Procesi i Rivlerësimit në Drejtësi dhe kriteret për të respektuar “radhën” e vettingut

Nga BioraVojka

Dy vjetori i krijimit të SPAK, në të cilën morën pjesë ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së Luigi Soreka veç vlersimit për punën e SPAK dhe BKH-së, ishte dhe një sinjal për vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, institucioneve të tyre dhe vetë subjektet pjesë e këtij vettingu që të mos shpresojnë tek miqësitë klienteliste, ‘ofertat’, dhe lidhjet nepotike për të kapërcyer “ylberin” duke pritur më pas çuditë.

NOA

Disa gjyqtarë e prokurorë edhe pse procesi iu ka filluar prej shumë kohësh, fshihen pas miqësive “të heshtura”, të cilat reflektohen në shtyrje apo afrim të datës së daljes përpara komisionit të KPK apo KPA, nëpërmjet procedurave të pyetjeve e ripyetjeve përpara seancës, fakt i cili është deklaruar edhe nga vetë ndërkombetarët e ONM.

Procesi i Rivlerësimit në Drejtësi, ishte dhe mbetet një nga pikat kyçe të integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe europiane. Ky proces është pikërisht një prej 5 kritereve bazë që BE i vendosi vendit tonë, pa të cilin Shqipëria nuk mund të bëhet dot pjesë e Bashkimit Europian, kusht i panegociueshëm për të cilin të gjithë aktorëte faktorët vendas e të huaj kanë pranuar se ishte i domosdoshëm, duke parë gjendjen mjeranetë tij në 20 vitet e kaluara. Për të ringritur një sistem drejtësie i cili ishte kalbëzuar deri në pikën me ekstreme të tij, faktori ndërkombëtar dhe në vecanti Ambasada Amerikane roli i të cilës ka qenë thelbesor në këtë proces, kuptuan se në Shqipëri nuk është e thjeshtë të largohesh nga e kaluara, aq më tepër kur kjo e kaluar mbahet fort e shtrenguar pas kthetrave të gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar, të cilët kultin e pandëshkueshmërisë e kishin kthyer në refrenin mbi bazën e të cilit jepnin vendimet e tyre.

Në një kohë që Ambasadorja Amerikane ka theksuar se nuk mund të ketë të privilegjuar dhe në rrjetën e vettingut, po vihet re një tendencë e heshtur që përflitet me “zë të ulet” nëpër tavolina, se edhe në këto kushte, përsëri është gjetur një mënyrë për të anashkaluar sa të jetë e mundur daljen në vetting duke ndryshuar sa të mundesh radhën …

Kushti numër ‘1’ i integrimit është Reforma në Drejtësi, lufta kundër Krimit, Korrupsionit, Liria e Medias dhe të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut. Pikërisht këto kushte mund të realizohen kur kemi një drejtësi të pastër dhe  të paanshme duke krijuar besimin tek intelektualët, qytetarët dhe opinioni euro-atlantik se : E vërteta, Liria dhe Virtyti po zënë vend në administratën dhe jetën publike të një vendi që aspiron BE-në. Pikërisht Reforma në Drejtësi duhet të ishte si lajtmotivi i Reformave të tjera në jetën ekonomike,sociale, shkencore, administrative etj. që do të sillte edhe zhvillimin dhe emancipimin e shoqërisë.

Pavarësisht se procesi po ecën me ritme të ngadalta, me rëndësi është të theksohet fakti se efektet e tij kanë filluar të ndihen kudo. Tashmë gjyqtarët e prokurorët e kanë kuptuar se nuk mund të japin vendime për të cilat nuk do të mbajnë kurrë përgjegjësi, dhe në rrjetën e vettingut kanë ngecur shumë prej atyre “fatkeqeve” që e nenvleresuan të gjithë këtë proces.

Çfarë është për t’u theksuar tashmë që rruga drejt një sistemi të ri drejtësie është pa kthim, është fakti se si po kryhet ky proces. Në një kohë që Ambasadorja Amerikane ka theksuar shumë herë në daljet e saj publike se nuk mund të ketë të privilegjuar dhe në rrjetën e vettingut do të mbesin të gjithë ata që nuk e meritojnë të jenë më gjyqtarë e prokurore, vihet re një tendencë e heshtur që përflitet me “zë të ulet” nëpër tavolina, se edhe në këto kushte, përsëri është gjetur një mënyrë për të anashkaluar sa të jetë e mundur daljen në vetting. Tashmë që të gjithë e kanë kuptuar se procesi është një rrugë pa kthim, e vetmja mënyrë që të mund të zgjatet agonia dhe përfitimet prej saj, është të ndryshosh sa të mundesh radhën për të dalë në vetting.

