“Albtelekom” vazhdon zhvat qytetarët me shërbim fiktiv, me kontrata fallco e tarifa abuzive

1592
Abuzimet e bëra prej kompanisë “Albtelecom” ndaj shtetit shqiptar dhe qytetarëve që kanë kontraktuar me të, nuk po rreshtin. të lënë të lirë për abuzime prej segmenteve të caktuara të shtetit shqiptar që “hanë” në biznesin e “Albtelecom” i cili është strukturë pronësore e kompanisë turke “Çalik Holding”. në veprimtarinë “Albtelekom” ne skandale të rënda, të krijuar prej shtetit shqiptar, po vazhdon abuzimet. Se si u shit prej shtetit shqiptar dhe se si u ble “Albtelecom”-i shqiptar për “1 copë bukë” prej kompanisë “Çalik Holding”, kjo histori korrupsioni e pazaresh të pista, dihet e nuk mund të zhduket nga “arkiva” e shtetit shqiptar edhe pse drejtësia nuk po vepron, për të zbardhur këtë zhvatje gjigante të pasurisë kombëtare e strategjike të Shqipërisë! kjo kompani e cila u shit dhe ble për “1 copë bukë” pas pazaresh të pista e që prej 10 vitesh nuk u jep asnjë asnjë informacion e asnjë qindarkë fitim 7200 aksionerëve të saj, duke u justifikuar me mashtrimin se gjoja del “me humbje”. në fakt kompania “Albtelecom” vazhdon e kryen evazion fiskal, nëpërmjet abuzimeve që bënë deri tek faturat fiktive dhe bilancet e dyfishta të të ardhurave, fitimeve, shitjeve, blerjeve, shpenzimeve e treguesve të tjerë ekonomiko-financiar. 

Pa harruar skandalin që për shumë abonentë, kompania “Albtelecom” harton e firmos edhe kontrata shërbimesh e faturash fallco, duke kërcënuar abonentët me gjyqe, duke u kërkuar paraprakisht të paguajnë faturat për shërbime të pa ofruara e të pa kryera! Sot, po përmendim abuzimin me çmimet e bisedave telefonike, që kryejnë shqiptarët me jashtë shtetit. Çfarë ndodh? Nëse kryen një bisedë telefonike nga Shqipëria me një shtet tjetër, çmimi është 100-110% më i lartë se sa biseda, që një zhvillohet nga jashtë, në Shqipëri, por në bilance shënohet 80% më i ulët se sa u zhvat qytetarëve. Po kështu, abuzohet edhe me numrin e bisedave që kryhen me jashtë, duke deklaruar vetëm 35% të numrit të tyre! Po i njëjti evazion, kryhet edhe me deklarimet e rreme që bëhen me bisedat telefonike brenda vendit dhe me kontratat me shërbime të tjera telefonike private rurale, apo sinjale telefonie shërbimesh të tjera specifike! 

Mijëra ankesa për abuzimet me tarifat, më të larta se bisedat nga shtetet e tjera

