Çfarë sjelljes morale sjellin në shoqërinë tonë dhe për rininë politikanët që janë të zhytur në korrupsion?
-Me këto sjellje duket sikur të ketë rënë një breshër dhe t’i ketë zhdukur nga faqja e dheut vetitë pozitive njerëzore.
-Sot duket se rregullat, sjelljet, parimet e denja dhe vetitë pozitive të njeriut as që duken në horizont nga politikanët tanë.
Prof Asoc. Ilia Larti
Etika në filozofi është studimi dhe vlerësimi i sjelljes njerëzore në dritën e parimeve morale. Parimet morale mund të shikohen si standardi i sjelljes që njerëzit kanë ndërtuar për veten e tyre ose si lënda e shtrëngimeve dhe detyrimeve që një shoqëri e caktuar kërkon nga pjesëtarët e saj. Ajo merret me çështjet se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe, si mundemi ne të bëjmë dallimet mes tyre, a është e mira dhe e keqja e njëjtë për të gjithë; si mundemi të bëjmë vendime të forta që mund të ndihmojnë apo pezmatojnë të tjerët? Morali është një normë, parim, vlerë si një sjellje e paravendosur nga një shoqëri, bashkësi, e emancipuar, e kulturuar sa dhe e cilivizuar sigurisht e pranuar me konshiencë e dashamirësi nga një njeri me një mënyrë sjelljeje që ka në shpirt dhe zemër, pasionin, vullnetin, këmbënguljen dhe zbatueshmërinë e arsyeshme. Ky mësim i vlefshëm me mirësjellje, Etike sa dhe domethënëse praktike e shprehur apo e nënkuptuar qoftë nëpërmjet një tregimit të një historie, fabule, ose ngjarjeje, të ndikojë për një formim dhe edukim për të njohur dhe aplikuar virtytet njerëzorë. Pra, morali është tërësia e normave, parimeve dhe vlerave që janë krijuar historikisht në kushte të caktuara ekonomiko-shoqërore sa dhe psiko-sociale që përcaktojnë sjelljen e veprimtarinë e njerëzve në një shoqëri të qytetëruar që ndërton dhe aplikon virtytet morale. Pra, sjelljet që lidhen me virtytin e ndershmërisë, si tërësi e energjisë së forcave të brendshme e motivojnë dhe e shtyjnë njeriun që të veprojë, duke plotësuar detyrë, me vullnet, ambicie dhe tendencë për të përmirësuar gjendjen shpirtërore të dikujt! -Çështje a shqetësim me gjykimin e veprimit dhe karakterit të mirë apo të keq të njeriut: mëdyshje morale; shqyrtim moral,… -Mësim ose shfaqje e mirësisë ose përpikërisë së karakterit dhe sjelljes duhet të jetë: -Në përputhje me standardet e asaj çka është e drejtë ose e mirë në sjellje: virtyti, jeta morale,-Ngritja nga ndërgjegjja ose kuptimi i së drejtës dhe gabuarës: detyrim moral,
-Pasojat e qarta shpirtërore sesa trupore: përkrahje morale,-Bazimi në mundësi të fuqishme ose bindje të fortë, sesa në dukshmërinë e së vërtetës: siguri morale.
“Përpjekja më e rëndësishme njerëzore është orvatja për moralitet në veprimet tona. Baraspesha jonë e brendshme dhe madje bash qenësia jonë mvaret nga kjo. Vetëm morali në veprimet tona mund t´i japë bukuri dhe dinjitet jetës”. (Albert Ajnshtajn) “Shkëlqimi i moralit ndodh si pasojë e vesit. Ne bëhemi të drejtë duke bërë vepra të drejta, të përmbajtur duke bërë vepra të matura, trimat duke bërë vepra guximtare”. (Aristoteli)
Por sot duket se këto rregulla, sjellje, parime e ndjenja dhe këto veti pozitive të njeriut as që duken në horizont, as që janë prezente në jetën tonë. Shembulli më i keq i normave të sjelljes janë politikanët që vjedhin, grinden me karrige, i vënë zjarrin sallës në parlament. Çfarë sjelljes morale sjellin në shoqërinë tonë dhe për rininë politikanët që janë të zhytur në korrupsion? Duket sikur të ketë rënë një breshër dhe t’i ketë zhdukur nga faqja e dheut vetitë pozitive njerëzore. Pra sot as që mund të flitet për moral të përshkruara nga norma, parime e deri vlera njerëzore tek politikanët tanë. Etika në filozofi është studimi dhe vlerësimi i sjelljes njerëzore në dritën e parimeve morale. Parimet morale mund të shikohen si standardi i sjelljes që njerëzit kanë ndërtuar për veten e tyre ose si lëndë e shtrëngimeve dhe detyrimeve që një shoqëri e caktuar kërkon nga pjesëtarët e saj. Ajo merret me çështjet se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe, si mundemi ne të bëjmë dallimet mes tyre, a është e mira dhe e keqja e njëjtë për të gjithë; si mundemi të bëjmë vendime të forta që mund të ndihmojnë apo pezmatojnë të tjerët? Emërtimi përdoret edhe për çdo sistem ose teori të vlerave morale ose parimore. Asgjë që është e gabuar moralisht mund të jetë politikisht e drejtë”. (William E. Gladstone)
“Ata që kultivojnë rrëmujë morale për përfitim duhet të kuptojnë këtë: ne do t´i përmendim emrat e tyre dhe do t’i korisim ata siç e lypin që të koriten”. (Bob Dole). Por fatkeqësisht edhe kjo shkencë sot është hequr nga përdorimi dhe nuk gjen zbatim në jetën e përditshme përderisa edhe morali ka renë dhe nuk bëhet fjalë për norma amorale apo parime morale, pra edhe kjo shkencë ka rënë në gjumë, sepse nuk ka e s`ka me se të merret.