KPA ka ndryshuar rregulloren e saj “Për veprimtarinë e KPA” ku në nenin 20 ka përcaktuar edhe mënyrën se si përgatitet çështja për gjykim, radhën dhe prioritetet vetëm për çështjet që i përkasin ankimimit të Komisionerit Publik mbi bazën e një rekomandimi të vëzhguesve ndërkombetarë.

Disa gjyqtarë e prokurorë edhe pse procesi iu ka filluar prej shumë kohësh, fshihen pas miqësive “të heshtura”, të cilat reflektohen në shtyrje apo afrim të datës së daljes përpara komisionit të KPK apo KPA. Ata që i tremben vettingut, të paktën kërkojnë si favor shtyrjen sa më shumë të jetë e mundur nëpërmjet procedurave të pyetjeve e ripyetjeve përpara seancës, fakt i cili është deklaruar edhe nga vetë ndërkombetarët e ONM gjatë takimeve që janë zhvilluar me dyer të mbyllura brenda këtyre institucioneve. Ashtu sic ka patur edhe raste të tjera, të cilat kanë cuditur shumë aktore e faktore në sistem, ku gjyqtarë e prokurore kanë dalë jashtë radhe dhe janë favorizuar me hetime të shpejta, të përkthyera në vendime pozitive dhënë ndaj tyre. Ka qenë pikërisht për këtë shkak që KPA ka ndryshuar edhe rregulloren e saj “Për veprimtarinë e Kolegjit të Posacëm të Apelimit të Gjykatës Kushtetuese” në nenin 20 të të cilës ka përcaktuar edhe mënyrën se si përgatitet çështja për gjykim dhe radha përkatëse e shqyrtimit të çështjeve në këtë organ. Sipas këtij neni, radha e shqyrtimit tashmëështë e mirëpërcaktuar duke patur në konsideratë përparësitë e përcaktuara nga Kushtetuta, Ligji Nr. 84/2016, Ligji Nr. 95/2016 “ Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, Ligjin Nr. 96/2016 “ Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” si dhe datën e regjistrimit të cështjes në Kolegj. Po në këtë nen, është theksuar se çështjet që i përkasin ankimimit të Komisionerit Publik mbi bazën e një rekomandimi të vëzhguesve ndërkombetarë, do të shqyrtohen mepërparësi, krahasuar me çështjet e tjera te ardhura ne Kolegj. Nga praktika e mbajtur deri tani nga KPA,është vërejtur se radha e të gjithë cështjeve të gjykuara sipas këtij ndryshimi, ka mbajtur në konsideratë faktin se ankimimi është kryer nga Komisioneri Publik mbi bazën e rekomandimit të vëzhguesve ndërkombëtare, si dhe radhën se kur është bërë ky rekomandim e kur është ushtruar ky ankim, pasi përshpejtimi sipas pikës 1/1 të nenit 20 të kësaj rregulloreje, mund të bëhet vetëm me kërkesën e arsyetuartë një organi kompetent ose me kërkesën e arsyetuar tëvetë Operacionit Ndërkombetar të Monitorimit. Dhe vetëm po të ekzistojnë këto dy kushte, trupi gjykues merr vendim mbi këtë kërkesë, me propozim të gjyqtarit relator, pasi ka njoftuar edhe ONM-në. Pra në këtë mënyrë, është vetë KPA që ka përcaktuar se radha e shqyrtimit të cështjeve tashmë nuk mbetet në dëshirën apo favorizimin e dikujt, por është e mirëpërcaktuar në bazë të procedurave të hollësishme, të cilat bëjnë që të shmanget sa më shumë të jetë e mundur si shtyrja e shqyrtimit të tyre, ashtu edhe afriminpa shkaqe e kërkesë të ONM. Duke shpresuar që të dyja këto organe të vazhdojnë detyrën e tyre historike për zbatimin tërësor të Reformës në Drejtësi, urojmë që të gjendet konsensusi i përbashkët që të paktën kjo reformë të mund të vazhdojë deri në fund të largojë nga sistemi ata gjyqtarë e prokurore që nuk e meritojnë të jenë pjesë e tij, në mënyrë që një drejtësi eficente e barabarte për të gjithë, të mos mbetet me një dëshirë utopike për Shqipërinë e ardhshme Europiane.