Emigracioni po vazhdon pa u ndalur e me ritme galopante, që nxitet dhe inkurajohet sidomos nga korrupsioni që ka fituar të drejtën e qytetarisë e që është shtrirë e përhapur kudo e anë e mbanë vëndit në qëndër e në bazë e në të gjitha institucionet qëndrore e lokale e kudo e gjithandej. Është pikërisht kjo arsyeja dhe shkaku kryesor derteminonjës që mjaft shqiptarë e sidomos të rinj e të reja, madje edhe të moshuar që largohen përherë nga sytë këmbët nga atdheu në vënd që ta duan atdheun si Shqiponja folenë, vëndin e tyre të dashur ku kanë lindur, rritur, arsimuar e edukuar dhe kanë marrë pëlqimin dhe bekimin e prindërve. Dhe pavarësisht këtyre të rinjve dhe të rejave shqiptarët vazhdojnë të largohen dhe emigrojnë masivisht në vëndet e bashkimit Europian për një jetë më komode, më të lumtur e sa më dinjitoze. Ikin dhe vetëm ikin pa pishmanllëk e pa e kthyer aspak kokën pas. Shqiptarët e sidomos të rinjtë dhe të rejat largohen masivisht, sepse këtu ka gjithandej korrupsion, ka varfëri dhe mjerim , s’ka drejtësi dhe ka pandëshkueshmëri , ka një amalgam problematikash , të shumta e të ndryshme, që vërtetë përbëjnë shqetësim për qytetarët dhe shoqërinë shqiptare e që po rendis veçanërisht korrupsionin dhe emigracionin që na janë bërë si dy vëllezërit siamez që përbëjnë shqetësim dhe preokupacion permanent për qytetarët dhe shoqërinë shqiptare në këtë tranzicion të flamosur e të pandëshkueshëm pafundësisht, por si qytetar , intelektual e studiues shtroj pyetjen legjitime sesi po trazohen efektivisht korrupsioni dhe emigracioni? Fatmirësisht dhe lumturisht kemi jo pak intelektualë e studiues, por që fatkeqësisht nuk janë angazhuar në trajtimin, studimin dhe analizimin serioz të problematikave amalgame me të cilat përballemi përherë e vazhdimisht pasi ka një indiferentizëm e menefregizëm dhe emigracioni nga intelektualët dhe studiuesit tanë? Fatmirësisht ne kemi intelektualë dhe studiues të zotë, eruditë të aftë e kompetentë, por që fatkeqësisht rrinë duar lidhur e duar kryq. Si qytetarë nuk arrij ta kuptoj këtë indiferentizëm dhe menefregizëm të pashëmbullt pasi s’ka arsye të arsyeshme për një qëndrim të tillë aspak serioz e të pranueshëm. Përkundrazi duhet domosdoshmërisht aktivitet permanent në interes të qytetarëve dhe shoqërisë shqiptare dhe jo e aspak pritshmëri dhe javashllëk në trajtimin dhe analizimin e sa e sa problematikave të shumta e nga më të ndryshmet me të cilat përballemi përherë e në vazhdimësi. Nuk na lejohet absolutisht pritshmëria, javashllëku dhe ngadalësia e pajustifikueshme. prandaj nevojitet domosddoshërisht ndërhyrje efikase e permanente në kapjen, shqyrtimin, studimin periodik dhe analizimin e problemeve që përbëjnë shqetësim për qytetarët, shoqërinë tonë në këtë të flamosur tranzicion të tejzgjatur ekstremisht e pafundësisht.