Në zyrat e “Albtelekom”, të zyrës qeveritare anti-korrupsion në zyrat e AKEP dhe në Ministrinë e Financave, vazhdojnë të shkojnë qindra ankesa në muaj, për abuzime nga ana e kompanisë “Albtelekom”, lidhur me shkeljen e kontratave të lidhura për shërbimet telefonisë fikse dhe të internetit, si të mos mbulimit me shërbim telefonik e interneti në mënyrë të rregullt. “Albtelekom” është përsëritës në praktikat e tij antiligjore në dëm të konsumatorëve shqiptarë, duke shkelur Ligjin “Për mbrojtjen e konsumatorëve”. Ligji, në pikën 3 dhe 4 të nenit 40, parashikon që “faturat për shërbimet e telekomunikacionit shpërndarë konsumatorit, duhet të përmbajnë informacion të plotë për listën e numrave të telefonave të thirrur, kohën dhe zgjatjen e telefonatave të bëra, numrin e impulseve dhe çmimin total për periudhën e caktuar dhe tarifën fikse të impulsit”. Po ky ligj parashikon, që qytetari (konsumatori) të ketë të drejtën të kërkoj verifikim të konsumit që ka kryer në shërbimet e “Albtelekom”, sipas faturimeve që i bëhen nga kompania e cila nuk u ka ofruar shërbim të rregullt e cilësor sipas detyrimit të parashikuar në kontratë dhe në vlerën e pagesës së bërë realisht, por më pak shërbim dhe cilësi të dobët, mungesë korrekte dhe shpërfillje të plotë. përballë këtij shërbimi skandaloz e zhvatës të “Albtelecom”, abonentët kanë gjetur si zgjidhje largimin nga shërbimi i kësaj kompanie, duke shkëputur kontratat. Shkak ka qenë dhe mbetet mos respektim i i kontratës së nënshkruar mes palëve në katër drejtime: mungesë shërbimi 24 orë në internet. Mungesë gatishmërie për defektet e linjës së telefonisë fikse. Rritje çmimesh gjatë kontratës. Shtim shërbimesh fiktive sa për faturë financiare, që bëhen pa kërkesën dhe pa dijeninë e abonentëve dhe mos sqarim e mos përfillje për ankesat e bëra! Këto abuzime e vjedhje financiare, po vazhdojnë të jenë prezent në shërbimin e telefonisë fikse dhe të internetit prej kompanisë “Albtelekom”, ku rasti i fundit ishte dje me abonentin F.S, të cilit “Albtelecom” i kërkon pagesën e një fature 228 mijë lekë, për një shërbim telefonie të pa kryer, por të faturuar me një kontratë me firmë abonenti fallco, të pa firmosur nga qytetari F.S, i cili do ta denoncoj në organet e drejtësisë këtë abuzim që i është bërë prej kësaj kompanie zhvatëse!

Ja çmimet e bisedave telefonike ndërkombëtare që “Albtelecom” ofron për disa shtete
1. Shqipëri-Angli telefon Fiks: 18. 46 lekë/minuta
2. Shqipëri-Bullgari telefon Fiks: 18. 46 lekë/minuta
3. Shqipëri-Francë telefon Fiks: 18. 46 lekë/minuta
4. Shqipëri-Greqi telefon Fiks+mobile: 18. 46 lekë/minuta
5. Shqipëri-Gjermani, Fiks+mobile: 18. 46 lekë/minuta
6. Shqipëri-Kanada, Fiks+mobile: 18. 46 lekë/minuta
7. Shqipëri-Kosovë telefon Fiks: 18. 46 lekë/minuta
8. Shqipëri-Kroaci, telefon Fiks: 18. 46 lekë/minuta
9. Shqipëri-Mali Zi, telefon Fiks: 18. 46 lekë/minuta
10. Shqipëri-Maqedoni, telefon Fiks: 18. 46 lekë/minuta
11. Shqipëri-Turqi, telefon Fiks: 18. 46 lekë/minuta
12. Shqipëri-Zvicër, telefon Fiks: 18. 46 lekë/minuta
13. Shqipëri-SHBA, telefon Fiks: 18. 46 lekë/minuta
Ja çmimet e bisedave telefonike ndërkombëtare që ofrojnë disa shtete për Shqipërinë 
1. Angli- Shqipëri, telefon Fiks: 11.61 lekë/minuta
2. Bullgari- Shqipëri, telefon Fiks: 9.89 lekë/minuta
3. Francë-Shqipëri, telefon Fiks: 10.23. lekë/minuta
4. Greqi-Shqipëri, Fiks+mobile: 8.72. lekë/minuta
5. Gjermani-Shqipëri, Fiks+mobile: 10.11.lekë/minuta 
6. Kanada-Shqipëri, Fiks+mobile: 11.32 lekë/minuta
7. Kosovë-Shqipëri, telefon Fiks: 10.06 lekë/minuta
8. Kroaci-Shqipëri, telefon Fiks: 9.72 lekë/minuta
9. Mali Zi-Shqipëri, telefon Fiks: 9.45 lekë/minuta
10. Maqedoni-Shqipëri, telefon Fiks: 11.28 lekë/minuta
11. Turqi-Shqipëri, telefon Fiks: 10.06 lekë/minuta
12. Zvicër-Shqipëri, telefon Fiks: 11.15 lekë/minuta
13. SHBA-Shqipëri, telefon Fiks: 13.17 lekë/minuta
Sigal