Adriatik Riza Dosti: Turp e skandal në Bukuresht…

44
Sigal

Rumunët tregohen me serbë se serbët…

Praktikisht deklarohen kundër kombit shqiptar…

Thirrje Serbi – Serbi…sharje, fyerje e ofendime pa fund kundër Kosovës e lojtarëve të saj … kore raciste … dhe kulmi mbërrin kur ultrasit ”tri colore” të Rumanisë kanë shfaqur në Nacional Arena të Bukureshtit, banderolën me mbishkrimin Kosovo is Srbije…

Kjo gjë e ka detyruar arbitrin francez Delajod që pas paralajmërimeve të pareshme më së fundi në të 18′ të vendosë ndërprerjen e ndeshjes!

Për gati 50 minuta lojtarët kane qëndruar në dhomat e zhveshjes për të rifilluar më pas ndeshjen…

Dhe Rumania e tifozët e saj nuk e kanë për herë të parë këtë qëndrim racist e thellësisht antishqiptar! Të njëjtën gjë ultrasit rumunë bënë tre muaj më parë në ndeshjen Kosovë – Rumani në Prishtinë ku provokimet e rënda të tyre çuan më pas në ndërhyrjen e forcave të policisë kosovare, por edhe në përleshjet mes tifozerive respektive…

Besoj se UEFA këtë radhë nuk mund ta bëjë dot një sy qorr e një vesh shurdh…pasi pamjet filmike e gjithçka ndodhi në stadiumin e kryeqytetit rumun, ne ndeshjen e 12 shtatorit 2023 Rumani – Kosovë po bëjnë xhiron botërore mediatike e janë bërë publike si kurrë më parë…

Ndeshja? E ç’rëndësi pati ajo pas asaj ç’ka ngjau…ku çuditërisht rumunët historikisht kanë shkuar mirë me shqiptarët ndër dekada!? Kanë disa kohë që po tregohen më serbë se serbët…më agresivë se huliganet e Beogradit e më antishqiptarë se krejt bota ruso- sllave! Për ata që duan edhe nja dy fjalë për ndeshjen…

Pas dy rasteve flagrante e të humbura për gol të Murriqit e Zhegrovës, gati në fundin e pjesës së parë do të vijë kartoni i dytë i verdhë e për rjedhojë edhe kartoni i kuq [mëse i merituar] për Vedat Murriqin, që godet me bërryl në fytyrë kundërshtarin …

dhe Kosova mbetet në fushë me 10 futbollistë! E papranueshme dhe e pafalshme se si një lojtar i tyre kyç e shpesh hero tek Kosova si Murriqi mund ta ndëshkojë skuadrën kësisoj në një ndeshje të tillë deçizive…

Më pas portieri Aro Muriç pret penalltinë e kapitenit rumun Stanciu…dhe ju jep zemër të gjithëve. E në vijim vijnë golat e vendasve me autor Stanciu në të 83′ e Mihajla në të 90′ dhe 2-0 për Rumaninë …ndërkohë që Loshaj e Muslija e patën mundësinë e barazimit teksa sërisht kërkojnë më shumë lavdinë personale se sa suksesin e ekipit… Kësisoj pas kësaj humbje Kosova i jep lamtumirën çdo lloj shprese për kualifikim në Euro 2024…

Së fundi; sa të ketë Kosova lojtarë pordhacë si Rashica e Zhegrova apo edhe individualistë të sëmurë si V & B – Berisha …ju siguroj 100 % se kurrë s’ka për të bërë hajër as sot e as mot…ndërkohë që Rrahmani e Vojvoda bëjnë mirë të qëndrojnë me këmbë në tokë …