Rrëzohet nga motoçikleta, 35-vjeçari në Maliq në gjendje të rëndë shëndetësore

228
Sigal

Një 35-vjeçar në Maliq ka rënë nga motoçikleta dhe për rrjedhojë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia bën me dije se shtetasi K. S., rreth 35 vjeç, banues në Bilisht, dyshohet se është rrëzuar nga mjeti tip motoçikletë, pa targa, të cilën drejtonte dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 20.12.2021, rreth orës 20:45, në afërsi të urës së fshatit Drithas, Maliq, shtetasi K. S., rreth 35 vjeç, banues në Bilisht, dyshohet se është rrëzuar nga mjeti tip motoçikletë, pa targa, të cilën drejtonte dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.