Njё “autokraci” populiste brenda demokracisё hedh pikpyetje mbi vetё demokracinё!
Ajo qё Rama duhet tё bёjё sot nuk ёshtё llomotitja e fasadat me sondazhet pёr tё shpjeguar nevojёn pёr njё mandat tё katёrt(!) por ndjesa. Ndryshe gjithshka, nga anatemimi e tallja e “lugёs sё florinjtё”, “njeriut tё ri” apo “Bllokut” tё monizmit e deri tek thirrja “E duam Shqipёrinё si gjithё Europa” dhe “ҫeqet e bardha” janё, pёrҫmim e karshillёk ndaj qytetarit. Kryeministri i qokave, nga Brukseli, Namazgjaja, tapitё, trojet 1 euro, konҫesionet pafund etj ёshtё bёrё sot bozё e dikush pranё duhet t’ia thotё me lezet. Dalja nga politika kёrkon po aq dinjitet sa dhe hyrja e marrja me tё
Vonesa e madhe
Ulja nё tryezёn e bisedimeve me BE ёshtё lajm i mirё, por tre dekada pritje mbetet lajm i keq dhe arsyetimi mё mirё vonё se kurrё, mjerisht nuk ngushёllon.
Me mijra jetё u shuan parakohe gjatё tranzicionit famёkeq, mijrave iu mor toka e tё parёve e iu dha mё tё “zotit” me bekim partiak, mijra mbetёn pa shtёpi pas 90 ndryshe nga tё tjerё qё privatizuan banesa e dyqane thuajse falas, miliona u kuturisёn nga halli nё emigracion etj, me efekte negative tё pakthyeshme gjeopolitike e kombёtare, demografike e social-ekonomike, financiare, njerёzore, psikologjike etj.
Ku mё shumё e ku mё pak, aty kanё gisht tё gjitha qeverisjet, pёrfshi edhe ajo Rama sot. Pasojat janё humbja e shpresёs dhe besimit, boshatisja e vёndit, stresi i mbijetesёs, drama e moshёs sё tretё etj. Kur u jepet mundёsia, njerёzit krijojnё familje e plaken tjetёrkund pёrveҫse nё kёtё vёnd dhe ky mallkim ёshtё trashёgimia e tranzicionit famёkeq qё sot nuk ka hapje negociatash me BE qё e sfumon.
Sa kohё nuk ka ndjesё nga ana e palo-politikёs pёr kёtё vonesё historike qё i shёrbeu vetёm interesave tё saj, nuk ka rrotacion politik dhe riformatim tё skenёs politike, nuk ka asnjё shans pёr shpresё e besim pёr tё ardhmen dhe dita e hyrjes nё BE do e gjejё vёndin mё tё zbrazur se kurrё.
Bozë e thartuar!
Ajo qё Rama duhet tё bёjё sot nuk ёshtё llomotitja e fasadat me sondazhet pёr tё shpjeguar nevojёn pёr njё mandat tё kartёrt(!) por ndjesa, nё emёr tё mbarё politikёs e qeverive para tij, pёr kёtё vonesё apokaliptike dhe hapja e krahut pёr risinё nё politikё. Ndryshe gjithshka, nga anatemimi e tallja e “lugёs sё florinjtё”, “njeriut tё ri” apo “Bllokut” tё monizmit e deri tek thirrja “E duam Shqipёrinё si gjithё Europa” dhe “ҫeqet e bardha” qё po marrin po ashtu dekada, janё propagandё, pёrҫmim e karshillёk ndaj qytetarit.
Kryeministri i qokave, nga Brukseli, Namazgjaja, tapitё, trojet 1 euro, konҫesionet pafund etj ёshtё bёrё sot bozё e dikush pranё duhet t’ia thotё me lezet. Dalja nga politika kёrkon po aq dinjitet sa dhe hyrja e marrja me tё dhe Rama e ka veten ende nё dorё.
