Tritoli u hodh nga rruga drejt shtëpive – Detaje nga shpërthimi në Sauk

245
Sigal

Zbardhen nga detaje të reja nga ngjarja në Sauk, ku mbrëmjen e sotme u regjistrua një shpërthim eksplozivi. 

Një kallëp tritoli 30-50 gram është hedhur nga rruga kryesore në drejtim të banesave që ndodhen në anë të rrugës.

Lënda plasëse ka rënë në disa shkurre edhe në momentin që ka shpërthyer, ciflat kanë thyer xhamat e dy automjeteve që ndodheshin të parkuara.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.

Nuk është e qartë se cili ishte objektivi i autorëve.