Prof. Dr. Arben Malaj: Problem i mprehtë social, qindra punonjës humbasin pagat dhe sigurimet shoqërore të papaguara nga kompanitë e falimentuara

106
Sigal

Në kushtet e funksionimit ligjor të insitucioneve respektive, pavarësisht nga vendi që zënë në rendin aktual të pagesave nga të ardhurat pas falimentimit në Kodin Civil dhe Ligjin e Falimentimit – pagat dhe sigurimet shoqërore ato duhet domosdoshmërisht të jenë të parat që paguhen.

Patjetër ky është një problem i mprehtë social. Kompanitë private dhe publike falimentojnë, por punonjësit nuk duhet të humbasin për disa muaj pagat dhe sigurimet shëndetësore e shoqërore. Këto raste janë alarm për problemet sociale që krijon çdo falimentim në sektorin privat dhe publik. Qindra punonjës, humbasin pagat dhe sigurimet shoqërore të papaguara nga kompanitë e falimentuara, për disa muaj rrjesht.

NOA

Së pari – pavarësisht nga vendi që zënë në rendin aktual të pagesave nga të ardhurat pas falimentimit në Kodin Civil dhe Ligjin e Falimentimit – pagat dhe sigurimet shoqërore ato duhet domosdoshmërisht të jenë të parat që paguhen.

Së dyti- në kushtet e funksionimit ligjor të insittucioneve respektive, këto detyrime nuk duhet të lejohen të krijohen dhe aq me pak të rriten. Së dyti, pavarësisht nga vendi që zënë në rendin aktual të pagesave nga të ardhurat pas falimentimit në Kodin Civil dhe Ligjin e Falimentimit – pagat dhe sigurimet shoqërore ato duhet domosdoshmërisht të jenë të parat që paguhen.

Së treti – debatohet nëse bankat duhet të jenë të parat apo pagat dhe sigurimet shoqërore duhet të paguhen nga të ardhurat e falimentimit.

Së katërti – një arsye bindëse përse pagat dhe kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore duhet të jenë para kredive bankare të pashlyera është fakti se punonjësit e zakonshëm pa ndonjë trajnim apo arsim financiar nuk mund të kuptojnë performancën financiare të kompanive të tyre.

Së pesti – bankat japin kredi bazuar në një plan biznesi, ato kanë ekspert profesionistë për të ndjekur në mënyrë dinamike ecurinë e kompanive, të cilave u ka kredi.

Së gjashti – nëse bankat do të kenë siguri që shlyerja e kredisë do të jetë e para në radhën e pagesave nga të ardhurat nga falimentimi i kompanive publike dhe private kundrejt çdo detyrimi tjetër.

Së shtati – Bankat të preken nga rritja e fenomenit të -rrezikut moral- rritet, kjo ul cilësinë e dhënies së kredive dhe reduktimin e kredive të prapambetur, kredive të këqija.

Së teti – Ekonomia shqiptare përfiton nga rritja e cilësisë së kreditimit, sepse bankat duhet të mbështesin kërkesat për kredi për bizneset fitimprurëse, që rrisin produktivitetin e ekonomisë në tërësi.