Tё flasёsh pёr mandat tё katёrt ёshtё tё besosh se je i rёnё nga qielli dhe nuk ka burra e gra tё tjerё tё zotё nё vёnd, ёshtё tё minosh rrotacionin nё politikё e parti si pikёnisje e shpresёs e besimit nё demokraci, tё shkurajosh marrjen me politikё e vrarё ambicjen pёr lart nga tё tjerё etj.
Njё “autokraci” populiste (mjerisht ushqehet edhe me paralele sot nё BE e Amerikё) brёnda demokracisё hedh pikpyetje mbi vetё demokracinё. Integrimi nё BE do tё degradonte nё fitore Pirroje dhe Shqipёria rrezikon tё jetё parajsa e kujtdo pёrveҫ qytetarit shqiptar. Braktisja masive stonon me lirinё e lёvizjes nё demokraci. Emigrojnё edhe europianёt, por pёr mё mirё dhe jo pёr tё lёnё pas tё keqen sikurse ndodh tek ne.
Njё “autokraci” populiste (mjerisht ushqehet edhe me paralele sot nё BE e Amerikё) brёnda demokracisё hedh pikpyetje mbi vetё demokracinё. Dhe sa kohё ҫimentohet kjo mёndёsi, nuk ka BE e integrim qё ofron normalitetin demokratik qё qytetari aspiron e meriton.
Tё mbaruarit politikisht si Berisha e Meta pёrballё tij nuk janё arsye pёr Ramёn pёr tё qёndruar nё pushtet. Shteti ligjor e qёndrueshmёria demokratike nuk mund tё jenё nё dorёn e vullnetin e njё individi, sado i zoti qoftё ai. Koha do tё tregojё motivet e etjes pёr pushtet qofshin kёto fama e lavdia personale, interesat gjeopolitike tё tretёve, imuniteti pёr tё mbuluar gjёra etj, por dhe kur synon e mban pushtet pёr mirё, ka njё kufi.
Nё BE si fitore e Pirros
Sikurse tregon shёmbulli hungarez sot, ai polak dje etj (kryesisht nё ish-Lindjen komuniste), BE nuk ka shkop magjik dhe “mallkimi” i tranzicionit e autoritarizmit mund tё vijojё. Edhe me librezёn e BE nё xhep brёnda kёsaj dekade, vёndi gjithnjё rrezikon tё futet nё BE i katandisur si kokoshi njё thelё, “boshatisur” nga qytetarёt e saj qё ku e kur tё munden do tё mbajnё frymёn nё Europё.
Njё integrim me faturё tё tillё demografike e pasoja qё lidhen me tё do tё ishte lajmi mё i keq. Integrimi nё BE do tё degradonte nё fitore Pirroje dhe Shqipёria rrezikon tё jetё parajsa e kujtdo pёrveҫ qytetarit shqiptar. Po ndodh me turizmin sot.
Braktisja masive e nisur nga vitet 90 stonon me lirinё e lёvizjes nё demokraci. Emigrojnё edhe europianёt por pёr mё mirё dhe jo pёr tё lёnё pas tё keqen sikurse ndodh tek ne.
Edhe duart e mia…
Pavarёsisht politikёs qё e bёri baltё apo BE qё luan me dy kute, qytetari shqiptar duhet tё bёjё tё vetёn. Tashmё me votёn e emigrantёve, nuk ёshtё vonё edhe pёr ata qё u larguan dikur.
Boll zgjodhёm mes partive qё, ca mё shumё e ca mё pak, nuk honepsen sa kohё kanё nё krye “trinomin” e tranzicionit. Drejtёsia do tё bёjё tё vetёn dhe Berisha mbase hap rrugёn edhe pёr tё tjerё se mullari i abuzimit ka shenja “gishtash” plot, por drejtёsi bёn edhe vota dhe ajo ёshtё nё dorёn tonё.