Ndërgjegjja
Ndërgjegjja (vetëdija), është forma më e lartë e pasqyrimit të realitetit objektiv si veçori e veprimtarisë së trurit të njeriut dhe si funksion i tij. Sipas psikologjisë tradicionale, është një funksion i aftësisë njerëzore për të përvetësuar diturinë. Ndërgjegjja (vetëdija), është dhuntia e vetëgjykimit, ndjenjës së pendimit dhe e keqardhjes kur ne bëjmë gjëra që janë kundër normave tona morale. Ndjenja të tilla nuk arrihen nga mendja, megjithëse ato mund të shkaktojnë që ne të “shqyrtojmë ndërgjegjen tonë” dhe t´i rishikojmë këto norma morale, ose ndoshta të arrijmë të shmangim përsëritjet e sjelljeve të tilla. Shumë njerëz mendojnë që ndërgjegjja (vetëdija), është një shkallë e veçantë e vetëdijes njerëzore, që na shtyn, madje na detyron, nga shkaqe etike dhe morale të kryejmë ose jo veprime të caktuara. Vendimet që marrim mund të na duken si të pashmangshme ose të vetëdijshme, pra në dijeninë e pritshme dhe të mendueshme të pasojave. Shkencëtarët e sotëm të fushës së “etologjisë” dhe “psikologjisë zhvilluese”, kërkojnë ta shpjegojnë ndërgjegjen (vetëdijen), si një funksion të trurit njerëzor që u zhvillua të aftësojë altruizmin e dyanshëm brenda shoqërisë. Si e tillë mund të jetë vetështytëse ose e mësuar. Pra, aftësia për të kuptuar vendin dhe detyrën në jetën shoqërore, kuptimi i qartë i vetive kryesore e dalluese që përcaktojnë qëndrimin dhe sjelljen e njeriut në jetën shoqërore, me vetëdije, ndjenjë vetjake e përgjegjësisë morale për sjelljen e veprimet përpara shoqërisë, qëndrimi i drejtë në punë e në jetë, që niset nga kjo ndjenjë. Materia është parësore, ndërsa ndërgjegjja (vetëdija), është dytësore. Por si duket edhe kjo sot, ka humbur nga horizonti, jo vetëm tani por ka kohë që ka filluar ..!
Për Etikën
Etika është vlerësim i sjelljes njerëzore në dritën e parimeve morale. Të folurit mbi parimet etike tregon për një nivel të lartë të edukimit qytetar. Të bësh dallimin mes lirisë së fjalës dhe mungesës së etikës është një sfidë bashkëkohore. Fjalori që nuk është i denjë tregon se edukimi qytetar është në krizë dhe në një nivel të ulët. Fjalori i padenjë i nxënësve të shkollave është një fenomen shqetësues për shkak se nxënësit masivisht në mënyrë të pandërgjegjshme, patologjike kanë keqkuptuar lirinë e fjalës. Problemi qëndron në faktin se nxënësit në fjalorin e tyre nuk mund të bëjnë dallimin mes lirisë së fjalës dhe mungesës së etikës së komunikimit, duke thënë çfarëdo fjale pa asnjë filtër etik. Një Etikë tepër abstrakte rrezikon ta izolojë individin nga shoqëria. Bertrand Russell. Në mungesë të një Etike realiste, bazuar mbi të qenit njeri, njeriu është vërtet në rrezik. Camillo Ruini



















