që ndërmjetësuan mrekullisht për konsesusin madhor të reformës kushtetuese të 22 korrikut 2016, janë në situatë tjetër. LSI nuk mundet edhe në fushatë elektorale të mbaj mbi supë barrët ballafaquese të dy palëve përgjegjëse të krizës politike. 
Nderkohe z. Meta eshte ne tranzicionin drejt Presidences. Ky tranzicion i’a ben te pamundur atij veprimin si ndermjetesues. Presidenti ne ikje Nishani deshtoi ne ndermjetesim. Presidenti ne ardhje, z. Meta nuk mund te veproje si ndermjetesues ne cilesine kushtetuese si President akoma pa marre detyren. 
Me mosveprimin tranzitiv te z. Meta si ndermjetesues arena ballafaquese politike PS-PD ka humbur, se paku per 18 qershorin, negociatorin kyc e me te suksesshem te institucioneve politike dhe shteterore te vendit te viteve te fundit. 
Pra vakumi nga tranzicioni presidencial ka sjelle pamundesine e ndermjetesimit te brendshem midis dy paleve ballafaquese PS-PD. 
Shtrohet pyetja makth per gjithe shqiptaret: cfare do sjelle 18 qershori? Pergjigja nuk do shume mend: nese nuk do sjelle nje terheqje si ‘rasti Kavaje’ athere do sjelle nje ‘rast te mos bindjes civile te paparashikueshem’ ne shkalle politike kombetare. 
Dhe te gjithe e dine mire se ‘rasti Kavaje’ eshte e vogel perballe ‘rastit Shqiperi’. Tranzicioni na ka dhene mesime te dhimshme per te mos u perseritur per te ardhen.
Sigal