Kёta palotikanё nuk dёshmuan empati, por vetёm populizёm, diskriminim e karshillёk ndaj qytetarit, qё i besoi gjatё. Edhe kur u jepnin tapi atyre qё zunё tokat e pronarёve qё presin me dekada, as kur falin banesa pas tёrmetit, por lёnё pa shtёpi me mijra qё ishin nё shtёpi ish-pronarёsh, edhe kur rrisin rrogat aty-kёtu, por katapultojnё tё tyret e braktisin pensionistёt e shtresat nё nevojё etj. Populizmi i palotikanёve me fytyrё “pokeri” nuk njeh kufi dhe se e dinё qё ua dimё, kanё bёrё atё ligj zgjedhor qё kanё bёrё dhe e kanё shndёrruar referendumin nё pamundёsi.
Kёta palotikanё pa datё “skadence” janё ogur jo i mbarё pёr integrimin e dёshiruar nё BE. Largimi i tyre, bashkё mё zarat rrotull, ёshtё domosdoshmёri pёr integrimin dinjitoz nё BE dhe mё e pakta pas tre dekadave nёpёrkёmbje tё aspiratёs sё viteve 90.
Kёta palotikanё nuk dёshmuan empati por vetёm populizёm, edhe kur u jepnin tapi atyre qё zunё tokat e pronarёve qё presin me dekada, as kur falin banesa pas tёrmetit, por lёnё pa shtёpi me mijra qё ishin nё shtёpi ish-pronarёsh, edhe kur rrisin rrogat aty-kёtu, por katapultojnё tё tyret e braktisin pensionistёt e shtresat nё nevojё etj. Populizmi i palotikanёve me fytyrё “pokeri” nuk njeh kufi dhe se e dinё qё ua dimё, kanё bёrё atё ligj zgjedhor qё kanё bёrё dhe e kanё shndёrruar referendumin nё pamundёsi.
Le tё shpresojmё se krahas demokratizimit tё brёndshёm nё PS e PD, partitё e reja do tё mund tё bashkohen e shndёrrohen nё mundёsi reale pёr pushtet. Pavarёsisht kёsaj, qytetari duhet tё zgjedhё ndryshe nga mё parё. Jo partiҫka tё zёmёruarish, qё pёr ambicje personale e cёnime egoje kujtojnё se kaluan ylberin, por parti e individё qё mbase nuk kanё pёrvojё (qё vjen me kohё), por nuk kanё tё paktёn as pёrvojё abuzimi si PS e PD e satelitёt pas.
Gjёrat do tё ishin krejt ndryshe nё rastin e njё sistemi zgjedhor mazhoritar me dy raunde e korrigjim simbolik proporcional dhe referendumin si rutinё, por politika e abuzimit ka bёrё tё vetёn dhe sot qytetari ka vetёm dy rrugё. Votёn ndryshe nga mё parё, apo sheshin pёr tё imponuar me protestё qytetare ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe tё drejtёn e referendumit pa bishta pas.
Tё dyja do i jepnin dinjitet qytetarisё dhe demokracisё duke qёnё prova mё e mirё se shoqёria ёshtё gati pёr integrimin e afёrt nё BE, tё cilin e pёrshpejton jo “stabiliteti” autokratik e “paqja” nё moҫalin e abuzimit, por njё shoqёri ku vlon nervi e protesta nё shesh pёr demokraci dhe ku mandatet nuk merren tё mirёqёnё apo luhet kungulleshka me to!
Tre dekada padrejtёsi e kanё bёrё me hije qytetarin. Ai meriton krejt ndryshe dhe hapja e negociatave e matja e gjёrave me “metrin” e BE, ёshtё pёrparim. Mbase tani ёshtё rradha e palotikanёve pёr t’u bёrё me hije e humbur shpresё e besim se do ja hedhin paq, deri duke braktisur vёndin nё panik. Ky lloj “emigrimi” do tё ishte lajm i mirё!