Një punonjës anonim i policisë shqiptare ka raportuar për një problem serioz që ka filluar në janar 2023 lidhur me pagesat e Frontex për shërbimet e policisë. Sipas denoncimit, që nga fillimi i vitit, policët nuk kanë marrë 20% të dietës së tyre, megjithëse Frontex ka dërguar shumën përkatëse.
Denoncuesi shprehet se Ministria e Financave po mban këto të ardhura pa asnjë bazë ligjore dhe nuk ofron asnjë sqarim për situatën. Ai thotë se ka pasur një “lemsh” mes auditit dhe ministrisë, por Frontex ka konfirmuar se pagesat janë të rregullta dhe duhet t’u jepen punonjësve.
Për më tepër, punonjësit kanë marrë një letër nga Ministria e Financave që i klasifikon si debitorë ndaj Frontex, duke pretenduar pa asnjë bazë ligjore se janë paguar më shumë seç duhet. Punonjësi apelon për ndihmë për të bërë këtë situatë publike, duke theksuar se po etiketohet padrejtësisht.
Ky denoncim ngre shqetësime serioze mbi transparencën dhe menaxhimin e financave publike në Shqipëri, duke kërkuar veprime të menjëhershme nga autoritetet për të sqaruar këtë çështje.
Në vijim denoncimi i plotë: